Kim Kardashian eshte me diabet

Kim Kardashian po shijon muajin e fundit të shtatzënisë, duke mos i kufizuar vetes asnjë ushqim. Mirëpo, yllin 35 vjeçar e ka zënë paniku se mos vuante nga diabeti, pasi teksa po shijonte ushqimin ndjeu një dridhje në duar dhe këmbë.Pas kësaj situate ajo u detyrua të bënte të gjitha ekzaminimet e nevojshme mjekësore. Fatmirësisht rezultatet e analizave të gjakut treguan që gjithçka shkonte mirë për të dhe nuk kishte asnjë problem me diabetin. Kim ka falenderuar Zotin dhe është shprehur se do të vazhdojë të hajë çdo gjë që ka dëshirë. (gazeta-Shqip.com)