Lufta e Tretë Botërore pasi që tensionet ndërkombëtare rreth çështjes së Sirisë rrezikojnë ta ndezin një luftë të tillë. Turqia ka pohuar se, janë përgjegjës rreth rrëzimit të një avioni luftarak rus këtë mëngjes, duke shtuar se avioni rus kishte hyrë në hapësirën ajrore të Turqisë. Ndërsa Rusia thotë se, avioni i tyre asnjëherë nuk ishte larguar nga zona ajrore e Sirisë. Por, Turqia gjithashtu thotë se e kishin paralajmëruar avionin luftarak 10 herë brenda 5 minutave që të largohet nga territori i tyre. Philip Hammond e ka përshkruar incidentin si një çështje me potencial shumë serioz, por a ka mjaftueshëm potencial që të shndërrohet në një konflikt më të gjerë? Hapësira ajrore Siriane është e komplikuar Përderisa hapësira ajrore rreth Sirisë bëhet vazhdimisht më e mbushur, komandantët ushtarak i frikësohen një përplasjeje mes avionëve luftarak, helikopterëve, droneve, raketave dhe që mund të ketë pasoja globale. Një ekspert ushtarak ka paralajmëruar: "Të racionalizosh një hapësirë kaq komplekse nuk është e mundur – si p.sh. ta fokusosh mendjen tënde rreth një kubi të Rubikut i cili lëviz me një shpejtësi 2000 km/h, dhe pastaj të shtosh edhe disa tjerë", percjell Lajmi.net. "Duke e marrë parasysh trafikun ushtarak atje në ajër, është me të vërtetë një brengë e madhe që një avion do të sulmohet si pasojë e një keqkuptimi të paqëllimshëm katastrofik. Kjo do të thotë se ne mund të jemi vetëm pak sekonda larg nga një eskalim i papritur i cili mund të na dërgojë neve në luftë", ka shtuar ai. Disa aeroplanë të SHBA-së mbi Sirinë, është dashur ti braktisin shënjestrat e tyre, pos kësaj edhe të largohet pakëz për të iu shmangur avionëve rus. Disa fotografi të radarit nga Qendra e Komandës të SHBA-së në Katar, tregojnë se sa janë afruar avionët F-16 të SHBA-së me ata rus Su-34 mbi Siri. Rreshteri Gen Charles Brown, komandant i kampanjës ajrore Amerikane në Siri, thotë se avionët e SHBA-së dhe të Rusisë ishin afruar rreth 20 milje afër me njëri-tjetrin, e cila do të thotë se me shpejtësinë të cilën ata fluturojnë, kanë qenë vetëm 30 sekonda larg një përplasjeje shkatërrimtare. Por ankthi më i gjerë është lufta e autorizuar e cila luftohet nga koalicioni global anti-ISIS kundër mbështetjeve të Assadit nga trupat e Putinit, mund të na shpijë në një konflikt botëror. Dr Foxall thotë: "Rusia ka një objektivë krejt ndryshe nga koalicioni i NATO-së dhe nga mënyra perëndimore për demokraci liberale dhe ndryshim të regjimit në Siri pasi që interesi primar i Kremlinit është të mbajë një regjim pro-Rus në Siri". /albeu.com/