Tensionohen marrëdhëniet me Turqisë e Rusisë pas rrëzimit të avionit ushtarak rus nga ushtria turke në një zonë kufitare mes Turqisë e Sirisë
Ora 16 55 Rekomandohet pezullimi i udhëtimeve drejt Turqisë
Agjencia Shtetërore e Turizmit, Rostourism po rekomandon pezullimin e shitjes së paketave turistike drejt Turqisë, informon agjencia e lajmeve ruse Ria news
Ora 16: 51 Tusk bën apel për gjakftohtësi
Presidenti i Këshillit Europian bën apel për qetësi. Përmes një postimi në Twitter Donald Tusk thotë: Në këtë moment të rrezikshëm pas rrëzimit të avionit rus është e rëndësishme të ruajmë qetësinë dhe gjakftohtësinë
Putin: Turqia mbështet ISIS në tregtinë e naftës
Pas një takimi me Mbretin Abdullah të Jordanisë, lideri rus akuzoi Turqinë se po mbështet ISIS në shitjen e naftës.
Putin: Prej kohësh kemi regjistruar lëvizjen e një sasie të madhe nafte dhe gazi nga territoret e pushtuara nga ISIS në Turqi.
Kjo shpjegon se nga po marrin financimet terroristët. Tani ata po na godasin me thikë pas shpine duke goditur avionët tanë që po luftojën terrorizmin. Kjo ndodh pavarëisht marrëveshjes që ne kemi firmosur me parnerët tanë amerikanë për të ndaluar incidentet ajrore. Siç e dini Turqia është pjesë e koalicionit amerikan që duhet të luftojë terrorizmin
Nëse ISIS po bën kaq shumë para, – ne po flasim për dhjetra ndoshta qindra miliona, ndoshta miliardë dollarë- në tregtinë e naftës, dhe ata janë të mbështetur nga forcat e armatosura të një shteti të tërë, është e qartë pse ata janë kaq të pafyturë dhe të guximshëm dhe pse po kryejnë sulme terroriste në të gjithë botën përfshi dhe Europën
Lavrov anulon vizitën në Ankara
Ndërkohë Lavrov anuloi vizitën e planifikuar për në Ankara të mërkurën për bisedime dy palëshe. Nga ana e autoriteteve turke thuhet se bisedimet do të mbahen siç ishte planifikuar
16:00 Erdogan thërret takim urgjent të sigurisë
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan thërret një takim urgjent të sigurisë ku bëjnë pjesë gjeneralët kryesorë, krerët e shërbimeve të inteligjencës, kryeministri Davutoglu dhe ministra të tjerë, informon CNN
Ora 15:07 Rrezohet dhe helikopteri rus
Raportime ende të pakonfirmuara nga rebelë sirianë bëjnë të ditur se një helicopter rus është rrëziuar në provincën Latakia të Sirisë, gjatë përpjekjes për të rekuperuar pilotët e avionit të rrëzuar, shkruan the Guardian.
Ora 15:00 Davutoglu: Kemi detyrë të mbrojmë territorin tonë
Kryeministri turk Ahmet Davutoglu tha se Turqia bëri detyrën e saj për të mbrojtur territorin
Davutoglu: Duam që Komuniteti ndërkombëtar të dijë se ne jemi gati për çdo sakrificë kur bëhet fjalë për sigurinë e jetës së qytetarëve tanë dhe të kufijve. Rrëzimi i një avionic që dhunoi hapësirën turke sot duhet të shihet në këtë kontekst. Nuk pranojmë një qëndrim që vë në dyshim pavarësinë tonë. Por bota duhet të dijë se është e drejta jonë ndërkombëtare dhe kemi kemi detyrimet tona kombëtare të marrim masa kundër çdo kujt i cili dhunon kufijtë tanë në tokë dhe ajër, pavarësisht paralajmërimeve tona të shumta”
Ora 14: 09 Putin: Rrëzimi i avionit, thikë pas shpine.
“Një thikë pas shpine e kryer nga bashkëpunëtorë të terrorizmit” kështu e quan presidenti Putin rrëzimin e avionit ushtarak rus në hapësirën ajrore kufitare të Turqisë me Sirinë paraditen e sotme.
Në reagimin e parë Presidenti Vladimir Putin tha: Nuk mund ta përshkruaj ndryshe”
Presidenti Rus deklaroi se avionic ishte 4 km brenda hapësirës ajrore në Siri. Ai shtoi se pilotët nuk ishin kërcënim
Vladimir Putin: Avioni ynë u qëllua nga një raketë ajër-ajër e qëlluar nga një avion turk F- 16. U rrëzua në territorin sirian, 4 km larg Turqisë. Asnjë nga pilotët tanë as avioni nuk kërcënonte territorin e Turqisë
Ne kemi analizuar çdo gjë dhe ngjarja e sotme tragjike do të ketë pasoja të rëndësishme përfshi dhe marrëdhëniet Rusi- Turqi. Ne gjithmonë kemi trajtuar Turqinë si një shtet mik.
“Nuk e di kush ishte i interesuar në atë çfarë ndodhi sot, por sigurisht që jo ne. Në vend që të marrin kontakt me ne, morën kontakt me partnerët e tyre në NATO për të diskutuar për incidentin sikur ne i rrëzuam atyre avionon dhe jo ata ne”
Në fund Putin shtoi dhe këtë deklaratë provokative
“Duan ta vënë NATO-n në shërbim të ISIS? E kuptoj se çdo shtet ka interesat e saj rajonale dhe gjithmonë e kemi respektuar këtë, por nuk do të lelojmë një krim të tillë të bëhen të udhës. Dhe sigurisht ne shpresojmë që komuniteti ndërkombëtar do të gjejë forcën për tu bashkuar në luftën kundër djallit të përbashkët.