Presidenti amerikan Barack Obama tha të premten se do të presë disa ditë të shqyrtojë të gjitha opsionet se si SHBA-të do të mund të ndihmojnë Irakun të përballet me kryengritjen e militantëve të ISIS, duke thënë se çfarëdo lloj veprimi do të duhet të përfshijë edhe vet Irakun.
“Shtetet e Bashkuara nuk po marrin parasysh përfshirjen të vetëm në një veprim ushtarak, në mungesë të një plani politik nga irakianët, nëse nuk na japin siguri se ata janë të përgatitur të punojmë së bashku”, tha Obama, duke bërë të qartë se ai nuk do të autorizojë dërgimin e trupave amerikanë në luftë, në Irak.
“Nuk do të veprojmë vetëm ne për t’i ndihmuar ata”, shtoi ai. Kërcënimi nga militantët e Shtetit Islamik në Irak dhe Levant, ISIS apo ISIL, që po shfaqet tashmë në Irak, përbën një rrezikshmëri si për popullin irakian edhe për amerikanët, tha Obama për reporterët në Shtëpinë e Bardhë.
“Ky është një problem rajonal dhe mund të rezultojë i tillë për një kohë të gjatë. Ajo që ne duam të bëjmë është të kombinojmë veprime selektive të ushtrisë sonë, për t’u siguruar se do të luftojmë terroristët që mund të dëmtojnë personelin tonë jashtë vendit, apo që mund të godasin eventualisht kombin tonë”, tha Obama.
Obama shtoi se kryengritja deri më tani nuk ka shkaktuar shqetësime të mëdha për furnizuesit me naftë nga Iraku, por nëse xhihadistët e ISIS do të marrin kontrollin e rafinerive, prodhuesit e tjerë të naftës në Lindjen e Mesme do të duhet të ndihmojnë.
“Kjo do të jetë pjesë e konsultave që do të zhvillohen gjatë kësaj jave”, tha Obama.
Administrata e Obama-s po konsideron në mënyrë urgjente një sulm ajror ndaj ekstremistëve islamikë, teksa zyrtarët kanë thënë për “the Guardian” se shënjestra do të jenë objektivat në Siri dhe në Irak. Shtëpia e Bardhë njoftoi gjatë së premtes se gjendej përballë një situatë urgjente dhe po konsideron në mënyrë të përshtatshme opsionet ushtarake për të ndalur avancimin e shpejt të militantëve të Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit (ISIS), sipas zyrtarëve të administratës, teksa marshimi i ushtrisë xhihadiste nga Siria drejt Irakut sunit ka tronditur disi arritjen e Obama-s për tërheqjen e ushtrisë amerikane nga konflikti në Irak.
Obama ka përjashtuar dërgimin e ushtarëve amerikanë dhe marinsave sërish nëpër rrugët e Irakut, rrugë të cilat i patrulluan nga viti 2003 deri në 2011-n, por sinjalizoi një tunel të ri të rikthimit të SHBA-ve në luftën e Irakut, duke thënë të enjten se “ka disa gjëra afatshkurtra dhe të menjëhershme, që duhen bërë ushtarakisht”.
Zyrtarët theksuan të premten se asnjë vendim nuk është marrë, por theksuan edhe njëherë sensin e urgjencës për të vepruar me shpejtësi dhe potencial ndaj agresionit dhe marshimit të ISIS, pas kolapsit të ushtrisë irakiane në Mosul dhe kërcënimeve korresponduese mbi ekzistencën e qeverisë së Irakut.
Irani dërgon forca në mbështetje të Irakut
Militantët e inkurajuar, të mbështetur edhe nga liderët fisnorë sunitë, kanë përparuar drejt Bagdadit gjatë së premtes, ndërkohë që Irani ka dërguar trupa ushtarakë për të luftuar në krah të forcave qeveritare.
Në Uashington, zyrtarët amerikanë gjithnjë e më të nervozuar, po mendojnë më së miri opsionet e kufizuara për të ndihmuar në ngadalësimin e avancimit të militantëve xhihadistë.
Gjatë ditëve të fundit, Irani ka dërguar rreth 500 trupa të Gardës Revolucionare, për të luftuar përkrah forcave të sigurisë së qeverisë së Irakut, kryesisht në provincën Diyala, tha një zyrtar i lartë i sigurisë në Bagdad, për CNN.
Ndërkohë, liderët fisnorë sunitë janë radhitur pas islamikëve radikalë të Shtetit Islamik në Irak dhe Levant (ose Siri), ISIL ose ISIS, duke e pasur disi më të lehtë avancimin drejt Bagdadit, tha një zyrtar i inteligjencës saudite, për CNN.
/ Top Channel