Portal Lajmesh | Mallakaster

Rikthehemi se shpejti

Mallakastra.al po ndertohet nga e para - nje portal i ri per lajmet dhe zhvillimet e rajonit. Do te kthehemi me dicka ndryshe.

Deri ne lancim
00Dite
/
00Ore
/
00Min
/
00Sek
Klikoni linkun per me shume ->

Header Ads

Terhiqet PD, vetem deputetet e Tiranes do te braktisin komisionet

Kur foli të shtunën në mbrëmje me gazetarët për të komunikuar zyrtarisht protestën e 17 dhjetorit para Kuvendit të Shqipërisë, kreu i opozitës nuk tha një detaj të rëndësishëm. Deri të enjten, deputetët e Partisë Demokratike nuk do jenë në Parlament. Ata janë urdhëruar të mos marrin pjesë në komisionet parlamentare, por të ndihmojnë kryetarët e degëve të Partisë Demokratike për masivitetin e protestës së të enjtes. Por më pas, në një reagim informal, Partia Demokratike tha se ka patur një keqkuptim me mesazhin e kryetarit Basha, i cili u drejtohej vetëm deputetëve të Tiranës. Megjithatë, Top Channel, disponon të dy mesazhet që u janë shpërndarë deputetëve që banojnë në Tiranë, pavarësisht se në cilat zona janë zgjedhur. I pari, i mbrëmjes së të shtunës thotë se asnjë deputet nuk duhet të marrë pjesë në komisione. I dyti është shpërndarë rreth 3 orë pas transmetimit të lajmit në Top Channel. Mesazhi i dytë i orës 18:00 të së dielës, thotë se në mbledhje mund të marrin pjesë edhe deputetë të Tiranës që janë kryetarë apo nënkryetarë komisionesh. Në axhendën e komisioneve parlamentare janë për t'u shqyrtuar disa projektligje, përfshirë edhe ai i buxhetit, për kundërshtimin e të cilit opozita po thërret qytetarët në protestë. / Top Channel

Powered by Blogger.