Ministri Tahiri denoncon gjykimin e Kapllanajt


inistri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, në një letër drejtuar sot Presidentit Nishani vlerëson se “vendimet e gjykatave nuk janë pronë private as e gjyqtarit të çështjes, as e palëve të përfshira dhe as e autoriteteve që qeverisin gjyqësorin, madje përkundrazi, diskutimi mbi vendimet e gjykatave përmbush dhe plotëson nevojën për respektimin e tyre dhe të gjyqësorit në tërësi”.  Duke renditur një listë me rreth 65 vendime të gjykatave, që sipas Tahirit meritojnë një shqyrtim të hollësishëm, nga Presidenti Nishani, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ministri Tahiri nënvizon edhe rastin e Besnik Kapllanajt, ish-presidentit të Bylisit, të denoncuar nga shefi i sektorit të garave në FSHF, Besnik Cela, për goditje gjatë ndeshjes Bylis-Laci. Kapllanaj dha dorëheqjen nga kreu i klubit ballshiot, ndërsa u la i lirë, me detyrim paraqitjeje, nga Gjykata e Fierit. Ky rast referohet në letrën e ministrit Tahiri, që duhet të “filtrohet” nga KLD-ja.
“Policia e Shtetit në datë 19.03.2014, me urdhër të Prokurorit Genci MANE, ka bërë ndalimin e shtetasit Besnik KAPLLANAJ, banues në fshatin Ngraçie/Mallakastër, pasi ky shtetas me datën 15.03.2014 në qytetin e Ballshit ka konsumuar veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237, i Kodit Penal. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës se Parë Fier, me Prokuror të çështjes Genci MANE, ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest në burg”. Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me gjyqtar të çështjes Z. Pirro SOTA, me vendim Nr. 257, datë 20.03.2014, ka vendosur masën e sigurimit “Detyrim për paraqitje”.

Burimi: Ballshi.tk