Thaçi i uron suksese Kosovës në ndeshjen kundër Senegalit

Kryeministri në largim, Hashim Thaçi i ka uruar suksesepërfaqësueses së Kosovës përballë Senegalit në përballjen e sotme në Gjenevë.

Ai shkroi një status, ku tha se ndihet krenar që shteti i Kosovës ka një përfaqësuese të veten dhe ka kërkuar nga diaspora mbështetje sa më të madhe për ndeshjen.

"Diaspora jonë është pasuri për vendin tonë dhe ambasadore e Kosovës. Tani që erdhi dita qështeti ynë të ketë Përfaqësuesen në futboll, e kemi pasur obligim që të ua mundësojmë mërgimtarëve tanë të dashur ta ndjekin një ndeshje nga afër. I uroj suksese Kosovës në ndeshjen e sotme ndaj Senegalit, në Gjenevë, nga ora 17:00", ka shkruar Thaçi. /albeu.com/