Lidhjet: Si te merrni veten nga nje ndarje pa arsye


Sot e dashuruar dhe neser vetem pa asnje shpjegim? Ja si t'i kaloni momentet me te keqija te ardhura nga perfundimi i papritur i nje lidhjeje. Ju kane braktisur ndonjehere prej ndonje arsye qe nuk qendronte aspak. Si per shembull "Je shume -e vogel", "Jam i paqarte me veten", "Nuk kam nevoje per nje te dashur tani"? Edhe pse fundi eshte i hidhur, duhet te mesoni ta lini te shkuaren pas. Meqe ndarjet jane gjithnje jo te lehta per t'u perballuar, keshillat e meposhtme jane ndare ne kater faza sipas kronologjise.
Faza e pare: Perballimi
1. Silluni mire me veten. Me justifikime si te sipermet behet shume e qarte se faji nuk eshte aspak i juaji dhe nuk ka te beje me vleren personale qe mbartni. Zhvleresimi i vetes per shkak se dikush ju la, do t'ua shtoje edhe me shume zerat negative ne koke. Duhet te mendoni se arsyet e ndarjes nuk vijne nga ju, por nga personi tjeter qe nuk deshiron ta vazhdoje me tej lidhjen.
2. Shuajini zerat e vetegjykimit. Nese filloni te hamendesoni se po te benit diçka ndryshe, mbase nuk do te ishit ne kete situate tani, atehere kjo eshte vija qe tregon se duhet te ndalni se menduari. Askush nuk mund ta ktheje te shkuaren, po ashtu as ta imagjinoj-e te ardhmen. Nuk do t'ju ndihmonte aspak gjykimi i vetes.
3. Ështe normale te qash. Ne ditet e para te ndarjes nga nje person, te cilin e keni pasur per zemer, eshte normale te qash, ndaj mos e frenoni veten. Kushdo ka nevoje t'i shprehe emocionet e tij, por kete bejeni ne mjedise private dhe jo ne publik. Megjithate, mos e lini veten te perfshiheni shume ne kete gjendje. Jeta vazhdon dhe patjeter qe nje dite do ta takoni te duhurin.
Faza e dyte: Mbeshtetja
1. Vizitoni miqte. Mbajini miqte afer dhe kaloni shume kohe me ta. Flisni lirshem per gjerat qe ju shqetesojne, por kujdes te mos i shpreheni per gjerat personale edhe njerezve qe nuk ju njohin mire. Miqesohuni sa me shume dhe jini te hapur ndaj njohjeve te reja.
2. Shkoni te shoqeruar ne festa ku do te jete ishi juaj. Per mbeshtetje morale, mos shkoni ne ngjarje te rendesishme vetem, nese e dini qe do te jete edhe "ai" ose "ajo". Kerkojuni miqve t'ju shoqerojne duke i thene keni frike mos ndiheni te dobet ne pranine e tij/ saj ose se mund beni ndonje gje per te cilen mund te pendoheni me pas.
Faza 3: Marredheniet
1. Ishi si mik. Duhet ta kuptoni se mbajtja e ishit tuaj si mik eshte nje zone e rrezikshme. Per disa njerez kjo gje funksionon, ndersa per shume te tjere, eshte nje fushe e minuar. Do t'ju krijohen iluzione se ndarja ka ardhur prej shkaqeve te gabuara dhe se kthimi ne ate marredhenie eshte i mundshem. Djemte rralle ndahen dhe me pas pendohen duke treguar se e kishin gabim.
2. Miqesore, por me mase. Kur ju rastis ta takoni perseri ishin tuaj, varet nga ju se çfare marredheniesh doni te krijoni me te. Nese vendosni te jini miqesore, atehere beni kujdes dhe mbani distance. Nje pershendetje e thjeshte eshte e mjaftueshme. Po ashtu, nje buzeqeshje e lehte dhe nje tundje dore eshte ne rregull nese nuk doni te shkembeni ndonje fjale.
3. Kur duhet te beheni miq? Jepini vetes te pakten nje jave kohe, perpara se te vendosni te shiheni si miq. Deri atehere, do te ishte mire ta kishit marre veten. Nese kjo ndodh, perpiquni te flisni me ish-partnerin ose partneren ne menyre miqesore, pa e permendur lidhjen qe keni pasur. Mos i ushtroni shume presion, mjafton te beni biseda te shkurtra. Do t'ju duhen edhe disa jave te tjera, perpara se te krijoni nje miqesi platonike.
Faza 4: Harrimi
1. Mos u hakmerrni. Kini pak respekt per veten dhe mos u merrni me me ishin tuaj. Nuk eshte asgje e mire t'i beni te keqija nje personi qe dikur e keni dashur, po ashtu nuk eshte mire qe te flirtoni me te. Kapercejeni zhgenjimin dhe dhimbjen, sepse eshte koha per ju te ndaloni se interesuari per ate njeri. Nje lidhje e mbyllur eshte nje kapitull i mbyllur ne jeten tuaj. Beni perpara duke falur dhe harruar.
2. Shihini gjerat ndryshe. Gjithnje i keni pare gjerat nga menyra juaj. Nje menyre e mire per t'i lene gjerat te rrjedhin, eshte te perpiqeni t'i shihni ngjarjet nga varianti i tij ose saj. Jo çdo ndodhi mund te kete ardhur prej qellimit te keq. Konsiderojini edhe ndjenjat e tjetrit, sepse heret ose vone te gjithe preken nga ndarja.
3. Hiqeni mendjen. Jepini vetes nje moment pushimi. Nuk ka nevoje te vraponi pas dikujt qe ju la. Ne te vertete do ta kuptoni se nuk ka qene i domosdoshem per ju. Merruni me jeten tuaj dhe ndertoni nje te ardhme te shkelqyer per veten. Me kalimin e kohes, te gjitha plaget e ndarjes do te jene fshire nga zemra juaj dhe do te kene mbetur vetem kujtimet.
Ballshi.tk