Qëllimi i jetës sime nuk kanë qenë postet as pasuria, por pasioni për profesionin e gjeologjisë dhe kënaqësia që ndjenja për naftën që nxirrej nga vendburimet e reja të zbuluara e veçanërisht nga projektimi i puseve të temave ku unë isha autor; sepse të ardhurat e fituara do të ndihmonin ekonominë e vendit dhe popullin tim.
Kompanitë e huaja po kryejnë shpime për kërkimin dhe zbulimin e vendburimeve të reja të naftës në rajonet, që kemi përcaktuar dhe projektuar ne specialistët e Institutit gjeologjik të naftes dhe të gazit me qendër në qytetin e Fierit. Ata nuk e njohin gjeologjinë e vendit tonë, sepse nuk kanë kryer studime gjeologjike, por kanë marrë studimet tona gjeologjike dhe vendet ku ne specialistët e Institutit Gjeologjik të Naftës kemi projektuar puset nga drejtuesit e qeverise sonë. Unë autori kryesor së bashku me kolegët e mi Pr. Dr. Ali Mema (Ing. Gjeofizik), etj. kemi projektuar puset në brezin e Beratit dhe konkretisht në rajonin e Shpiragut ku kompanitë e huaja janë duke shpuar. Puset tona shpuan deri në thellësinë rreth 3530m. Sondat tona nuk mundën të shponin më thellë për arsye të kapacitetit tyre.
Unë kreva studimet në shkollën e mesme dhe të lartë me bursë në nje kohë prej 9 vjetësh në Tiranë; në sajë të taksave që pagoi populli im i shumëvuajtur Shqiptar. Si rrjedhojë unë nuk kam të drejtë ti shes rezultatet e punës sime 48 vjeçare, sepse ato i takojnë vendit dhe popullit tim Shqiptar; prandaj po botoj rajonet konkrete perspektive për naftë dhe gaz që të njihen të gjithë qytetarët e vendit tim Shqiptar.
Rajonet konkrete perspektive për naftë dhe gaz:
A. Strukturat karbonatike të mbuluara nga flishi:
Rajone të shkallës së parë:
1. Amantia thellësia e pritëshme rrethe 3000 metro
2. Vlora me katër blloqe tektonike. Thellësitë e pritshme rreth 4500m; 4000m; 4500m dhe 5000 metro
3. Treblova. Thellësia e pritshme rreth 1500 m
4. Rexhepaj. Thellësia e pritshme rreth 1800m
5. Brezi i Beratit. Rajoni i Shpiragut. Thellësia e pritshme 4500-6000m
6. Dumreja. Thellësia e pritshme 5500-6000m
Rajone të shkallës dytë:
1. Vrioni. Thellësia e pritshme rreth 4500m
2. Rusian. Thellësia e pritshme rreth 3500m
3. Picar-Kardhiqi me tre blloqe. Thellësia e pritshme rreth 2800m; 3000m dhe 2500m
4. Perati. Thellësia e pritshme rreth 1000m
5. Rradhima.Thellësia e pritshme rreth 4000m
6. Ramica. Thellësia e pritshme rreth 2500m
7. Bolena. Thellësia e pritshme 3500-4000m
8. Borshi Verior. Thellësia e pritshme rreth 6000m
9. Sevasteri me dy gungëzime. Thellësia e pritshme rreth 3000m dhe 3500m
10. Vagalati. Thellësia e pritshme 4000-4500m
11. Paper. Thellësia e pritshme rreth 5500m
12. Rova. Thellësia e pritshme rreth 5500-6000m
Rajone të shkallës së tretë:
Prongji, Ardenica, Dragoti, Pajuni, Peshtan, Galigati, Kozani Verior, Petrela, Mëzezi, Rodoni, Butrinti. Më pak të njohura: Orikumi, Shushica, Elbasani, Shijani, Spiteni, Hajmeli, etj.
B. Nafta e lidhur me shtresat ranore:
Rajone të shkallës së parë:
Zgjerimet në vendburimet e njohura: Kuçove, Marines-Kolonjë dhe Pekisht-Muriz.
Rajone të shkallës së dytë:
Monoklinali Cakran-Ardenice nën mbihypjen e kripërave dhe rajoni i Pekishtit.
Rajone të shkallës së tretë:
Zona e Ishmit.
Gazi i lidhur me shtresat ranore:
Të vazhdojnë kërkimet në vendburimet e njohura: Divjake, Frakull dhe Povelçe. Perspektivë konsiderohen dhe rajoni i Semanit, Durrësi, Kepi i Rodonit, etj.
C. Për rajonet detare
Nga të dhenat e deritanishme perspektiva nën ujrat detare eshte e lidhur me strukturat karbonatike dhe me ranoret në thellësi rreth 6000m dhe me thellë.
Për ti përcaktuar konkretisht strukturat naftëgazmbajtëse eshte e domosdoshme të kryhen punime gjeofizike.
D. Për të përcaktuar strukturat perspektive naftë dhe gazmbajtëse në zonën tektonike të Krujës dhe më në lindje duhen kryer punime gjeofizike.
fieri.com/Ing. Gjeolog Prof. Dr. Hazbi Shehu