Posts

Showing posts with the label Sociale

OSHEE i nderpritet energjia uzines ne Ballsh, 1mije puntore ne rruge

Image
1 mijë punëtorë të uzinës së Balshit, janë flakur në rrugë dhe nuk kanë një punë, përmes së cilës mund të mbajnë familjet e tyre . Prej disa ditësh uzina ka reshtur së funksionuari, ndaj drejtuesit vendor kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike i ka ndërprerë energjinë elektrike uzinës së Ballshit, pasi prej kohësh ajo nuk kishte shlyer detyrimet ndaj saj. Kjo ka bërë që 1 mijë punëtorët e kësaj uzine të flaken në rrugë, ndërkohë që për pagat e tyre të muajve të kaluar askush nuk jep përgjigjie. Për këtë çështje, punëtorët i kanë dërguar një peticion edhe kryebashkiakut të Mallakstrës, Agron Kapllanaj por ky i fundit ka kërkuar ndihmën e ...

Bankers'' paguan 57 mln USD, zhbllokohen llogatite

Image
“Bankers Petroleum” dhe qeveria shqiptare kanë arritur një marrëveshje, e cila i lejon kompanisë kanadeze të rifitojë kontrollin e llogarive të saj bankare . Sipas marrëveshjes, “Bankers” do të paguajë të plotë detyrimin tatimor prej 57 milionë dollarësh, të cilin qeveria pretendon se është shmangur nga kompania. Skema e rënë dakord parashikon që grupi kanadez të paguajë menjëherë 10 për qind të kësaj shume dhe pastaj nga 4.2 milionë dollarë çdo muaj deri në shlyerjen e plotë të detyrimit. Por nëse Arbitrazhi do të vendosë në favor të “Bankers”, atëherë këto para do t’i kthehen mbrapsht kësaj kompanie. Konflikti mes qeverisë dhe “Bankers” kulmoi kur Tatimet bllokuan llogaritë bankare të kësaj kompanie, pasi ...

Kosova po humbe 8200 hektare toke

Image
Kosova është duke humbur shumë tokë dhe këtë do ta dëshmojmë, ka thënë për Klan Kosovës, Florim Isufi, profesor i Hartografisë në Universitetin e Prishtinës . “Unë dhe Shpejtim Bulliqi nuk jemi ekspertë të opozitës, por jemi të pavarur dhe po punojmë ta provojmë se Kosova me Demarkacionin e ri humb 8200 hektarë tokë. Ne po mundohemi për të mirën e Kosovës dhe s’i takojmë as Pozitës dhe as Opozitës. Jemi duke punuar dhe duke mbledhur fakte që të dëshmojmë se Kosova humbë territor me Malin e Zi dhe do t’i prezantojmë të gjeturat tona sapo t’i përfundojmë”, ka thënë Isufi në lidhje telefonike në emisionin Info Magazine me Kushtrim Sadikun. Telegrafi.com

Nis 'lufta' se kush da ta drejtoje edicionin e ardhshem te Big Brother 9

Image
Arbana Osmani dhe Ledion Liço duket se kanë nisur një betejë të heshtur për prezantimin e sezonit të ardhshëm të Big Brother . Prej vitesh kjo shfaqje prezantohej nga Arbana, por këtë vit u drejtua nga Ledioni për shkak të shtatzënisë së Arbanës. Mirëpo, prezantuesja e njohur tashmë është rikthyer dhe kërkon vendin e saj, ndërsa Ledioni nuk ka ndërmend ta lëshojë, transmetojnë mediat. Fansat janë në krah të Arbanës, derisa Ledioni ka në krah të tij drejtuesit e Top Channel. Dihet tashmë që Ledion Liço është në lidhje me Sara Hoxhën, pronaren e TCH dhe kjo natyrisht mund të ketë ndikim në përzgjedhjen e prezantuesit për edicionin e ardhshëm.

Nis pastrimi i Gjanices, kryebashkiaku i Fierit premton nderhyrje per permbytjet

Image
Bashkia e Fierit po ndërhyn në pastrimin e shtratit të lumit Gjanica, përgjegjës për përmbytjet e vazhdueshme në këtë qytet . Qindra banesa dhe biznese përmbyten duke pësuar dëme të konsiderueshme sa herë që ka reshje. Për lumin Gjanica u premtua një ndërhyrje në dhjetëra milionë euro, por deri në sigurimin e fondeve, bashkia nisi punën për pastrimin e shtratit të lumit, të mbushur nga mbetjet e bimësia që shkaktonin daljen e menjëhershme të ujërave. “Deri më sot kemi sistemuar 1 km e gjysmë të skarpateve dhe brigjeve të Gjanicës. Mund të them me kënaqësi se ajo filloi të jepte rezultate edhe në reshjet e fundit të para disa ditëve. Projekti që kemi nisur shkon deri në qendër të qytetit dhe kjo do t’i hapë rrugë fazës tjet...

Ligji ri! Kemisioni ekonomise ka vendosur cdo pike bastesh sportive, 200 metra large shkollave. PD kundershtone?

Image
Shumë prej atyre që kanë një pikë bastesh sportive mund t’u duhet ta mbyllin . Komisioni i Ekonomisë po diskuton një ligj, i cili nuk lejon asnjë pikë basti sportiv në një distancë prej 200 metrash nga shkollat, kishat apo xhamitë. “A e dini se në një qytet që ka dy shkolla, një kishë dhe një xhami, i bie që nuk duhet të ngrihet asnjë pikë lojërash fati të këtij lloji, sepse aq është qyteti? Nga 15 deri në 200 metra është tepër kufizuese dhe shtrënguese”, tha ish-ministri i Financave, Ridvan Bode. Mazhoranca thotë se, qëllimi i ligjit është reduktimi sa më shumë i pikave të basteve, që sipas saj kanë zaptuar qytetet, por opozita thotë se drafti krijon monopol në treg. “Zoti Bode, qëllimi i këtij ligji është reduktimi deri n...

Bombe ne QKUK!

Image
Njësiti për deminim i FSK-ka hequr granatën e dorës nga Klinika e Syve . Reporteri i KosovaPress nga vendi i ngjarjes raporton se situata në Klinikën e Syve tashmë është qetësuar dhe se në çdo moment pritet që stafi dhe pacientët të kthehen në Klinikë. Në Klinikën e Syve sot rreth orës 11 është gjetur një granatë dore. E konfirmuar: Gjendet një bombë në QKUK Një bombë është gjetur në një hapësirë të Klikinës së Syve në QKUK. Ky mjet shpërthyes duket se është hedhur kohë më parë, ndërsa sot është gjetur nga stafi i Klinikës, të cilët më pas kanë lajmëruar Policine. Alarm për bombë në QKUK Burime të gazetës Bota sot, bëjnë të ditur se dyshohet për një mjet shpërthyes n...

Ne Greqi blen seks me cmimin e nje sanduici,pothuajse falas

Image
​Kriza në Greqi bën që vajzat e reja të shesin trupin e tyre me çmimin e një sanduiçi. Ky është përfundimi i një studimi te publikuar në “The Indipendent”, ku theksohet se shkak janë vitet e gjata të krizës ekonomike në këtë vend. Ky studim tregon se si femrat po prostituojnë më shumë, dhe po shesin trupin e tyre për 2 euro. Pjesë e studimit janë të dhëna të mbledhura nga 17 mijë punëtore seksi, që njihen për aktivitetin e tyre në Greqi. Sipas këtij studimi, pas sondazheve të bëra me to, zbulohet se janë femrat greke qe dominojnë tashmë në prostitucion, me 80 % dhe jo më vajzat e Europës Lindore. Studimi thekson më tej se oferta për të blerë “seks” është më e lira në Europë. “Kur kriza ekonomike filloi n...

Meta ne Gjermani.Te punojme qe te frenojm azilkerkusit

Image
Pas Italisë, kryetari i Kuvendit ka udhëtuar për një vizitë në Gjermani, ku ka marrë pjesë në aktivitetet e organizuara me rastin e Ditëve të nëntorit shqiptar në Dyserldorf. Përveç se ka uruar për festat, Meta ka prekur edhe një temë të mprehtë të kohëve të fundit, atë të largimit të të rinjve veçanërisht drejt Gjermanisë. “Fakti që ende të rinjtë largohen nga vendi ynë tregon që kemi shumë rrugë për të bërë, ndaj edhe reformat që kemi ndërmarrë janë mjaft të rëndësishme për të kthyer akoma më shumë besimin tek qytetarët tanë, sidomos tek të rinjtë, për ta parë të ardhmen në vendin e tyre”, ka deklaruar Meta. Ai ka vlerësuar se, Shqipëria e ka të domosdoshme t...

Tirane, Gropa e hapur per pallat te ri,rrezikon shembjen e atij prane,evakuohen 34 familje

Image
Një pallat disa katësh rrezikon të shembet për shkak të rrëshqitjes së dherave që janë shkaktuar nga një gropë e madhe që është hapur për ndërtimin e një tjetër pallati pranë. Palalti ndodhet në Selitë të Vogël pranë xhamisë. Policia ka bërë evakuimin e 34 familjeve në total, që nga data 26 nëntor. Ndërsa sot është bërë evakuimi i 7 familjeve të fundit, të cilët jetonin në këtë pallat. Policia thotë se ka shpallur në kërkim menaxherin i ndërtimit të këtij pallati shtetasi me iniciale B.H, për mos respektim të rregullave të ndërtimit. Nga ana e Ministrisë së Brendshme është ngritur gjithashtu shtabi i emergjences për vlerësime situatës dhe veprimeve të metejshme. Materialet proceduriale i janë...

Cerrik plagoset me arem nje person

Image
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasdite në qytetin e Cërrikut në lagjen numër 3.. Sipas burimeve, është plagosur shtetasi Sabri Gjoni. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. (gazeta-Shqip.com

200 Studente te Elbasanit nuk ju jep shteti lishencen per mesues

Image
Pranë redaksisë së “Fiks Fare” ka arritur një ankesë nga një grup prej 200 studentësh të Universitetit të Elbasanit. Ata nuk po lejohen nga drejtoritë arsimore që të kryejnë stazhin prej 1 viti si mësues. Arsyeje për këtë është se në nivelin e studimeve master janë përcaktuar për një profil tjetër nga ai i bachelorit. Pavarësisht se ata i janë drejtuar me kërkesë të gjitha institucioneve, asnjëherë nuk kanë marrë përgjigje më shkrim. Ina Shtëmbari, studente: Kemi mbaruar bachelor për Filozofi-Sociologji pastaj bëmë masterin në një profil tjetër, në Edukatë Qytetare-Histori, profili minor Gjeografi dhe kur vajtëm në drejtoritë arsimore, secili nëpër rrethet e veta, na thanë se nuk mund ta bënim stazhin sepse nuk për...

U merrnin ryshfet qytetareve,burg 5 persona,mes tyre 3punonjes te QKR-se se Fierit

Image
Pesë persona, mes tyre 3 punonjës të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit në Fier kanë përfunduar pas hekurave, pasi akuzohet se merrnin para nga qytetarët në këmbim të përshpejtimit të procedurave. Prokuroria e këtij rrethi nis hetimet në fund të muajit gusht, fill pas kallëzimit nga disa persona, pasi këtë zyrtarë, bashkë me dy të tjerë, merrnin para në këmbim të përshpejtimit të procedurave në sportelet e këtij institucioni. Sakaq, Gjykatë e Rrethit Gjyqësor Fier, caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg”, për Mehmet Muskajn, Martin Tahmazin si dhe Ervin Kumanakun, të akuzuar për veprën penale ”Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. E njëjta masë u caktua dhe për Nexhat Kullë dhe Zalo Mukajn, ndaj të cilë...

Meta thote se Shqipria do te jete aktive ne luften kunder terrorizmit

Image
Kryeparlamentari Ilir Meta deklaron në një intervistë për kanalin televiziv italian “Rai News 24” theksoi se Shqipëria ka qenë gjithmonë veçanërisht aktive në luftën kundër terrorizmit dhe se do të të jetë shumë aktive në këtë luftë edhe në të ardhmen Sa i përket çështjes së azilantëve, Meta tha se Shqipëria dhe institucionet e saj po përgatiten për ndërtuar një plan masash dhe për të bashkëpunuar me organizatat ndërkombëtare për të qenë të gatshëm për të përballuar këto problematika edhe falë një bashkërendimi të përgjegjshmërive Meta, si po e përjeton Shqipëria krizën aktuale që lidhet me terrorizmin ndërkombëtar? Prej kohësh tashmë Shqipëria është pjesë inte...

Provimet e lirimit për 9-vjeçaren, ja teza për gjuhën e huaj

Image
Kur ka mbetur vetëm një muaj nga sezoni i provimeve për 9- vjeçaren, Agjencia Kombëtare e Provimeve publikon strukturën që do të ketë lënda e parë ku do të testohen nxënësit, gjuha e huaj. Ndryshe nga një vit më parë, kur ata jepnin vetëm 2 provime Gjuhë dhe Matematikë, këtë vit është futur në listë edhe Gjuha e huaj, provim që do të zhvillohet më datë 6 qershor. Ministria e Arsimit ka menduar një nivel mesatar vështirësie. Testi të cilit do t’i nënshtrohen nxënësit është A2, ndërsa nxënësit kanë disa alternativa të gjuhës që mund të zgjedhin të japin provim, si anglisht, frëngjisht, italisht apo gjermanisht. Provimi Një tabelë e detajuar e publikuar në faqen e AKPsë jep strukturën e testit të gjuhës së huaj. Testi përmban 25 pyetje të ndara në 3 pjesë: lexim, gramatikë dhe shkrim, që në total do të kenë 50 pikë. Në udhëzuesin e përgjithshëm për provimin e Gjuhës angleze thuhet se testi është realizuar si sintezë e njohurive dhe shprehive të fituara gjatë gjithë procesit mësimor ...