Efekti pozitiv i marijuanës në organizëm

Sipas studiuesve Amerikanë, pirja e marijuanës rregullon ankthin dhe bën të mundur që trupi të përgjigjet në mënyrë instiktive një situatë kërcënuese. Sipas studiuesve, nëse keni konsumuar marijuanë dhe gjenden në një situatë të rrezikshme, jeni shumë herë më të predispozuar për tu lënduar më pak dhe për të shpëtuar më mirë, sesa një person në gjendje normale.
Ata kanë shtuar se pretendimet e disa përdoruesve të drogës që besojnë se marijuana ul nivelet e tyre të ankthit, janë të vërteta. Megjithatë, kjo bie në kundërshtim me hulumtimet e mëparshme të cilat e kanë të bëjnë me drogën, ankthin, depresionin, skizofreninë dhe çrregullimet bipolare.
Pirja e duhanit të marijuanës mund të zvogëlojë ankthin sepse efekti i saj në receptorë bën uljen në prodhimin e endocannabinoideve natyrore.

Sistemi endocannabinoid është një grup i lipideve neuromodulatore dhe receptorët e tyre në tru janë të përfshirë në një shumëllojshmëri të proceseve fiziologjike, duke përfshirë oreksin, dhimbje-ndjesi, humor, dhe kujtesës, ai ndërmjetëson efektet psikoaktive.  Burimi:Ballshi.tk