Në kuadër të operacionit ”Celësi” dokumentohet vjedhja e ndodhur te ETC Fier, ndalohen 2 shtetas dhe 1 shpallet në kërkim.
1. Sot më datë 05.06.2014, nga Strukturat e Forces se Posacme ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit, në bashkëpunim me Strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarkut Fier në vijim te operacioni policor “Divjaka“, në lidhje me ngjarjen e datës 10.05.2014 të ndodhur në palzhin e Divjakës ku u kap një sasi lëndë narkotike kanabis sativa e cila do të trafikohej me avion drejt Italisë u bë e mundur në qytetin e Tiranës kapja dhe ndalimi i shtetasit :
Kleviol Ahmeti, vjec 28 lindur dhe banues në Lushnje
Në lidhje me këtë ngjarje shtetasi Kleviol Ahmeti është shpallur në kërkim nga ana e Drejtorisë së Policisë Qarkut Fier, pasi me Vendim nr.260 dt.20.05.2014 Gjykata per Krimet e Renda Tirane ka caktuar masen e sigurise "Arrest ne burg", për Vepren Penale "Trafiku i narkotikeve e mbetur në tentativë " parashikuar nga neni 283/a/2 e 22 i K.Penal.Nga veprimet hetimore te kryera ka rezultuar se shtetasi Kleviol Ahemti dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit Sajmir Bajrami, Giorgio Riformato dhe Aurel Pupe kanë organizuar këtë rast të trafikut të narkotikëve.Materialet proçeduriale ju kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda , për vepren penale “Trafiku i narkotikeve e mbetur në tentativë " parashikuar nga neni 283/a/2 e 22 i K.Penal.
2. Më datë 04.06.2014, nga Komisariati i Policisë Fier në kuadër të operacionit të koduar “Çelësi” në bashkëpunim dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, u bë i mundur dokumentimi ligjor i vjedhjes me dhunë, ndodhur më datë 02.06.2014 në qëndrën tregtare ETC Fier,identifikimi dhe ndalimi i autorëve të dyshuar, shtetasve:
Amarildo Mehdi Biqmeti, vjec 26, banues në Fier.
Ermal Muhamet Shkambi, vjec 30, banues në Tiranë.
Si dhe u bë shpallja në kërkim për shtetasin Çelnik Kapaj, vjec 25, banues në Fier dhe po punohet për kapjen e tij.
Ndalimi dhe shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim” dhe “Sigurim i mjeteve për vjedhje” parashikuar nga nenet 139, 25 dhe 142 tw Kodit Penal si autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 02.06.2014 në parkimin e Qëndrës Tregtare ETC Fier, ku dyshohen se të maskuar dhe nën kërcënimin e armës i kanë vjedhur, shtetases A.P., me detyrë shef i sigurisë pranë kësaj qëndre tregtare, një shumë prej 3.000.000 lekë të xhiros, duke pwrdorur për tu larguar mjetin tip Fiat Punto e bardhe me targa AA 018 IG, të cilin më pas e kanë braktisur dhe djegur.Shtetasi Ermal Shkambi ka siguruar mjetin tip Fiat Punto e bardhë me targa AA 018 IG. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale një maskë dhe mjeti tip Opel Tigra me targa greke, me të cilën autorët janë larguar pas djegjes së mjetit tip Fiat Punto.Vazhdojnë hetimet në lidhje me ngjarjen.Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprime të mëtejshme.
3. Më datë 04.06.2014, filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin M.Ç., vjec 20, banues në Fier.Procedimi penal ndaj këtij shtetasi filloi pasi nga ana e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier, në kuader të operacionit “HIT”, me datën 03.06.2014, ora 20.00, u bë bllokimi i automjetit tip “Smart”, me targa greke “IHZ 8366”, I cili dyshohet se është i vjedhur jashtë shtetit dhe i trafikuar në Shqipëri.Materialet proceduriale do ti dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprën penale “Trafikim I mjeteve motorrike”, parashikuar nga neni 141/a i K.Penal.
4. Më datë 04.06.2014, nga Komisariati i Policisë Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sadik Shkëlqim Beqiraj, vjec 24, banues në Fier.Arrestimi i ketij shtetasi u bë pasi rreth ores 21.00 në vendin e quajtur Globi, Fier, u kap nga patrullë e qarkullimit duke drejtuar mjetin e tij motorcikletë tip ‘Honda”, 600cc, pa targa, i pa paisur me leje drejtimi perkatëse.Materialet proceduriale do ti dërgohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Fier, për veprën penale “Drejtimi I mjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i K.Penal.
5. Më datë 04.06.2014, gjatë natës, në Shkollën e Mesme të Përgjithëshme Fiershegan, është dëmtuar dera e jashtme dhe dera e kabinetit të informatikës ku ishin instaluar kompjuterat dhe nga kqyrja e bërë nga grupi hetimor rezulton se nuk është marrë asnjë paisje kompjuterike.Po punohet për identifikimn dhe kapjen e autorëve.Materialet procedurilae do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrim i pronës” parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal.
6.Më datën 04.06.2014, nga Komisariati i Policisë Lushnje filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin A. M., vjec 49, banues në Mirriz Lushnje.Procedimi penal për këtë shtetas filloi pasi më datën 04.06.2014, rreth orës 17.00, në fshatin Çermë Sektor, Lushnje për motive të dobëta ka qëlluar me grushta dhe shkelma shtetaset M.Zh, vjec 38 dhe F.M., vjec 41.Materialet proceduriale do ti dërgohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Lushnje, për veprën penale “Plagosje e lehte me dashje”, parashikuar nga neni 89 i K.Penal.
fieri.com