Policia , pese ne pranga dhe nje ne kerkim.

Nga strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarkut arrestohen 5 shtetas, 1 shpallet në kërkim dhe procedohen 2 në gjendje të lirë për vepra penale të ndryshme.
Më datë 12.06.2014, nga Komisariati I Policisë Fieru bë arrestimi në flagrancë  i shtetasit Altin  Pelari,vjec 23, banues  në Sheqishte Fier.Arrestimi i tij u bë për veprën penale  të “Drejtimi i mjetit pa leje drejtimi”,  parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal,sepse më datë 12.06.2014, rreth orës 01.00, në lagjen “1 Maji” Fier,  është kapur në flagrancë nga patrulla e përgjithshme e policies duke drejtuar mjetin e tij autoveturë tip “Volsvagen”A.T.P, pa targa, i pa pajisur me leje drejtimi. Materialet proceduriale do ti dërgohen Prokurorisë  Rrethit Gjyqësor Fier,  për veprime të mëtejshme.   
 Më datë 12.06.2014, nga Komisariati I Policisë Fier u bë arrestimi në flagrancë  i shtetasit Dorjan Safet Çela,vjec 24, banues  në Kurjan Fier. Arrestimi i tij u bë për veprën penale  “Drejtimi i mjetit pa Leje Drejtimi”,  parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal, sepse më datë 12.06.2014, rreth orës 12.30, në lagjen “1 Maji” Fier,  është kapur në flagrancë nga patrulla e policisë rrugore duke drejtuar mjetin e tij motoçikletë tip “YAMAHA”, pa targa, i pa pajisur me Leje Drejtimi. Materialet proceduriale do ti dërgohen Prokurorisë  Rrethit Gjyqësor Fier,  për veprime të mëtejshme. 
 Më datë 12.06.2014, nga Komisariati I Policisë Fier u bë arrestimi në flagrancë  i shtetasit Klejdi Vladimir Seferi,vjec 18, banues  në Fier. Arrestimi I tij u bë për veprën penale  të “Drejtimi i mjetit pa leje drejtimi”,  parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal, sepse më datë 12.06.2014, rreth orës 15.00, në lagjen “Sheq I Madh” Fier, në afërsi të rotondos, është kapur në flagrancë nga patrulla e përgjithshme e policisë duke drejtuar mjetin e tij autoveturë tip “FORD FIESTA”, pa targa, i pa pajisur me Leje Drejtimi. Materialet proceduriale do ti dërgohen Prokurorisë  Rrethit Gjyqësor Fier,  për veprime të mëtejshme. 
 Më datën 12.06.2014, nga Komisariati I Policisë Fier u bë arrestimi në flagrance për shtetasin Shyqyri Sefedin Malaj, vjec 54, banues në fshatin Daullas Fier.Arrestimi në flagrancë për këtë shtetas u bë sepse  me date 12.06.2014, rreth ores 13.40, në aksin rrugor Levan-Daullas ka qënë duke udhëtuar me mjetin e tij motorçikletë tip “Kinro”, pa targa dhe i pa paisur me leje drejtimi përkatëse, i ka prerë rrugen dhe eshte përplasur me mjetit tip “Peugot”, me targa AA361BV, me drejtues shtetasin H.B. Për pasoje ka ngelur i dëmtuar shtetasi Shyqyri Malaj i cili ndodhet ne spitalin rajonal Fier dhe po merr mjekim jashtë rrezikut për jetën.Materialet proceduriale do ti dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë,  për veprën penale  të “Shkelje të rregullave të Qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”,  parashikuar nga neni 290 dhe 291  i K.Penal.
Më datën 12.06.2014, ora 13.00 u bë arrestimi në flagrance për shtetasin Fatmir Enver Demiraj, vjec 53, banues në Savër Lushnje.Arrestimi në flagrancë për këtë shtetas u bë sepse ne është kapur nga patrullë e qarkullimit duke drejtuar mjetin e tij tip “Alfa Romeo” me targa AA743HN, në gjëndje të dehur, ku nuk ka pranuar që të japë dokumentat e mjetit.Materialet proceduriale do ti dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë,  për veprën penale  të “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”,  parashikuar nga neni 291  i K.Penal.
 Më datën 12.06.2014, rreth 01.00, persona të maskuar kanë  vjedhur me dhunë banesën e shtetases J. N., ne fshatin Bishqethëm Lushnje, ku kanë marrë një shumë parash prej 1.500.000 lekë.Menjëherë me marrjen e njoftimit në vendngjerje kanë shkuar forcat e Komisariatit të Policisë Lushnje të cilat kanë nisur hetimet, ku dhe është bërë i mundur identifikimi i njërit prej autorëve dhe po punohet për kapjen e tij. Vazhdon puna intensivisht për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve.Materialet proceduriale do ti dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë,  për veprën penale  të “Vjedhje me dhunë”, e kryer në bashkpunim,  parashikuar nga neni 139 dhe 25,  i K.Penal.
Më datën 12.06.2014, nga Komisariati I Policisë Lushnje filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.B., vjec 44, banues në Lushnje.Procedimi penal për këtë shtetasi filloi pasi sot me datë 12.06.2014, rreth orës 08.00, gjatë një konflikti për motivet dobëta ka fyer dhe sharë shtetasen A. G. vjec 37.Materialet proceduriale do ti dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë,  për veprën penale  të “Fyerja”,  parashikuar nga neni 119  i K.Penal. 
Më datën 12.06.2014, filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin A.K., vjec 40, banues në Lushnje, pasi më datën 12.06.2014, rreth orës 20.00, në lagjen “Kadri Qystri”, Lushnje, për motive të dobëta ka dhunuar fizikisht shtetasin I. L., vjec 77.Materialet proceduriale do ti dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje,  për veprën penale  të “Plagosje e lehtë me dashje”,   parashikuar nga neni 89  i K.Penal.
 fieri.com