Rritet numri i Kombetareve ne kampionatet botrore

Një lajm i mirë vije për Kombëtaret e futbollit vije nga FIFA. Pas Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), edhe Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA), ka vendosur të ndryshoj numrin e pjesëmarrësve nëpër kampionate botërore. Bëhet fjalë për kampionatin botëror të vitit 2026, ku parashikohet që të marrin pjesë 40 Kombëtare, përkatësisht tetë më tepër se që janë deri më tani, transmeton Telegrafi. Kështu së paku thuhet në njoftimin e FIFA-s, e cila vendimin përfundimtar do ta merr në muajt në vazhdim. Kujtojmë se UEFA ka rritur numrin e Kombëtareve që do të luajnë në kampionatet evropiane nga 16 ekipe në 24. /Telegrafi/