Nje vite pa kengetarin Dr Flori

Ka kaluar tashmë një vit që nga humbja tragjike e kantautorit Dr. Flori, një prej personazheve më të dashur të muzikës shqiptare. Kompozitori dhe tekstshkruesi i shumë hiteve që do të rrembënin zemrën e fansave, u nda nga jeta më datë 17 nëntor 2014, në moshën 35 vjeçare, duke lënë pas, jo vetëm bashkëshorten Blerinë dhe dy fëmijë, vajzën Kaltrina dhe djalin Daniel, por dhe shumë këngë të papërfunduara. E tillë ishte dhe një demo e lënë ne studio, të cilën i vëllai i tij Albani sëbashku me një prej mikeshave të tij më të ngushta Aurela Gaçe, e shndërruar një hit me titullin “Baba në ktë skenë” pikërisht këtë verë që lamë pas./tvklan.al