Antikitet edhe qyteti i Bylisit




Qyteterimi Ilir ka qene i njohur per zhvillimet dhe arritjet e tij jo vetem ne rajonin e Ballkanit por ne te gjithe hapesiren mesdhetare. Nje nga kulmet e ketij qyteterimi arriti gjate antikitetit edhe qyteti i Bylisit i cili perben sot nje nga parqet me te rendesishem arkeologjike te Shqiperise. I vendosur ne zemer te krahines se
Mallakastres ne Bylis shkohet shume lehte. Pasi leme pas qytetin e Ballshit dhe rrugen nacionale mund te marresh drejtimin per ne jug drejt fshatit Hekal ku tashme gjenden rrenojat e shumta te qytetit te dikurshem antik.


 Rruga gjarperon permes kodrave te Mallakastres e cila ne vetvete eshte nje nga krahinat gjeografike dhe etnografike te Shqiperise. Me nje siperfaqe prej 500 km2 kjo treve shtrihet pergjate rretheve te Fierit Mallakastres dhe Tepelenes. E banuar pa nderprerje qe nga epoka e paleolitit Mallakastra sot perbehet nga rreth 50 vendbanime njeri prej te cileve eshte edhe Hekali i permendur per traditat kulturore dhe patriotike. I njohur edhe si vendlindja e Rrapo Hekalit heroit te kryengritjes popullore kunder Tanzimatit ai eshte i vendosur buze Vjoses me pamje nga fusha e Mollasit. Kurorat e ullinjve deshmojne vazhdimin e tradites antike te kultivimit te kesaj peme te jetes qe krahas vreshtarise dhe blegtorise perbejne deget kryesore te ekonomise vendase. Nderkohe qe prania e kullave te hekurta te puseve te naftes deshmojne edhe pranine e industrise nxjerrese te arit te zi qe nisi aktivitetin ne vitet 60-te te shekullit XX.
Ndersa rreth 200 vjet me pare banoret e Hekalit qe banonin vetem disa dhjetera metra larg mureve antike nuk e kujtonin ne memorien e tyre se cilit qytet i perkisnin ato. Vendin ku shtriheshin rrenojat e Bylisit ata i quanin kodra e Gradishtes nje emertim qe vinte nga shekulli X i cili i takonte periudhes se pushtimit bullgar dhe qe ne sllavisht do te thote qyteze. Vetmet mbetje qe ruheshin nga shkelqimi i dikurshem ishin muret e periudhave te ndryshme disa pjese mozaikesh qe vendasit i quanin qilima dhe nje mbishkrim me shkronja latine ne faqen jugore te kodres mbi lumin Vjosa. Ne te tilla kushte i gjeti keto rrenoja Pukevili konsulli francez i Janines kur i vizitoi per here te pare ato ne vitin 1806 duke mos qene ne gjendje te percaktonte se kujt i perkisnin. Vetem disa vjet me vone pikerisht ne vitin 1815 do te ishte udhetari anglez Henri Holland i cili pasi vizitoi rrenojat u ndal tek mbishkrimi latin te cilin e quajti i Lolianusit. Mbishkrimi eshte gdhendur ne shkemb ne faqen jugore te kodres nen muret antike.
Ai ka forme te rregullt drejtkendeshi prej 3x2 m dhe perbehet nga 15 rreshta te shkruar ne latinisht te cilat kane nje thellesi prej 2 cm. Mbishkrimi i dedikohet Markus Valerius Lolianus oficer ne ushtrine romake i cili ndertoi me shpenzimet e tij rrugen publike qe niste nga Bylisi dhe shkonte per ne Astacia. Pikerisht termi Bylid ne mbishkrimin e mesiperm beri qe Hollandi ne librin e tij Udhetime ne ishujt Joniane Shqiperi Thesali dhe Maqedoni botuar ne vitin 1815 te bente identifikimin se keto rrenoja i perkisnin qytetit antik te Bylisit fakt qe do te rikonfirmohej me vone nga germimet arkeologjike te organizuara gjate shekullit te XX. Por interesante eshte se cfare thote historia per Bylisin. Duhet theksuar se ne periudhen antike ishte bere tradite qe shume qytete tia dedikonin themelimin e tyre personazheve te mitologjise. Kete dukuri e gjejme jo vetem ne kolonite helene te bregdetit si ne Apoloni Dyrrah apo Orik por edhe ne qytetet ilire si ne Amantia dhe Bylis.
Autori antik Stefan Bizantini tek vepra e tij Mbi qytetet dhe popujt na njofton se Bylisi ishte themeluar nga Neoptolemi i biri i Akilit heroit te luftes se Trojes. Ndersa mitologjia aludonte keshtu krejt ndryshe eshte historia e vertete e themelimit te qytetit te Bylisit. Ai e nisi jeten ne shekullin IV p.k kur banoret e qytetit te Nikajes per shkak te rritjes demografike si dhe per te zoteruar fushen e sotme te Mollasit si nje rajon I rendesishem bujqesor themeluan qytetin e ri te Bylisit. Vete Nikaja rrenojat e sotme te se ciles ndodhen 1.5 km ne lindje te Bylisit ishte themeluar si vendbanim diku ne shekujt VIII-VII p.k. gjate periudhes arkaike. Dalengadale ajo u shnderrua ne qytet rreth shekullit V p.k. Nikaja ishte vendosur ne pjesen me te larte te kodres se sotme te fshatit Klos e cila perbehej nga dy maja dhe nje pjese e gjere midis tyre. Ajo arrinte nje siperfaqe prej 18 ha dhe rrethohej nga mure qe arrinin nje gjatesi prej 1850 m.
Nikaja kishte shetitore akropol teater stadium dhe gjimnaz te vendosura ne menyre te rregullt sipas planit arkitektonik te Hipodamnit njerit prej arkitekteve me te shquar te antikitetit. Nga germimet jane gjetur vula qeramike me emra te tille si BAANEIOY BANAKSI DIMOIA NIDA si dhe nje sere mbishkrimesh si ato te teatrit ku ndeshim emra prytanesh dekrete per lirim sklleverish dhe dhenie qytetarie. Teatri eshte monumenti i ruajtur me mire i ketij qyteti. Ai eshte i vendosur 60 m larg mureve me pamje nga veriu ne kurriz te kodres. Me nje kapacitet prej 700 spektatoresh ai perbehej prej 17 shkallaresh me diameter prej 11.30 m te gdhendura te gjitha ne shkemb. Te tjera monumente qe kane mbetur nga Nikaja jane edhe muret rrethues te cilat i ndeshim ne tipat ciklopike poligonale dhe trapezoidale teknika ndertimi keto te periudhave te ndryshme.
Ne pjesen veriperendimore mbi porten kryesore ruhen muret edhe te nje kulle rrethore te cilat i kane shpetuar shkaterrimeve te ndryshme te koherave. Per here te pare vezhgimet ne terren dhe planimetrine e Nikajes i beri gjate Luftes se Pare Boterore arkeologu austriak Kamilo Prashniker. Ndersa merita e germimeve arkeologjike ne te zbulimi dhe restaurimi i monumenteve te saj u be nga Lazer Papajani ne vitet 1971-1975. Rezultatet e tyre ai i botoi ne forme studimesh ne revistat Studime Historike Monumentet dhe Buletini Arkeologjik. Nikaja Bylisi dhe disa qytete tjera si Orgesos Tyarkanos Tithyra etj perbenin bashkesine Ilire te bylineve e cila shtrihej ne antikitet ne krahinen e sotme te Mallakastres. Gjate periudhes se shekujve IV-III p.k. bylinet krijuan dhe zhvilluan formen e shtetit te tyre te quajtur Lidhja Byline e cila nuk ishte gje tjeter vecse bashkimi i disa fiseve qe ne histori njihet me termin politik Koinon.
Kjo bashkesi kishte kuptimin e nje njesie te vogel politike shteterore. Sipas Strabonit krahina e bylineve Byliaka shtrihej pas Apolonise. Nga amantet bylinet i ndante lumi i Vjoses ne jug ndersa ne juglindje kufizoheshin me fisin Ilir te atintanteve. Ne lindje te bylineve ndodheshin parauejte ne perendim te tyre shtrihej polisi i Apolonise kurse ne veri ata kufizoheshin me taulantet. Koinoni i bylineve ishte nje minishtet qe ruante tiparet e nje demokracie ushtarake e cila kontrollohej nga qyteti i Bylisit dhe perbehej nga qytetet e Nikajes Orgesos dhe disa te tjereve emrat e te cileve nuk jane zbuluar deri me sot. Rrenojat e tyre ndodhen ne Belishove dhe Gurezeze te Cakranit qe ne antikitet mund te jete quajtur Tyarkanos. Ne sistemin mbrojtes te tij Bylisi kishte edhe dy fortesa sic ishin ato qe ndodheshin ne Rabije dhe Kalivac te cilat sot perfshihen ne rrethin e Tepelenes. E cuditshme eshte se ne historine e saj kjo bashkesi nuk permendet shpesh ne dokumentat e kohes sepse bylinet i fusnin ose ne nje bashkesi politike me amantet fqinje koinoni i te cileve ndodhej pertej Vjoses ose ne bashkesine politike te atintanteve.
Ky fakt eshte mese i vertete sepse gjate pjeses me te madhe te ekzistences se tij Koinoni Bylin ka bere pjese ne bashkesine politike te atintanteve prandaj shpeshhere kjo treve eshte quajtur nga autoret me emrin Atintania. Keshtu kane vepruar Aristoteli Tit Livi e shume te tjere nderkohe qe vete atintantet perbenin nje nga bashkesite epirote e cila ndodhej ne rrjedhen e mesme te Vjoses ne jug te bylineve diku ne territorin e Tepelenes dhe Gjirokastres se sotme pergjate rrjedhes se lumit Drino. Nga pikpamja administrative dhe politike Koinoni Bylin ishte nje sistem federativ i cili ndahej ne dema pjese territoriale qe i jepnin atij formen republikane te qeverisjes. Kreret e pushtetit zgjidheshin nga radhet e kesaj bashkesie ku organi kryesor ishte Eklesia mbledhja e pergjithshme e popullit. Prej saj dilte Bulea e cila perfaqesonte pushtetin ekzekutiv dhe perbehej nga anetare te quajtur demiurge. Detyren e kreut te Koinonit e kryente Prytani i cili ndihmohej ne kete detyre nga sekretari.
Me pas ne hierarkine shteterore vinin nje sere nepunesish si Strategu qe ishte komandanti ushtarak. Ai ndihmohej ne detyren e tij nga Hiparku ose komandanti i kaloresise dhe Peripolarku qe kryente detyren e komandantit te trupave kufitare. Te tjere nepunes te ketij Koinoni ishin edhe gymnastiarket qe merreshin me edukimin sportiv te rinise dhe agonotetet qe merreshin me organizimin e garave sportive dhe shfaqjeve teatrale. Nje nepunes tjeter ishte edhe Tamiasi qe kryente detyren e financierit. Termat politike greke tregojne se gjate jetes se tij Bylisi ishte nen ndikimin e vazhdueshem kulturor qe vinte nga Apolonia. Kjo shihet tek mbishkrimet e gjetura nga arkeologet gje qe tregon se greqishtja u perdor si gjuhe e shkruar per nje kohe te gjate ku me pas u zevendesua gjate pushtimit romak me Latinishten. Ndersa ne realitet Bylisi ka qene qyteti me i madh i Ilirise se jugut i cili permendet per here te pare nga autori antik Skylaksi qe ne vepren e tij te titulluar Lundrimi ne shekullin IV p.k. thekson prej ketij gadishulli gjate bregut te detit banojne bylinet qe jane Ilire.
Qyteti ngrihej mbi nje koder te fortifikuar ne lartesine 524 m dhe rrethohej me mure qe arrinin nje gjatesi prej 2250 m trashesi 3.5 m dhe lartesi 8-9 m. Brenda tyre ndodhej nje siperfaqe prej 30 ha e cila kishte nje planimetri ne forme trekendeshi me baze nga lindja. Kjo siperfaqe ishte e ndare ne tre zona kryesore si ajo per banim qe e ndeshim ne pjeset lindore dhe perendimore te qytetit me nje siperfaqe prej 20 ha ne te cilat jane gjetur nje sere shtepish banimi. Zona e dyte eshte ajo e Agorase qe ishte tregu dhe sheshi kryesor i Bylisit ne te cilin ndodheshin teatri stoat shetitorja e vogel dhe ajo ne forme L-je gjimnazi prytaneoni stadiumi etj. Stadiumi i Bylisit me nje gjatesi prej 190 m eshte stadium i dyte i ruajtur me mire ne vendin tone krahas atij te Amantias. Sot prej tij ruhen 19 shkalle te ndertuara me blloqe prej guri gelqeror. Nen pisten e pjeses jugore ndodhej nje stere per grumbullimin e ujit me nje thellesi prej 6 m e cila mbulohej me harqe guri. Kanalet e shumta te ujit perreth saj deshmojne se si grumbullohej uji ne te.
Fare prane saj u ndertua monumenti me i rendesishem kulturor i Bylisit sic ishte teatri me kapacitet prej 8000 vendesh. I vendosur ne shpine te kodres ai perbehej nga 40 shkallare diametri i se ciles arrinte gjatesine prej 78 m. Sot prej tij ruhen bazamentet e orkestres skenes proskenes muret mbajtese dhe disa ndenjese prej guri ne te cilat uleshin njerezit me te shquar te qytetit. Me blloqet e gureve te tij u ndertuan gjate mesjetes se hershme muret bizantine te cilat vihen re tek kulla jugore dhe terma e Justinianit. Nga agoraja antike kane mbetur edhe bazamentet e stoas se teatrit dhe stoa e madhe. Te dyja keto ndertime ishin te tipit monumental dhe u ndertuan me dy kate. Edhe sot vizitori mund te dalloje qarte bazamentet e trareve te gurte qe mbanin dyshemene e katit te dyte. Ne pjesen perendimore te stoas se teatrit gjendet nje nga portat e qytetit te cilen arkeologet e kane quajtur porta nr 5-se. Me gjatesi 7 m dhe gjeresi 3 m ne te dallohet qarte mbishkrimi i periudhes romake i cili perkthehet Augusti bir i perandorit ezarit te hyjnueshem dhe Colonia Iulia Augusta.
Te tjera monumente me te cilat ndesh syri i vizitorit jane edhe prytaneoni ndertesa ku ndodhej selia e funksionarit me te larte te qytetit arsenali nje ndertese nentokesore ku ruheshin armet e forcave te armatosura tempulli i kultit te perandorit romak ku ai nderohej duke u njehsuar njelloj si perendite gjimnazi dhe termat. Pjesa e trete e Bylisit shtrihej ne anen juglindore te tij dhe sherbente per strehimin e popullsise ne rast lufte. Kjo pjese me siperfaqe prej 6 ha u quajt euhorion dhe ne te nuk u bene ndertime. Qyteti u ndertua njelloj si Apolonia dhe Nikaja ne baze te planit arkitektonik te Hipodamnit. Edhe ketu u krijuan blloqe kuadratike banesash qe nderpriteshin nga rruge te drejta. Ndertimet u kryen gjate shekujve IV-III p.k. dhe per to u perdoren gure te marre nga guroret e shumta perreth qytetit disa prej te cilave i gjejme ne pjesen jugore te tij.
Zhvillimi ekonomik beri qe ne vitin 270 p.k. Bylisi te priste monedhat e tij te cilat dolen nga qarkullimi me pushtimin romak ne vitin 167 p.k. Monedhat byline kane pasur si simbol Zeusin Neoptolemin apo shqiponjen kurse ne faqen tjeter bririn e mbushur me fruta topuzin e Herakliut apo rrufete e Zeusit. Ketyre simboleve nuk i ka munguar edhe zjarri i Nymfeut edhe ai i vleresuar nga bylionet si i shenjte njelloj si fqinjet apoloniate. Gjate periudhes se shekujve IV-I p.k. Bylisi ishte nga pikepamja e zhvillimeve kulturore nen ndikimin e Apolonise me te cilen kishte marredhenie shume te mira. Kete gje e stimulonte domosdoshmeria e Bylisit per lundrimin dhe trafikun tregtar mbi Vjoseporta e se ciles me detin kontrollohej nga Apolonia. Ndikimet shihen ne arkitekturen e ndertesave te shumta ku do te veconim stoan veriore e ndertuar ne dy kate sipas variantit apoloniat.
Gjate historise se tij te trazuar Bylisi do te ishte here pjese e shtetit epirot here atij ilir maqedonas apo romak. Diku nga viti 224 p.k. bylinet u bene te pavarur dhe keshtu i ndeshim ata ne vitet 224-213 p.k. si aleate te Lidhjes se III Epirote. Nderkohe qe ne vitin 213 p.k. bylinet do te pushtohen nga mbreti Filip V i Maqedonise i cili nepermjet territorit te tyre deperton drejt Apolonise. Pas shume vitesh konflikti ne vitin 198 pk me thyerjen e Filipit V nga romaket Bylisi fitoi autonomine tashme si aleat i Romes. Ne vitin 168 p.k. Bylisi do te lidhet ne aleance me Romen gjate konfliktit te kesaj te fundit me shtetin ilir dhe ate maqedonas. Ndryshe vepruan qytetet e tjera te koinonit si Nikaja Orgesos dhe Tyarkanos te cilat u bashkuan me mbretin maqedonas Perseun. Ne fushaten ushtarake kunder mbretit Ilir Gentit i cili ne aleance me Perseun luftonte ndaj Romes moren pjese perkrah legjioneve romake edhe disa reparte nga Bylisi te cilat u vune nen komanden e konsullit Ap Klaudi. Ky veprim i menduar mire i dha rezultatet e tij sepse pasi theu Gentin dhe pushtoi shtetin Ilir te ardianeve Roma ju kthye Epirit dhe Maqedonise.
Gjate fushates ushtarake te vitit 167 p.k. konsulli romak Pal Emili dergoi kunder qyteteve byline te Orgesos Tyarkanos dhe Nikajes komandantin e tij Nasiken dhe te birin K. Maksimin per tu hakmarre duke i djegur dhe i shkaterruar ato. Ky fakt vertetohet edhe nga gjurmimet arkeologjike te cilat kane gjetur ketu gjurme te shumta djegiesh. Si shperblim ndaj pozicionit qe mbajti Bylisi ruajti autonomine e tij dhe formen e koinonit por tashme territori i tij u rrudh ne hapesiren perreth qytetit sic e vertetojne edhe emetimet e monedhave te reja te cilat nuk mbajne me emertimin e bashkesise byline BY Edhe Cezari ne librin e tij Lufta civile flet per ngjarjet e vitit 48 p.k. ku pasi zbarkoi ne Palase dhe mori pa lufte Orikun u instalua ne Apoloni. Perballe Pompeut i cili ndodhej pertej lumit Aps Seman ezari kontrollonte gjithe Ilirine e poshtme duke perfshire Orikun Apolonine Thronin Kaninen Amantian dhe Bylisin.
Nderkohe pasi u thye nga Pompeu ne betejen e zhvilluar ne Asparagum ezari u strehua perseri ne Apoloni dhe pasi la kater kohorta aty mori rrugen drejt Bylisit ku mendohet se u strehua per disa dite. Me pas ai vazhdoi me tej rrugen drejt Antigonese ne jug per te shkuar drejt Thesalise atje ku do te thyente perfundimisht Pompeun. Mendohet se ne kete periudhe lindi edhe emertimi i sotem i kesaj treve Mallakaster qe rrjedh nga latinishtja dhe do te thote keshtjella te keqia. Pra ne kuptmimin keshtjella te keqija per tu pushtuar d.m.th. ne latinisht malum-i keq dhe castrum-keshtjelle. Edhe sot fshatrat e Mallakastres jane te vendosura ne maja kodrash ashtu si dikur vendbanimet dhe keshtjellat e kesaj treve te cilat ne ato lartesi ishin te keqija per tu pushtuar. Ndersa ne shekullin e pare ne kohen e sundimit te perandorit romak Oktavian Augustit Bylisi shpallet qytet-koloni. Kolonite ishin ndertuar sipas modelit politik dhe administrativ te Romes ku organet kryesore te qeverisjes ishin dyumviret qeveritaret te cilet mbanin pushtetin ekzekutiv edilet qe merreshin me ndertimet dhe furnizimin e popullsise dhe kuestoret qe administronin financat.
Te tjera organe ishin keshilli i dekurioneve keshilli i qytetit augustalet qe drejtonin kultin e perandorit mbrojtesi patroni i kolonise etj. Nga mbishkrimet e shumta latine te gjetura ne kolonine romake te Bylisit te quajtur Julia Augusta deshmohen vendime te keshillit te dekurioneve sic eshte rasti i mbishkrimit te Mark Lolianusit. Gjithashtu ne to permenden augustalet si dhe vete perandoret Anton Piu dhe Oktavian Augusti. Mbishkrime te tjera tregojne nje numer te madh personash me prejardhje latine si Cecilia Petronis Publ Terent Rufi Mark Mar Gemelli Maria Silvia Mark Instei Agiles Laticira Prima Mark Lolianus apo familjet e Salenius Gaviarius Insteius Licinus Sauteius Rufus Aemilia. Gjithashtu edhe dy punishtet kryesore te qeramikes byline kontrolloheshin nga dy pronare latine si Fortis dhe Feliks.
Ky fakt deshmon romanizimin e etij territory nepermjet gjuhes dhe administrates romake. Kete status Bylisi do ta ruaje deri ne antikitetin e vone kohe kur ai permendet edhe ne katalogun e Hieroklit nje guide udhetimi e shekullit te IV ku ai permendet si nje nder tete qytetet kryesore te provinces romake te Epirit te ri me qender Durresin i cili shtrihej nga lumi Drin ne veri dhe deri ne lumin Vjosa ne jug. Ne vitin 395 Perandoria romake do te ndahet ne dy pjese te vecanta e te pavarura nga njera tjetra. Perandori Teodos e ndau ate midis dy djemve te tij Perendimin me qender Romen ja la djalit me te vogel Honorit ndersa pjesen lindore Bizantin ja la djalit te madh Arkadit. Ne Perandorine bizantine bente pjese edhe Iliria e jugut ne te cilen perfshiheshin provincat e Prevalit Dardanise Epirit te ri dhe Epirit te vjeter. Keto provinca qendruan me shkeputje nen Bizantin perreth dhjete shekuj nga viti 395 deri ne vitin 1341 kur vdekja e perandorit Androniku III Paleolog solli shembjen e pushtimit bizantin ne Shqiperi. Prokopi i Cezarese nje autor i antikitetit te vone na njofton se ne vitin e ndarjes se Perandorise ne vitin 395 shpertheu kryengritja e taulanteve kunder sundimit romak.
Per te shtypur kete kryengritje perandori Honor dergoi kunder tyre fisin barbar te visigoteve te komanduar nga prijesi i tyre Alariku. Gjithe treva byline u perfshi nga pasiguria dhe shkaterrimet. Gotet qendruan ketu rreth 15 vjet dhe me vone u larguan drejt Italise duke lene pas vetem rrenime. Ne vitin 479 do te ishin visigotet te drejtuar nga Teodoriku qe bene nje tjeter inkursion. Pas pushtimit te Durresit dhe Skampinit Elbasanit ata ju drejtuan fushes Ilirike duke mbjelle kudo dhune dhe shkaterrim. Ne vitin 517 ungret e shkretuan Epirin e ri ndersa dhjete vjet me vone u dynden gepidet dhe herulet. Ata u pasuan nga avaret dhe sllavet e jugut. Sulmet e para te sllaveve ne jug te Danubit nisen ne vitin 527 ne kohen kur erdhi ne fuqi Justiniani duke u bere nje dukuri e perhershme te kohes se sundimit te tij.
Perandori bizantin Justinian ne vend qe te forconte kufirin ne Danub dhe te debonte sllavenet me trupat e rekrutuara ne Iliri dhe Traki organizoi fushatat per te rivendosur pushtetin perandorak ne Afrike Spanje dhe Itali. Ne vitin 579 sllavet arriten deri ne Dyrrah te cilin e shkaterruan e plackiten dhe e shpopulluan. Me pas sllavet ju versulen bregdetit te Epirit te ri duke shkuar deri ne Vjose pergjate se ciles shtrihej Bylisi dhe Mallakastra. Ata pushtuan me lehtesi te gjitha qytetet e keshtjellat qe perforcoi dhe ndertoi Justiniani sepse ato nuk kishte kush ti mbronte. Duhet theksuar se per tu mbrojtur nga keto sulme Justiniani ndertoi ne Epirin e ri gjithsej 58 fortifikime. Nga keto njezet e gjashte ishin rindertime ndersa tridhjete e dy ndertime te reja.
Prokopi i Cezarese biografi i tij shkruan se me nje pune te sforcuar dhe te mundimshme u rindertuan qytetet e Argyas Margellicit dhe Bylisit. Ne kete territor punimet i drejtoi arkitekti i Justinianit Viktorinusi i cili permendet per vepren e tij nga nje sere mbishkrimesh. Gjate periudhes se Justinianit ne Bylis u ngriten ne pjesen jugore te tij pese kisha te tipit bazilikal ku njera prej tyre ishte katedrale e cila sherbente edhe si seli peshkopale. Nga germimet arkeologjike ne dyshemene e saj jane gjetur gozhde copa tjegullash dhe monedha te kohes se Justinianit si dhe gjurme djegiesh. Shkaterrimi i kesaj kishe lidhet me rrenimin e Bylisit ne vitin 548 nga inkursionet sllave. Rindertimi i Bylisit u be nga i derguari i Justinianit Viktorinusi ne vitet 549-550.
Ne Muzeun Historik Kombetar ne Tirane ruhen tri mbishkrime nga ky qytet te cilat i perkasin rindertimeve te mesiperme. Te shkruara ne greqishten bizantine ato japin te dhena shume interesante per historine e Bylisit mesjetar. O i huaj mos ju shmang veshtrimit nga bukuria e Bylisit muret rrethuese te te cilit dikur te rrenuara i rindertoi Viktorini guximtar - thuhet ne njerin prej tyre. Rindertimet e mesiperme e rrudhen Bylisin ne 1/3 e siperfaqes se tij te meparshme megjithate qyteti e ruajti rendesine sepse vazhdoi te ishte qender peshkopale. Pervec bazilikave u ndertuan edhe muri i quajtur nga arkeologet i Viktorinit i ruajtur ne gjendje te mire deri ne ditet e sotme. Muri i cili u ndertua ne pjeset veriore dhe lindore te qytetit ishte 2.20 m i trashe 12 m i larte dhe i pajisur me kulla katerkendeshe.
I ndertuar me llac ai ndryshon nga muret e periudhes antike te ndertuar me blloqe te medhenj kuadratike. Me te njejten teknike dhe ne te njejten kohe u ndertua edhe Terma e Justinianit e pagezuar me kete emer nga vete ndertuesit. Ne kete kohe Bylisi u perfshi nga nje masaker e jashtezakonshme urbane sepse per nevoja te fortifikimeve u shkaterruan te gjitha monumentet e antikitetit. Gjate periudhes Bizantine do te ndryshoje edhe emri i qytetit. Diku nga mesjeta e hershme ai filloi te quhet nga vendasit Balles sipas termave Byllis-Ballis-Balles-Ball. Kete emer qyteti e mori per shkak te pozicionit te tij mbizoterues mbi lumin Vjosa qe do te thoshte kryevend apo balle i vendit. Ky emer do te perdoret edhe nga te huajt ne dokumentet e ndryshme historike.
Keshtu bizantinet do ta emertojne ate me emrin Kefalini kefalos ne greqisht do te thote krye-koke ndersa bullgaret do ta quajne Gllavinice gallava ne bullgarisht do te thote krye-koke. Keto dy terma nuk jane vecse perkthime te fjales shqipe kryevend qe perkojne me termin Ball-Balles-Ballesh. Emrin Kefalini Bylisi duhet ta kete marre pas dyndjeve sllave diku gjate periudhes se sundimit te perandorit Herakel 610-641 kur ne Bizant Latinishtja si gjuhe e administrates nisi te zevendesohej me Greqishten. Ne kete kohe qyteti eshte braktisur nga banoret dhe ka sherbyer vetem si seli peshkopale dhe garnizon ushtarak derisa u braktis perfundimisht ne vitin 1107 gjate lufterave normane-bizantine. Por nje nga arritjet e qyteterimit gjate antikitetit te vone ne Bylis ishte Krishterimi ku ne baze te dokumentacionit historik si qender peshkopale na del edhe ky qytet. Ne keto dokumente permenden disa perfaqesues te larte te klerit bylin. Ne vitin 431 peshkopi i Bylisit dhe Apolonise Feliks mori pjese ne koncilin ekumenik te Efesit.
Disa vite me vone permendet ne letren e drejtuar perandorit Leon ne vitin 458 edhe peshkopi tjeter i qytetit te Bylisit Filohari. Pas braktisjes se Apolonise ne vitin 458 Bylisi kthehet ne qendren me te rendesishme peshkopale ne kete rajon. Kete fakt e tregojne edhe ndertimet e kultit paleokristian sic jane pese bazilikat e qytetit te ndertuara midis shekujve V-VI. Ndertimi i ketyre bazilikave ku dy te parat kane permasa monumentale tregon per organizimin e konsoliduar te kishes por dhe per rendesine e Bylisit si qender kishtare. Te kesaj periudhe ne krahinen e Mallakastres jane nje sere bazilikash rrenojat e te cilave i ndeshim ne vendbanimet e sotme te kesaj krahine si ne Margellic Panahor Dukas Gorishove Kraps Plyk Cakran dhe Ballsh te dhenat per te cilat jane botuar ne formen e studimeve shkencore nga zbuluesit e tyre arkeologet Skender Anamali dhe Skender Mucaj.
Bazilikat ishin ndertime te pershtatshme per godina kulti sepse ishin te lehta ne ndertim dhe zinin nje numer te madh besimtaresh. Fillimisht ato u ndertuan sipas arkitektures romako-helenistike. Me vone gjate shekujve IV-VI ne kohen e antikitetit te vone ato u kristalizuan si tip i mirefillte arkitektonik. Bazilika perbehej nga nje sere pjesesh si naosi qe ishte salla kryesore e cila ndahej ne tre hapesira te quajtura nefe absida qe ishte pjesa lindore ne forme harku narteksi ose parasalla ekzonarteksi ose portiku i paisur me kolona etj. Gjithashtu si ambiente ndihmese te saj per kultin ishin diakonikoni qe ishte kthina ku ruheshin sendet sherbesave fetare proteizisi ose vendi ku pergatiteshin prane altarit ceremonite dhe baptisteri apo pagezimorja ku kryheshin pagezimet.
Fillimisht bazilika mbulohej me cati te tipit helenistik. Me kalimin e shekujve gjate mesjetes se hershme catia u zevendesua me qemere orientale dhe kupole. Ne Bylisin antik jane zbuluar gjithsej pese bazilika. Zbuluesi i tyre arkeologu Skender Mucaj i emertoi ato sipas rendit alfabetik me shkronjat A B C D E por me interes per dhe me te spikatura jane dy te parat. Bazilika B e Bylisit ka qene nje kishe peshkopale e perbere nga naosi prej tre anijatash transepti kripjesesh narteksi ekzonarteksi dhe shkallarja. Ne anen jugore te saj ajo ishte e pajisur me shume dhoma ndihmese dhe disa punishte ku mund te permendim kantinen e veres punishtet e vajit te ullirit dhe ate te perpunimit te xhamit. Kjo kishe mbulohej me cati tjegullash ku permasat e saj ishin gjigante prej 94 metrash gjatesi dhe 40 te tjere gjerasi.
Mendohet se ne kete kishe shekuj me vone eshte kryer ceremonia e kthimit te mbretit bullgar dhe popullit te tij ne fene kristiane akt i cili eshte perjetesuar edhe ne mbishkrimin ne njeren prej kolonave te kesaj katedrale peshkopale. Kjo faltore eshte ndertuar njeheresh me gure gelqerore. Muratura eshte e perbere pergjithesisht prej guresh te papunuar mire dhe te lidhur midis tyre me llac. Tullat jane perdorur per ndertimin e dritareve te cilat kane qene me dy hapesira drite. Per izolimin e tyre nga ambienti i jashtem eshte perdorur xhami. Kjo bazilike ka qene e pajisur edhe me nje kolonade kapitelet e te cilave jane zbukuruar me motive bimore kryqe dhe monograme me simbolin e Krishtit. Dyshemeja e ketij tempulli ka qene e shtruar me mozaike qe i perkasin nje niveli te larte artistik fakt qe tregon vazhdimesine e traditave ndertimore ne Bylis dhe zhvillimin ekonomik dhe kulturor te tij ne antikitetin e vone. Mozaiket jane punuar me gure kubike dhe copa xhami.
Ngjyrat e perdorura me tone te forta dhe te buta jane e kuqja e zeza e bardha e verdha boje qielli roza dhe lejlaja. Si ne te gjitha kishat paleokristiane motivet e mozaikeve perbehen nga figura zoomorfe floreale dhe gjeometrike. Bazilika A ashtu si bazilika B ndodhet ne anen jugore te qytetit brenda territorit te agorase antike. Mendohet se eshte ndertuar pak vite me pare se bazilika B ne shekullin V. Bazilika A eshte vendosur ne nje terren te pjerret. Pjeset perberese te saj ishin naosi tre nefesh narteksi dhe ekzonarteksi. Kjo faltore ka pasur permasa monumentale prej 38 x 23 m. Edhe ky tempull eshte ndertuar me gur gelqerore dhe dyshemene e ka patur te shtruar me mozaike me te njejtat motive me baziliken simoter. Po me kaq mjeshtri dhe art jane ndertuar edhe bazilikat C D dhe E te cilat jane me permasa me te vogla.
Por rendesia e Bylisit nuk do te ishte kjo e sotmja n.q.s. nuk do te ishte zhvilluar nje veprimtari intensive nga arkeologet. Historia e arkeologjise ketu nis ne vitet e luftes se pare boterore. Germimet e para ne Bylis i ndermori arkeologu Austriak Kamilo Prashniker ne vitin 1916. Edhe ketu njelloj si ne Apoloni ai veproi nen goditjet e artilerise Italiane e cila ishte vendosur pertej Vjoses ne fshatin Karbunar te Vlores. Qysh ne sondazhet e para Prashnikeri zbuloi ne Bylis teatrin stoan veriore ne forme L-je dhe disa skulptura te cilat i dergoi ne Austri. Ai ndoqi linjen e mureve dhe formuloi te paren planimetri te qytetit. Megjithate te dhenat me me vlere per Bylisin Prashniker i mori nga bazilika rrenoje e Ballshit. Ato ishin disa mbishkrime qe kishin te benin drejtperdrejt me Bylisin sepse gjate shkaterrimit te tij ato ishin bartur drejt kesaj bazilike.
E tille ishte edhe shtylla e mermerit me dy mbishkrimet e rralla e cila tregon se si u pagezua ketu sundimtari i Bullgarise Borisi ne vitin 866.Ndersa ne pjesen e poshtme te saj ndodhej nje mbishkrimi i dyte i bere me vone ne gjuhen latine gjate periudhes se lufterave normano-bizantine i cili tregon per vdekjen e kaloresit norman Robert Monfort. Gjithashtu Prashnikeri studioi edhe mbishkrimin e Lolianusit duke hedhur idene se rruga e Astacias qe kishte ndertuar ai lidhte Bylisin me Nikajen. Ne vitin 1985 u zbulua shetitorja publike prane teatrit e njohur si stoa B kurse ne vitet 1984-1986 i erdhi radha stoas A asaj ne forme L-je. Te tjera zbulime ishin stera nen stadium ne vitin 1987 gjimnazi ne vitin 1989 banesa A ne vitin 1979 dhe banesa B ne vitet 1990-1991. Gjithashtu u germua edhe ne murin antik dhe ate bizantin ku u zbuluan pjesa me e madhe e hyrjeve.
Paralelisht ne germimet materialet studimore rreth tyre arkeologu N. Ceka i publikoi edhe ne shtypin shkencor ne revistat Iliria dhe Monumentet. Nje tjeter drejtim i rendesishem i germimeve arkeologjike ne Bylis ishte periudha bizantine rezultatet e se ciles ishin spetakolare. Per gati 11 vjet midis viteve 1980-1991 arkeologu Skender Mucaj zbuloi pese bazilikat paleokristiane. Rendesia e ketyre zbulimeve ishte per faktin se ne rrenojat e ketyre bazilikave u gjenden mjaft objekte interesante si mozaike xhama gozhde monedha dhe elemente arkitektonike te cilet hodhen drite mbi shume fakte enigmatike te mesjetes se hershme. Nderkohe ne vitin 1999 rinisen perseri germimet arkeologjike kete radhe nga Ekspedita Arkeologjike Shqiptaro-Franceze e kryesuar nga Skender Mucaj dhe Jean Pier Sodini i cili punoi deri ne vitin 2002 per tu zevendesuar nga Pier Chevalier nga viti 2003 e ne vazhdim.
Ekspedita punoi gjate kesaj kohe ne ambientet e pallatit peshkopal baziliken E guroren e qytetit etj. Nder zbulimet e saj me te rendesishme ishin kantina e veres punishtja e vajit dhe punishtja e xhamit ne ambientet e pallatit peshkopal si dhe rihapja e bazilikes E etj. Nderkohe ne vitin 2004 arkeologet Neritan Ceka dhe Skender Mucaj botuan ne Tirane librin e tyre te titulluar Bylisi ku trajtonin historine e qytetit monumentet dhe kerkimet arkeologjike te kryera ne te te pasqyruara me foto shenime e skica. Sot Bylisi me rrenojat dhe historine e tij i ofron vizitoreve zhvillimin e nje turizmi historik dhe kulturor interesin e te cilit ja shtojne edhe ekspeditat e pervitshme qe zhvillohen tashme. Por e vecanta eshte se ketu zhvillohet edhe festivali i isopolifonise i cili ngjit cdo vit ne skenen e teatrit antik ku dikur jane luajtur tragjedite e Eskilit dhe te Sofokliut me dhjetera grupe polifonike nga vendi dhe bota. Ky eshte Bylisi ku e vjetra nderthuter me te rene dhe ku peizazhi i bukur te relakson me pamjet e tij.