Irani thërret Mark Zuckerberg-un në gjyq

Një gjykatës Iranian kërkon që Mark Zuckerberg të shkojë në gjyq për t’u përgjigjur disa ankimeve rreth privatësisë lidhur me kompanitë e Facebook si WhatsApp dhe Instagram.
Sipas Associated Press, gjykata ka urdhëruar qeverinë Iraniane që të bllokojë dy aplikacionet e lart-përmendura, Instagram dhe WhatsApp. Kjo është hera e dytë në më pak se një javë që një gjykatë Iraniane ka tentuar të bllokojë aksesin e Instagramit, një nga shërbimet e fundit së medias sociale ‘perëndimore’ që egziston në vend. Facebook, YouTube, dhe Twitter janë bllokuar me kohë.
“Drejtori Zionist i kompanisë Facebook, ose avokati i tij zyrtar duhet të prezantohen në gjykatë për të mbrojtur veten dhe për të paguar për humbje të mundshme,” ka thënë Ruhollah Momen-Nasab, një zyrtar i internetit në Iran.
Mirëpo nuk ka pothuajse fare gjasa që Mark Zuckerberg të shkojë në një gjykatë Iraniane, pasi nuk egziston ndonjë traktat ekstradimi midis Iranit dhe Amerikës. Amerika nuk do të ekstradonte kurrë një qytetar Amerikan në një shtet tjetër./TechSot.Al/
Burimi:Ballshi.tk