Kriza në Greqi bën që vajzat e reja të shesin trupin e tyre me çmimin e një sanduiçi. Ky është përfundimi i një studimi te publikuar në “The Indipendent”, ku theksohet se shkak janë vitet e gjata të krizës ekonomike në këtë vend. Ky studim tregon se si femrat po prostituojnë më shumë, dhe po shesin trupin e tyre për 2 euro. Pjesë e studimit janë të dhëna të mbledhura nga 17 mijë punëtore seksi, që njihen për aktivitetin e tyre në Greqi. Sipas këtij studimi, pas sondazheve të bëra me to, zbulohet se janë femrat greke qe dominojnë tashmë në prostitucion, me 80 % dhe jo më vajzat e Europës Lindore. Studimi thekson më tej se oferta për të blerë “seks” është më e lira në Europë. “Kur kriza ekonomike filloi në Greqi çmimi i seksit me një prostitutë ishte 50 euro, kurse tani ka rënë në 2 euro për një seancë 30 minutëshe”. Kështu shprehet profesori i Sociologjisë në Universitetin Panteion të Athinës, Gregory Laxos për “London Times” . Sipas tij, “Disa gra e bëjnë vetëm për të blerë një sanduiç sepse nuk kanë çfarë të hanë kur janë të uritura”.