Portugalia në karantinë, kërcënohet nga epidemia

Dy javë para startit të Botërorit (12.6- 13.7) problemet në Brazil janë shtuar së tepërmi. Dje është bërë e ditur se në qytetin Kampina të shtetit Sao Paulo, ku do të akomodohet Kombëtarja e Portugalisë, janë regjistruar tre viktimat e para nga ethet tropikale. Këtë gjë e konfirmon Komisioni i Higjienës kundër epidemisë, që ka analizuar se nëpërmjet këtij virusi janë infektuar me sëmundje të ndryshme edhe 32 mijë persona. “Kemi të bëjmë me një epidemi rekord”, – deklaroi kryetarja e komisionit, Andrea von Zuben.
Portugalia në alarm Në këtë qytet është akomoduar Portugalia, e cila është shokuar nga ky lajm, por federata ka qetësuar dhe siguruar përfaqësuesit. “Na është garantuar siguri maksimale. Jemi të informuar mbi këtë situatë dhe çdo gjë është nën kontroll. Nuk ka asnjë arsye pse të alarmohemi”, – bën të ditur federata portugeze.
Dezinfektim, ushtria në aksion Sipas burimeve nga Komisioni i Higjienës, autoritet në bashkëpunim me ushtrinë kanë asgjësuar 83 mijë ton lëndë, e cila konsiderohej si ushqim dhe burim i insekteve. Gjithashtu, aeroportet dhe qendrat stërvitore janë dezinfektuar. Edhe federata gjermane ka marrë masa mbrojtëse nga ethet tropikale dhe mushkonja tigër afrikane. “Ethet tropikale dhe parandalimi i pickimit të mushkonjave tigër është një çështje e njohur për ne. Detyra jonë është të shmangim pickimet”, – tha mjeku gjerman, Tim Majer.
Ç’është “ethet tropikale” “Denguer-Virus” quhet virusi që shkakton sëmundjen e etheve tropikale. Ai është virus i familjes Flaviviridae, gjinia Flavivirus. Ka 5 steriotipe dhe të pestë shkaktojnë sëmundjen e etheve tropikale. Është ARN-virus, pra virus me ARN jo ADN, e cila transmetohet te njerëzit nga mushkonjat e gjinisë Aedes dhe familjes Culicanea. Transmetohet ne mënyrë vertikale dhe nga mushkonja në mushkonjë. Kjo sëmundje është e përhapur më shumë në vendet tropikale dhe subtropikale.

Burimi: www.panorama-sport.com/ Ballshi.tk