Shtetasja e Serbise nga Mitrovica arrestohet ne BeH per terrorizem

Shtetasja e Serbisë nga Mitrovica është arrestuar në Kalesi me dyshimin se ka lidhje me terrorizëm, transmeton Koha.net raportimin e portalit Klix. Elma Gjusinacin, 21 vjeçe nga Mitrovica, sipas këtij burimi shtetase e Serbisë, pjesëtarët e Agjencisë për Hetime e Mbrojtje (SIPA) e arestuan në Kalesi bashkë me burrin e saj Enes Meshiqin, i cili më parë ishte arrestuar gjatë aksionit “Damask”. Por ky menjëherë pas shoqërimit ishte lënë i lirë. Urdhërin për arrestim theksohet se e kishte dhënë MPB-ja e Serbisë. Meshiq, sipas medieve serbe, ishte përdorur si karrem që të kapej Elma Gjusinac dhe ai gjatë gjithë kohës kishte bashkëpunuar me autoritetet në Be H, transmeton Klix. www.koha.net

Popular posts from this blog

Antikitet edhe qyteti i Bylisit