Pezullime nga puna në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave pas mosrealizimit të të ardhurave për 10 mujorin e 2015. Burime për Ora News bëjnë me dije se janë pezulluar nga detyra kryetarët e degëve Sarandë, Fier dhe Vlorë si rezultat i performancës së dobët. Po sipas të njëjtave burime, janë 15 të pezulluar në nivel Drejtorësh në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave. Doganat vijojnë që të krijojnë gropën më të madhe në buxhet dhe zërat kryesor me ndikim janë akciza, renta minerare dhe TVSH-ja në import. Për 10 mujorin e parë të këtij viti në buxhetin e shtetit mungojnë 10.9 miliardë lekë në krahasim me planin. Ndërkohë që në nivele shqetësuese mbeten edhe realizimi i investimeve me rreth 22 miliardë lekë më pak se plani.