Dy shtetas hetohen ne gjendje te lire nga policia.

Ne 24 oret e fundit blute e policise se fierit po hetojne ne gjendje te lire dy shtetas.
Më datë 08.06.2014, nga Komisariati I Policisë Fier filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin  F.F., vjec 33, banues në Topojë Fier.Procedimi filloi për veprën penale“Organizim i llotarive të palejuara”, parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal, sepse më datë 08.06.2014, ora 11.00, gjatë një kontrolli të ushtruar në lokalin në pronësi të tij në në fshatin Shënpjetër, ku ushtronte aktivitet të lojrave të fatit pa liçencë, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1(një) kompjuter, 2(dy) televizorë.  Materalet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për hetime të mëtejshme.
Më datë 08.06.2014, gjatë natës, në fshatin Darzezë komuna Dermenas Fier, është vjedhur duke hapur dritaren dyqani i  shtetasit A.T., ku janë marrë mallra me vlerë 70.000 lekë. Grupi hetimor kreu veprimet e para ku u gjetën dhe fiksuan gjurmë papilare. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materalet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 08.06.2014 nga Komisariati I Policisë Lushnje filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R.S., vjec 33, banues në Çermë e Sipërme Lushnje.Procedimi penal filloi për veprën penale“Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal, sepse më datë 07.06.2014, rreth orës 20.30, në banesën e tyre, për motive të dobëta, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij shtetasit K.S., vjecd 64.Materalet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje për veprime të mëtejshme.
Më datën 08.06.2014, ora 23.00 është paraqitur në Komisariatin e Policisë Lushnje, shtetasja B. Ç., vjec 20, e cila ka berë ankim pasi  ka marrë disa thirrje shqetësuese në celularin e saj nga një numër I panjohur.Materialet proceduriale do ti dërgohen Prokurorisë  Rrethit Gjyqësor Lushnje,  për veprën penale  të “Perdorimi me keqdashje e thirrjeve telefonike”, parashikuar nga nenet 275 i K.Penal.
fieri.com