Nga reklama e bojës, te Ballshi, Egbo në katedër

Emanuel Ndubuisi Egbo erdhi për herë të pare në Shqipëri në vitin 2001, për llogari të skuadrës së Tiranës. Atëherë kishte qenë portier i tretë i Nigerisë dhe kishte një karrierë të pasur. Tek Tirana bëri bujë, sepse fitoi edhe trofe, ndërkohë që më pas karrierën në Superiore e vijoi tek Bylisi, në Ballsh. Aty ku u bë “shkes” për të sjellë edhe lojtarë të tjerë nigerianë, ndërkohë që pasi vari “Këpucët në gozhdë” presidenti Besnik Kapllanaj, i besoi atij një vend në staf, si përgatitës portierësh dhe më pas zv.trajner. Por këtë sezon ai u bë trajner I Bylisit, ndërkohë që në ekranet e televizionit kemi parë një Egbo ndryshe, duke bërë reklamën e kompanisë gjermane të bojërave “Deutchecolor” dhe i veshur si bojaxhi. Në një intervistë dhënë enkas për “Sport Ekspres”, Emanuel Egbo tregon ofertën që I bën, ndërsa ka qenë krejt e rastësishme, dhe më shumë kërkon që t’i përkushtohet futbollit sesa të jetë një “show-man”.
- Egbo, si lindi ideja e reklamës?
- Ishte diçka shumë e rastësishme. Unë isha pjesë e Bylisit, kisha një kontratë në Ballsh dhe nuk mund të bëja asgjë me vendimin tim, pa marrë leje tek presidenti. Kjo është natyra ime sepse jam rritur që të jem profesionist në jetë dhe kudo të lë gjurmë. Presidenti Besnik Kapllanaj, sapo e dëgjoi më dha “Ok”-in, por unë prapë nuk doja. Sepse për të përkrahur lojtarët kërkoja që ta bënin futbollistët e tjerë nigerianë të Bylisit. Por, ata nuk dinin mirë shqip dhe e bëra unë.
- Kjo ka ndikuar ngaqë ke afro një dekadë e gjysmë në Shqipëri
- Natyrisht që ka ndikuar, por edhe ai që ka bërë xhirimin është miku im. Nuk e kam bërë për famë, thjesht për të respektuar mikun tim e vetëm kaq. EGBO1
- Po të afërmit tuaj në Nigeri, apo dhe në Ballsh, kur ju takojnë bëjnë batuta me “Deutchecolor”-in?
- Të them të drejtën edhe vetë e kam parë vetëm njëherë, madje edhe familja ime nuk e di një gjë të tillë. Unë në natyrën time jam një njeri i thjeshtë dhe dua që famën ta vë me punë dhe jo me publicitete. Edhe në media, nuk kam dalë shpesh, jo vetëm kur kam luajtur në Afrikë por edhe këtu në Shqipëri. Unë dua që të punoj dhe të lë gjurmë, jam njeri i ndershëm dhe besimtar. Dua që kur të kem mbyllur karrierën, të tjerët të flasin dhe të gjykojnë punën time.EGBO2
- Ke pasur oferta të tjera për publicitete?
- Jo, jo, sepse edhe vetë më shumë jam i përqendruar tek futbolli se tek ofertat publicitare. Në qoftë se unë do të kem sukses edhe si trajner ashtu si kur luaja vetë, natyrisht që do të jem shumë i kënaqur që kam bërë diçka.
- Në Shqipëri është përhapur shumë moda e lojtarëve nigerianë, sidomos në Ballsh. Pse ka ndodhur kjo?
- Është e vërtetë që në Shqipëri në dy dekadat e fundit ka pasur lojtarë afrikanë. Fillimisht kam qenë unë, Abraham apo dhe Abdullah Ishaka. Kemi lënë gjurmë të mira dhe erdhën lojtarë të tjerë, jo vetëm nigerianë por edhe nga shtete të ndryshme të Afrikës. Por, kishte edhe disa që nuk u sollën mirë dhe pati një stepje të klubeve shqiptare për të marrë lojtarë afrikanë. Në Ballsh ka pasur shumë nigerianë dhe kjo ka ndodhur nga fakti që ata janë pritur shumë mirë dhe janë trajtuar mirë,jam EGBOpërpjekur që t’i respektoj vazhdimisht, duke qenë se janë bashkëkombas të mi. Edhe presidenti ka bërë më të mirën. Unë iu kushtoj kohë dhe respekt, madje përveç futbollit flasim edhe për probleme të tjera. Ka pasur lojtarë me karakter të mirë por edhe djem jo të mirë. Megjithatë, të gjithë ata që vijnë duhet që të tregohen seriozë dhe të respektuar, në mënyrë që të lënë gjurmë kudo.