Mos e shmangni vaktin më të rëndësishëm të ditës. Vakti i mëngjesit është vakti kryesor i ditës, edhepse shumica nuk e përfillin.Ushqimi në mëngjes nxit metabolizmin tuaj dhe siguron energji përgjatë ditës. Mos i kaloni asesi vaktet, e veçanërisht vaktin e mëngjesit. Për disa është problem se nuk kanë kohë, si dhe pa ide se çka do të hanë për mëngjes. Ne po ju ofrojmë disa ide, tentoni t’i provoni. Edhe nëse nuk keni kohë për përgatitje të mëngjesit, ka gjëra që mund të jenë në frigorifer dhe do të bëhen të mira edhe nëse i përgatitni në mbrëmje. Kurse për disa nevojitet vërtetë shumë pak kohë, dhe besoni se trupi juaj do të jetë shumë mirënjohës! Përveç gjërave të rëndomta për mëngjes siç janë vezët, kosi (jogurti), drithërat-muesli, pashteta, salama, buka, provoni ca receta të reja dhe shtoni larminë e ushqimit. Omletë me brokul, proshutë dhe djath 2 vezë të mëdha 1 lugë ujë kripë me maja gishtash 1 lugë gjalpë ½ e filxhanit djathë të bluar ½ filxhani proshutë të grimcuar Pastro...