Portal Lajmesh | Mallakaster

Rikthehemi se shpejti

Mallakastra.al po ndertohet nga e para - nje portal i ri per lajmet dhe zhvillimet e rajonit. Do te kthehemi me dicka ndryshe.

Deri ne lancim
00Dite
/
00Ore
/
00Min
/
00Sek
Klikoni linkun per me shume ->

Header Ads

Klima, Obama: Te ndryshojme te ardhmen tani

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama, i shoqëruar nga Sekretari i Shtetit John Kerry kanë mbërritur në Paris, ku kanë bërë edhe homazhe për viktimat e masakrës së 13 nëntor. Obama mori pjesë në samitin botëror të klimës, ku u diktuan problemet e ndotjes globale dhe fakti se si kjo po ndikon në ngrohjen globale. Presidenti amerikan tha se vendi i tij, si një prej shteteve më të fuqishme ekonomike, ka një përgjegjësi të madhe për sa i përket ndotjes së shkaktuar. Ai tha se çdo shtet duhet të marrë përgjegjësinë e tij dhe të bëhet diçka për të reduktuar nivelin e ndotjes. “Ne mund ta ndryshojmë të ardhmen tani”, u shpreh Obama. Gjithashtu ai është takuar edhe me presidentin kinez Xi Jinping. Të dy udhëheqësit ranë dakord se do të luftojnë për uljen e ndotjes. Kina është një prej emetuesve kryesorë të karbonit në botë, duke sjellë pasoja për mjedisin. (gazeta-Shqip.com)

Powered by Blogger.