Gold Ag dhe Greta takojn Sali Berishen

Greta Koçi dhe reperi Gold Ag i kanë bërë një vizitë ish-kryeministrit të Shqipërisë, njëherësh ish-liderit të PD-së, Sali Berisha. Këngëtarja gjithmonë ka qenë një mbështetëse e Partisë Demokratike dhe ka qenë edhe pjesë e strukturave të saj, ndërkohë që reperi nga Presheva njihet për patriotizmin e tij dhe si mbështetës i idesë për Shqipërinë Etnike. “Në një takim të veçantë me liderin historik të Partisë Demokratike, z. Sali Berisha!”. “Një nder dhe kënaqësi për mua, por edhe për Arianin, të ndanim disa çaste me një ndër njerëzit më të mëdhenj që ka pasur dhe do të ketë Shqipëria”, ka shkruar këngëtarja në postimin e saj. Kujtojmë që Greta dhe Goldi në muajin tetor sollën bashkëpunimin “Mas miri” që rezultoi shumë i suksesshëm. /Telegrafi/