Shqipëria feston sot 103-vjetorin e shtetit të pavarur. 28-Nëntori është Festa e Flamurit dhe festohet nga çdo shqiptar, kudo ai jeton: në Shqipëri, trojet shqiptare në Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni apo dhe në Greqi. Sot kanë festë të gjithë shqiptarët ngado ata janë, që nga Plava e Gucia, Gjakova e Prishtina, Shkupi e Tetova, gjithë Çamëria dhe qytete të tjera. Kjo karikaturë është bërë nga gazeta Koha.net, ku paraqiten shqiptarë të viseve të ndryshme duke trokitur gotat. Ajo që mbetet për tu thënë në këtë ditë të shënuar është: Gëzuar Pavarësinë! /Albeu.com/