Amazona, “capoeira” dhe Xhenifer Lopez, spektakli zgjat 25′

Një festë me ngjyra dhe tinguj mbi kaosin e shpërthyer pak orë më parë vetëm qindra metra larg stadiumit. Edicioni i 20-të i Kupës së Botës u hap zyrtarisht me ceremoninë inauguruese të stadiumit “Arena de Sao Paulo”. Një ceremoni e shkurtër, që zgjati aq sa ishte paralajmëruar 25 minuta, sepse protokolli u ripa edhe një herë pas vërshëllimave që presidentja braziliane, Dilma Rousef, dhe numri 1 i FIFA,- s, Sep Blater, dëgjonin 1 vit më parë në Brazilia, gjatë ceremoninë hapëse të Kupës së Konfederatave. U eliminuan fjalimet e shefes së qeverisë së vendit organizator dhe atij të qeverisë së futbollit për shkak të kontestimeve.
Shou - Në qendër të stadiumit, skena e spektaklit të animuar nga 660 figurantë dhe një dritare simbolike për t’u treguar spektatorëve që e ndiqnin nga ekrani, kulturën dhe historinë e Brazilit. Simboli i parë ishte përshkrimi i natyrës që karakterizon Brazilin: deti, lumenjtë dhe Pylli i Amazonës. Pastaj një seksion i dedikuar popujve që përbëjnë vendin, për të kaluar te kërcimet e disa balerinëve që kërcyen vallet tradicionale të vendit. Dhe në fund disa lëvizje të “capoeira”- s, artit marcial brazilian. Në qendër të skenës një glob i shndritshëm i krijuar me drita “led”, me ngjyrat e “Brazuca”, topit zyrtar të Botërorit, për të riprodhuar më pas flamujt e 32 vendeve pjesëmarrëse.
Më pas vëmendja u spostua te një i ri paraplegjik, i cili falë një strukture mbështetëse i dha shkelmin e parë topit, duke përcjellë mesazhin e sensibilizimit. Sfera e shndritshme hapet në mënyrë magjike, për t’u shndërruar në skenën ku do të këndohej himni zyrtar i turneut, “We are one” (Ne jemi një) i reperit Pitbull, i veshur me fanellën karioka, dhe këngëtareve Xhenifer Lopez, e veshur me jeshile dhe Klaudia Leiçe me blu, ngjyrat e flamurit të “Seleçaos”. Një orë Daniel Silva de Oliveira, (lart majtas) dhe stafi i ambasadës braziliane në Tiranë mjafton për të pastruar skenën duke ia lënë fushën e blertë Brazilit dhe Kroacisë, dy skuadrat e para që patën nderin të shkelmojnë zyrtarisht topin e 64 ndeshjeve, që do të shijojmë nga 12 qershori deri më 13 korrik.
Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Burimi: Ballshi.tk