Nje ne pranga dhe nje nene hetim te lire ne 24 oret e fundit.

Nga strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarkut ndalohet 1 shtetas, procedohet 1 në gjendje të lirë për vepra penale të ndryshme.
1.Më datë 01.06.2014 nga Komisariati i Policisë Fier u bë ndalimi i shtetasit Engjell Beqaj, vjec 30,  banues  në Patos.Ndalimi u bë sepse me date 20.05.2014, dyshohet se ka marë jashtë dëshirës së saj shtetasen me inicialet A.F., vjec 17, dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me forcë.
Materialet hetimore do ti referohen  Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Fier, për veprën penale “ Marëdhenie seksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”, parashikuar nga neni 101  të K. Penal 
 2.Më datë 01.06.2014, filloi procedimi penal dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit, pasi më date 31.05.2014, rreth orës 23.00, persona të paidentifikuar, kanë hyre nga dritarja në banesën e shtetasit B.G., në lagjen  “29 Marsi” Patos dhe kanë marë nje celular.
Materialet do  referohen  Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Fier, për veprën penale “ Vjedhjes,parashikuar nga neni 134  të K. Penal 
3. Më datë 01.06.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lire për shtetasen T.Sh., vjec 58, banuese në Babunje e Re Lushnje.Procedimi penal për këtë shtetase filloi për arsye se  sot  rreth orës 08.00  ka shkuar në banesën e shtetasit K.C., në fshatin Babunje e Vjetër dhe e ka kanosur  kete shtetas  ne lidhje me ngjarjen e datës 31.05.2014, ku është bërë arrestimi i vajzes së saj shtetases M. Proshova.Materialet do ti kalojne referohen Prokurorise së Rrethit Gjyqesor Lushnje për veprën penale “Kanosje”  të parashikuara nga 84 te kodit pena.
fieri.com  Ballshi.tk