Portal Lajmesh | Mallakaster

Rikthehemi se shpejti

Mallakastra.al po ndertohet nga e para - nje portal i ri per lajmet dhe zhvillimet e rajonit. Do te kthehemi me dicka ndryshe.

Deri ne lancim
00Dite
/
00Ore
/
00Min
/
00Sek
Klikoni linkun per me shume ->

Header Ads

Ambasadori suedez pohon voten pro per statusin ne BE

“Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat në BE dhe Ne (Suedia) do ta rikonfirmojmë këtë votë PRO, të cilën e kemi dhënë dhe herën e kaluar (në muajin dhjetor 2013)”.
Kjo ka qenë deklarata e ambasadorit të Suedisë Patrick Svensson sot në Fier ku së bashku me Ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore Blendi Çuçi dhe Këshilltarin e Kryeministrit Fate Velaj kanë marrë pjesë në ceremoninë festive në kuadër të Ditës Kombëtare të Suedisë. 
Nën moton “Europa fillon nga shtëpia ime”, ambasadori i Suedisë Patrick Svensson, Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore Blendi Çuçi dhe Këshilltari i Kryeministrit Fate Velaj zhvilluan me të rinjtë e Qendrës Rinore “Epoka e Re”, një diskutim mbi integrimin e vendit në Bashkimin Europian dhe mbi reformat administrative të Shqipërisë.
Ceremonia festive e kthyer tashmë në një traditë për qytetin e Fierit është një simbolikë e vlerësuar pozitivisht nga diplomacia e vendeve anëtare të BE-së. Kjo simbolikë është një pasaportë diplomatike e standartizuar, e cila hap rrugë të reja bashkëpunimi me vende të ndryshme të Botës, si dhe një shembull i mirë i aspiratës tonë Europiane.
fieri.com Burimi:Ballshi.tk
Powered by Blogger.