Posts

Showing posts with the label Botrori 2104 Brazil

Xherdan Shaqiri shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes

Image
Xherdan   Shaqiri  është përzgjedhur nga  FIFA  si lojtari më i mirë i  ndeshjes  Zvicër – Ekuador. Shaqiri  i cili luajti në këtë ndeshje nga minuta e parë pati më së shumti pasime dhe ndërtime të aksioneve, gjë që rezultoi në fund edhe me fitoren e zviceranëve. Shihni më sipër foton e marrë nga faqja faqja  FIFA .com Përndryshe, shqiptari tjetër që luan për Zvicrën, Admir Mehmedi shënoi golin e parë për Zvicrën në minutën e 48-të. /albeu.com/

Gjermania shkatërron Portugalinë

Image
Gjermania ka shkatërruar Portugalinë me rezultatin e thellë 4-0 në ndeshjen e parë të grupit G në finalet e këtij botërori.  Goli i parë mbërriti në minutën e 12. Mario Gotze ndalet në mënyrë të parregullt nga mbrojtësit portugezë dhe gjyqtari i takimit jep një 11-metërsh. Muller merr përsipër goditjen nga pika e bardhë dhe nuk gabon. Në minutën e 32 Hummels fiton një duel ajror me Pepen brenda zonës portugeze dhe dyfishon rezultatin. Pesë minuta më vonë vjen edhe episodi që vendos fatin e këtij takimi. Mbrojtësi Pepe shkakton një faull ndaj Muller, e për më  tepër nuk përmban nervat dhe e godet lehtësisht, por me qëllim me kokë atë. Kaq mjaftoi që nga xhepi i gjyqtarit serb të takimit të nxirrej kartoni i kuq për të. Por gjermanët nuk janë të kënaqur me kaq. Në sekondat shtesë të pjesës së parë, Muller godet sërish nga brenda zonës. Topi devijohet lehtë nga njëri prej portugezëve dhe përfundon në rrjetë e bashkë me të edhe pjesa e parë me rezultatin 3-0. Pjesa e dytë nis ...

Kjo po që është skuadër (Video)

Image
Atmosferës së botërorit të Brazilit s’kishte si të mos i bashkohej edhe revista “Playboy”…sigurisht sipas mënyrës së saj.  Revista e famshme për të rritur ka publikuar “formacionin e saj më të mirë” nëpërmjet një videoje të hedhur në rrjetet sociale. Formacioni pëbëhet nga 11 modelet më të mira të “Playboy”, asnjëra në portë, as në mbrojtje, as në mesfushë, por të gjitha në sulm duke nxehur akoma më shumë atmosferën e krijuar nga Brazili. Kush i del përpara kësaj skuadra?    / Top Channel

Kroacia step Brazilin, jo arbitrin dhe Nejmar

Image
Verdikti final nuk është skandaloz, por e vërteta është që Brazili pa ndihmën e arbitrit Nishimura dukej e vështirë që ta fitonte ndeshjen. Një penallti e dyshimtë për pak, por inekzistente për pjesën më të madhe të sportdashësve ndryshon fatin e një takimi që po projektohej drejt një barazimi 1-1 deri në mesin e pjesës së dytë, ndonëse në fund tabela elektronike do të tregonte shifrat finale 3-1. “Seleçao” e nis me fitore Kupën e Botës në shtëpi, por nga ana tjetër kroatët protestojnë me të drejtë, ndonëse me lojën e djeshme vendi i dytë për ta nuk duket një vegim, por një objektiv më se i mundshëm. Për sa i përket Brazilit, Nejmar shkëlqen, edhe Oskar gjithashtu, por për sa i përket organizimit në fushë, trajneri Skolari e ka kuptuar qartë se ka ende shumë gjëra për të kolauduar në formacionin e tij. BRAZIL-KROACI  3-1 GOLAT: Nejmar 29′, 71′ (p), Oskar 91′ / Marselo 11′ (a) BRAZILI (4-2-3-1) Hulio Sezar; Daniel Alvesh, Tiago Silva, David Luiz, Marselo; Paulinjo (63′ Hernane...

Amazona, “capoeira” dhe Xhenifer Lopez, spektakli zgjat 25′

Image
Një festë me ngjyra dhe tinguj mbi kaosin e shpërthyer pak orë më parë vetëm qindra metra larg stadiumit. Edicioni i 20-të i Kupës së Botës u hap zyrtarisht me ceremoninë inauguruese të stadiumit “Arena de Sao Paulo”. Një ceremoni e shkurtër, që zgjati aq sa ishte paralajmëruar 25 minuta, sepse protokolli u ripa edhe një herë pas vërshëllimave që presidentja braziliane, Dilma Rousef, dhe numri 1 i FIFA,- s, Sep Blater, dëgjonin 1 vit më parë në Brazilia, gjatë ceremoninë hapëse të Kupës së Konfederatave. U eliminuan fjalimet e shefes së qeverisë së vendit organizator dhe atij të qeverisë së futbollit për shkak të kontestimeve. Shou -  Në qendër të stadiumit, skena e spektaklit të animuar nga 660 figurantë dhe një dritare simbolike për t’u treguar spektatorëve që e ndiqnin nga ekrani, kulturën dhe historinë e Brazilit. Simboli i parë ishte përshkrimi i natyrës që karakterizon Brazilin: deti, lumenjtë dhe Pylli i Amazonës. Pastaj një seksion i dedikuar popujve që përbëjnë vendin, ...

Vizitoni stadiumet e Kampionatit Botëror me Google Street View

Image
Për informatë, loja e parë e kampionatit botëror është të enjten e ardhshme, me 12 Qershor mes Brazilit dhe Kroacisë. Para se të filloj ngjarja më e madhe në botë në futboll, e keni mundësin të njiheni për se afërmi me dymbëdhjetë stadiume të ndryshme të turneut, të cilat janë të shpërndara në të gjithë vendin e Amerikës së Jugut. Google ka realizuar pamjet me Street View në këto fusha për secilën veçmas.

Melissa Debling, Anglia ka një “marsh” më shumë në Botëror

Image
Melisa Debling, modele 25-vjeçare, është një nga femrat më të bukura në Britaninë e Madhe. Me një turp superseksi, sensualitet dhe shumë sharm. Madje në kalendarin e vitit 2011, biondia bukuroshe i ka lënë të gjithë gojëhapur. Ajo ka marrë pjesë edhe në disa seriale dhe telenovela angleze, por është pjesë e sportit, duke qenë se është tifoze e Mançester Junajtidit. Jo vetëm, pasi është bekuar kohët e fundit si “muza” e Kombëtares së Anglisë për “Botërorin 2014” në Brazil. Madje, ajo ka bërë të ditur se do të ndjekë në tokën e bananeve, kafesë dhe sambas “ekspeditën” angleze të Hoxhsonit. Foto

Anais Zanotti e Ana Braga “Brazil 2014 do të jetë Botërori jonë”

Image
Dy modelet e njohura Anais Zanotti e Ana Braga kanë premtuar se në Botërorin e Brazilit do të lenë gjurm, se në cfar mënyrë nuk e kanë bërë të ditur. Dy modelet janë fotografuar në super form në plazhet e Brazilit. Foto Burimi:Ballshi.tk

Nga reklama e bojës, te Ballshi, Egbo në katedër

Image
Emanuel Ndubuisi Egbo erdhi për herë të pare në Shqipëri në vitin 2001, për llogari të skuadrës së Tiranës. Atëherë kishte qenë portier i tretë i Nigerisë dhe kishte një karrierë të pasur. Tek Tirana bëri bujë, sepse fitoi edhe trofe, ndërkohë që më pas karrierën në Superiore e vijoi tek Bylisi, në Ballsh. Aty ku u bë “shkes” për të sjellë edhe lojtarë të tjerë nigerianë, ndërkohë që pasi vari “Këpucët në gozhdë” presidenti Besnik Kapllanaj, i besoi atij një vend në staf, si përgatitës portierësh dhe më pas zv.trajner. Por këtë sezon ai u bë trajner I Bylisit, ndërkohë që në ekranet e televizionit kemi parë një Egbo ndryshe, duke bërë reklamën e kompanisë gjermane të bojërave “Deutchecolor” dhe i veshur si bojaxhi. Në një intervistë dhënë enkas për “Sport Ekspres”, Emanuel Egbo tregon ofertën që I bën, ndërsa ka qenë krejt e rastësishme, dhe më shumë kërkon që t’i përkushtohet futbollit sesa të jetë një “show-man”. -  Egbo, si lindi ideja e reklamës? - Ishte diçka shumë e rast...

Portugalia në karantinë, kërcënohet nga epidemia

Image
Dy javë para startit të Botërorit (12.6- 13.7) problemet në Brazil janë shtuar së tepërmi. Dje është bërë e ditur se në qytetin Kampina të shtetit Sao Paulo, ku do të akomodohet Kombëtarja e Portugalisë, janë regjistruar tre viktimat e para nga ethet tropikale. Këtë gjë e konfirmon Komisioni i Higjienës kundër epidemisë, që ka analizuar se nëpërmjet këtij virusi janë infektuar me sëmundje të ndryshme edhe 32 mijë persona. “Kemi të bëjmë me një epidemi rekord”, – deklaroi kryetarja e komisionit, Andrea von Zuben. Portugalia në alarm  Në këtë qytet është akomoduar Portugalia, e cila është shokuar nga ky lajm, por federata ka qetësuar dhe siguruar përfaqësuesit. “Na është garantuar siguri maksimale. Jemi të informuar mbi këtë situatë dhe çdo gjë është nën kontroll. Nuk ka asnjë arsye pse të alarmohemi”, – bën të ditur federata portugeze. Dezinfektim, ushtria në aksion  Sipas burimeve nga Komisioni i Higjienës, autoritet në bashkëpunim me ushtrinë kanë asgjësuar 83 mijë ton lën...

“Plakushi” Eto, dush të ftohtë Gjermanisë

Image
Gjermania nuk ka gjetur ende formën e një kampioni. Tri herë kampionët e botës janë ndalur në barazim 2-2 ndaj Kamerunit. Myler dhe Shyrrle shënojnë, por Eto dhe Çup- Moting ndëshkojnë mbrojtjen e dobët të Gjermanisë. GJERMANI-KAMERUN  2-2 Golat: Myler 66′, Shyrrle 71/ Eto 62′, Çupo-Moting 78′ GJERMANIA (4-2-3-1): Vaidenfeler, Boateng, Mertesaker, Humels, Durm (Hëvedes 85′), Khedira (Kramer 73′), Kros, Myler, Ozil (Podolski 64′), Rojs, Gëce (Shyrle 58′) Trajner: Joakim Lëv KAMRUN (4-2-3-1): Itandje, Zhëgue (Niom 83′), Nkulu, Matip, Bedimo (Asu-Ekoto 58′), Song, Mbia (N’Guemo 46′), Enoh, Mukanzho, Çupo-Moting, Eto (Uembo 90′) Trajner: Folker Finke KARTONË TË VERDHË: Boateng 42′/ Enoh 20′, Song 27′ 2 ARBITËR: Damir Skomina (Slloveni) Formacionet -  Trajneri Joakim Lëv bëri rotacion duke i dhënë shansin të debutojë mbrojtësit të majtë, Durm. Vendin e kapitenit Lahm e zuri Boateng kurse dyshen e qendërmbrojtjes Mertesaker- Humels. Kurse Khedira-Kros formuan dopiogjashtën. ...