Nis 'lufta' se kush da ta drejtoje edicionin e ardhshem te Big Brother 9

Arbana Osmani dhe Ledion Liço duket se kanë nisur një betejë të heshtur për prezantimin e sezonit të ardhshëm të Big Brother. Prej vitesh kjo shfaqje prezantohej nga Arbana, por këtë vit u drejtua nga Ledioni për shkak të shtatzënisë së Arbanës. Mirëpo, prezantuesja e njohur tashmë është rikthyer dhe kërkon vendin e saj, ndërsa Ledioni nuk ka ndërmend ta lëshojë, transmetojnë mediat. Fansat janë në krah të Arbanës, derisa Ledioni ka në krah të tij drejtuesit e Top Channel. Dihet tashmë që Ledion Liço është në lidhje me Sara Hoxhën, pronaren e TCH dhe kjo natyrisht mund të ketë ndikim në përzgjedhjen e prezantuesit për edicionin e ardhshëm.