Reali fiton pa shkelqim ndaj Eibar

Reali i Madridit duhej të rikthehej te fitorja në kampionat pas disfatës në El Clasico dhe e bëri, në shifrat 0-2 në fushën e Eibar. Në Ipurua vendosën golat e Bale dhe një penallti e Ronaldos për ti dhuruar pak frymëmarje Rafa Benitez pas polemikave të ditëve të fundit. Me mungesa të rëndësishme në mbrojtje me Ramos Varane e Marcelo në infermeri trajneri spanjoll ishte i detyruar të rreshtonte Carvajal në të djathtë, Danilon në të majtë dhe Pepe e Nacho në qendërm, në mesfushë një fanellë titullari dhe për Kovacic ndërsa para luanin pikërisht Bale e Ronaldo. Realli pas një cerek ore lojë pati një rast të mirë të shpërodruar nga Ronaldo me Risego që ndali në mënyrë akrobatike topin, Los Blancos nuk është se krijuan shumë madje fituan kornen e parë në minutën e 42. E gjuajti Modric që pas një shkëmbimi pasash me James lëshoi një krosim perfekt për Bale që shënoi golin e avantazhit. Zotëria 100 milionësh nuk shënonte që nga gushti i kaluar, dhe ky është goli i tretë sezonal për të në La Liga. Në pjesën e dytë Eibar luajti më me guxim duke avancuar përpara por pa krijuar ndonjë rast të madh madje rrezikoi shumë në minutën e 63 kur Junca rrëzoi në zonën baske Ronaldon në një penallti evidente por që arbitri nuk e akordoi pavarësisht protestave të portugezit. Ronaldo coi dëm një tjetër rast të mirë në minutën e 72 në një pasim fenomenat të Lucas vasquez, por gjithsesi rasti i golit i erdhi në minutën e 82 kur arbiotri Gil Manzano akordoi një penallti për një faull të Dani Garcias ndaj Lucas Vasquez që e pa vetëm arbitri i cili duhet thënë se ishte në një ditë të keqe. Gjithsesi nga pika e bardhë Ronaldo shënoi golin e 2-0 dhe të 235 për të La Liga duke kaluar keshtu Hugo Sanchez për tu bërë golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e kampionatit spanjoll pas Lionel Messit me 290 gola dhe Telmo Zarra me 251 finalizime. E rëndësishme është që Reali nuk pësoi gol pasi kishte pësuar plot 10 të tillë në 3 ndeshjet pararadhëse dje në klasifikim rikthehet i treti me dy pikë më pak se Atletiko dhe 6 pikë larg Barcelonës kryesuese.
www.supersport.al