Fund torturës, ja si të mbrojmë sytë

Shpesh nuk mendojmë se çfarë dëmi mund ti shkaktojmë syvetanë duke qëndruar për orë të tëra para kompjuterit, ose kur shmangim syzet qetësuese. 

Mjekët na këshillojnë që të zbatojmë me përpikmëri disa hapa, që sytë tanë të jenë më të freskët. Ajo çka është trumbetuar shumë janë syzet e diellit. E rëndësishme mbetet fakti që ne të investojmë për një palë syze dielli cilësore, të cilat bllokojnë rrezet UVA dhe UVB. 

Një tjetër faktor madhor është edhe lënia e duhanit. Ne duhet të përdorim një zbutës për hidratim. Sipas mjekëve, një krem me vitaminë A, do të ishte një alternativë e mirë. Kremi ndihmon në mënjanimin e rrudhave dhe minimizon ato që tashmë janë krijuar. 

Shpesh vëjmë re se poshtë syve janë krijuar të ashtëquajtura qeska. Sytë meqeska poshtë mund të ulen duke aplikuar disa feta kastraveci ose paketa çaji të freskëta. /albeu.com/