Kryeministri i vendit, Edi Rama organizoi sot në Qendrën për Hapje dhe Dialog një pritje me rastin e festës së Çlirimit, ku ishin të pranishëm përfaqësues të partive politike, kabinetit qeveritar, diplomatë, përfaqësues të medias etj. Pasi vlerësoi dhe shprehu mirënjohjen e thellë për dëshmorët e LANÇ, që dhanë jetën në betejën e përbashkët botërore ndaj nazifashizmit, Rama u shpreh se sot bota rrezikohet nga një luftë e tretë botërore, nga një armik i ri dhe i panjohur, por edhe më mizor se sa nazifashizmi, siç është terrorizmi. Rama tha se sulmet e 13 nëntorit në Francë ishin ishte një mesazh i përgjakshëm lufte ndaj gjithë botës që rilindi dhe u zhvillua mbi gërmadhat e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare. “29 nëntori na ndihmon të kujtojmë se e keqja është gjithmonë pranë besh. Sulmi i pabesë në emër të një zoti të tradhtuar, siç tha presidenti francez Hollande ishte një mesazh i përgjakshëm lufte ndaj gjithë botës që rilindi dhe u zhvillua mbi gërmadhat e luftës. Ky 29 nëntor na tregon se jemi të kërcënuar haptazi nga diçka edhe më e errët se nazizmi. Ndaj ky 29 nëntor duket më frymëzues se atëherë kur armiku i ri i njerëzimit nuk ishte shfaqur ende. Të mos lejojmë armikun e ri të futet në jetën tonë. Kjo luftë e re shpirtëore bëhet për të mos lejuar që terrori të bëhet pjesë e jetës sonë. 29 nëntor 2015 (gazeta-Shqip.com)