Zjarri djeg dy banesa.


Dy banesa,pjesë e një godinë dy katëshe, janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të ditës së hënë
Ngjarja është rregjistruar në  lagjen "Liri" të qyteti Fier. Godina më parë ka shërbyer si kopësht  fëmijësh, ndërsa  Bashkia ka strehuar atje  familje të pastreha. Zjarri ka shkrumbuar tërësisht shtëpinë e shtetases Liri Lulaj,  e cila ndodhte në katin e pare, ndërsa ka djegur pjesërisht  banesën e shtetases Luljeta Xhafa, e cila banon në katin e dytë.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, flakët janë dktuar rreth orës 06 30 të mëngjesit të ditës së Hënë,  fillimisht në katin e parë dhe më pas flakët kanë përpirë edhe katin e dytë të ish kopështit. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrëfikëse dhe forca të policisë së rendit. Këta të fundit kanë evakuar dhe banorët dhe pas një  aksioni, kanë shuar zjarrin. Dëmet janë të konsiderueshme në materiale, fatmirësisht nuk ka lëndime në njërëz.
Mendohet paraprakisht se shkak i rënies së flakëve mund të jetë një shkëndijë elektrike në rrjetin shpërndarës të godinës.
fieri.com