Një 42 vjeçar i papunë është kurorëzuar si njeriu më i shëmtuar në Zimbabve, gjatë një konkursi për njerëzit më të shëmtuar në vend, që u zhvillua në Harare. Maison Sere, të cilit i mungonin disa dhëna dhe ishte veshur me kostumin tradicional vendas, mundi konkurrentët e tjerë për të marrë çmimin 500 dollarë, një shumë e konsiderueshme për vendin që përballet me një papunësi masive. “Dua të falenderoj zotin për këtë titull, në konkursin e fundit dola në vend të katërt. Doja thjesht të fitoja titullin dhe ja dola si fitues” tha Sere për gazetarët gjatë aktiviteteve festive në vend, pas konkursit ku morrën pjesë edhe turistë të huaj. Por William Masvinu, i cili e ka fituar 3 herë çmimin si mashkulli më i shëmtuar, e që këtë herë fitoi vetëm 100 dollarë, pra çmimin e dytë, shpërtheu në ulërima. “Juria nuk është e drejtë. Organizatorët duhet të kërkojnë juri të re. S’mund ta besoj që humba këtë herë” tha Masvinu. Organizatori i spektaklit David Machowa tha se e krijoi këtë paradë në vitin 2012 për të celebruar bukurinë e të shëmtuar. “Spektakli i natës së shkuar ishte një sukses i vërtetë dhe mezi pres të organizojmë spektaklin e vitit të ardhshëm” tha ai.   /Oranews.tv/