Irisin e vramë ne, ju, dhe të gjithë ata që e lanë vetëm

Albertina Jaçe *
Irisi ishte shoqja jonë, studente e fakultetit ekonomik. Nuk ishim mikesha dhe as në shoqërinë e njëra tjetrës. Fatkeqësisht ajo u bë e afërt për ne, kur bëri gjëmën ndaj vetes.
Pasi ndodhi, të gjithë filluam të kujtojmë si e njihnim, me kë rrinte, cfarë bënte?
Ajo ishte studente si ne, kishte provime si ne, kishte drama të vogla dhe probleme të zgjidhëshme dhe të pazgjidhëshme si ne. Por të gjitha këto ne i marrim tani me mendtë, pasi ato i dinte vetëm ajo.
E sigurt është se ishte nën një presion psikologjik, dhe në një moment të errët, në një akt revoltues ndaj veshëve që nuk e dëgjonin dhe syve që nuk e shikonin, ajo zgjodhi një vend të famshëm në Tiranë, për ti dhënë fund jetës, me shpresë se do të mbahej mend së paku nga akti dhe vendi që zgjodhi.
Dikush thote se e beri per shkak te provimeve , dikush per probleme familjare , shume thone per ‘te dashurin’. Ka edhe nga ata ,qe hiqen si me te afërm me te , edhe thonë që iu mblodhën te gjitha bashkë.
Kush jane keta ‘të afërm’? Ku ishin ate dite, ku kane qene gjithmone ? Ku ishim ne atë ditë? Irisi nuk kishte ‘të aferm’. Irisi ishte vetëm.
Të gjithe po e kërkojne fajtorin këto dite.Me vrap tek prinderit, shokët e shkollës,profesorët.Me vrap te lëshojne mesazhe sensibilizuese.Me vrap te anatemojne fajtorin (i cili akoma s’ka emer).
Te gjithë jemi fajtore , jam Une , je Ti ,jemi Te gjithe ne shokët e saj student. Të gjithe ia dhame një të shtyrë nga kati I fundit I ndertesës. Donim ‘ne’ qe ajo te hidhej. Ajo thjesht donte te fluturonte pa destinacion,te largohej.
Ky vend e ka kthyer në një tumor vrasës vetminë e njerëzve në nevojë. Këtu rrethohesh çdo ditë nga dhjetëra shok e shoqe, po je vetëm rri, rri me meshkuj, por ske të dashur, rri me vajza por s’ke shoqe, shkon në shkollë, por nuk është se kulturohesh, takohesh me pushtetarët por nuk është se zgjidh ndonjë hall….Në jetën tonë të përditëshme shoqëria po bëhet gjithnjë e më e largët , aq e largët se ne nuk e ndjejmë as kur jemi brenda saj.
Irisi së paku nuk e ndjente prej kohësh. Cdo njeri në këtë vend ndjen më pak solidaritet, më pak vemendje, më pak përgjegjësi pushteti, më pak deyrim për të të kulturuar, më pak vemendje për të të bërë të mos ndjehesh vetëm.
Kjo ishte dhe kriza e Irisit. Nuk ishte një i dashur i ikur pa kthim, një provim i marr keq, një shoqe e mërzitur me të, apo një prind i rreptë. Ishm të gjithë të pavemendshëm ndaj saj, siç jemi ndaj njëri tjetrit, duke prodhuar një shoqëri depresive dhe një rini pa shpresë. Ajo donte të bënte diçka si të gjithë ne që të binte në sy, donte të merrte dy fakultete, donte të jepte një shenjë, se ishte këtu jo si një shifër apo numur, por në e mbajtëm të gjithë kokën mënjanë, për të mos e parë e dëgjuar. Dhe ajo zgjodhi “Sky Tower” për të na kujtuar të gjithëve që kur të vdiste, ne do të ngrinim një moment sytë nga qielli. Kishte shkuar me shumë vendosmëri drejt atij akti. Kishte ndërruar rrobat që i kishte në cantën që mbajti për herë të fundit në dorë, kishte veshur një fustan blu si qielli të cilit ju dorzua dhe na detyroi të kthenim sytë nga ajo, vetëm kur vdiq. Me një çmim aq të lart, sa e meritojmë! Burimi:Ballshi.tk