Portal Lajmesh | Mallakaster

Rikthehemi se shpejti

Mallakastra.al po ndertohet nga e para - nje portal i ri per lajmet dhe zhvillimet e rajonit. Do te kthehemi me dicka ndryshe.

Deri ne lancim
00Dite
/
00Ore
/
00Min
/
00Sek
Klikoni linkun per me shume ->

Header Ads

Kryeministri Mustafa perkujton Adem Jashari-n

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e shënimit të ditëlindjes së 60-të, ka përkujtuar sot Komandantin Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, burrin e madh të kombit, Adem Jashari, si dhe daljen publike të UÇK-së. Kryeministri Mustafa, thekson se sot, kur shqiptarët kudo që ndodhen, shënojnë 28 Nëntorin, 103 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditën e Flamurit Shqiptar, ata kanë edhe një datë të shënuar, ditëlindjen e Komandantit Legjendar, Adem Jashari. “Adem Jashari, me jetën dhe veprën e tij të pavdekshme, hyri në panteonin e burrave të shquar të kombit, të cilët e udhëhoqën popullin e Kosovës drejt lirisë. Adem Jashari, së bashku me Familjen Legjendare Jashari nga Prekazi, dhanë gjithçka për Kosovën, lirinë, pavarësinë dhe shtetësinë e saj”, tha kryeministri Isa Mustafa. Duke përkujtuar aspiratat dhe idealet e Adem Jasharit dhe Familjes Jashari, kryeministri Isa Mustafa, shprehu zotimin e Qeverisë për të punuar me përkushtim të plotë në forcimin e shtetësisë dhe anëtarësimin e Kosovës në strukturat euroatlantike, duke fuqizuar njëkohësisht miqësinë tradicionale me SHBA-të dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë. /Telegrafi/
Powered by Blogger.