ARDITI DHE JULIANA SHIJOJNË PUTHJET PLOT PASION, NATËN E FUNDIT NË SHTËPI

Juliana dhe Arditi shkojnë në dhomën e gjumit. Ata shtrihen tek krevati i Arditit dhe shkëmbejnë puthje plot pasion mes tyre. Sonte është nata e fundit, që çifti puthet në shtëpinë e Big Brother-it. 
Juliana dhe Arditi qëndrojnë gjatë në praninë e njëri-tjetrit. Ata puthen dhe përqafohen, teksa shkëmbejnë biseda të shkurtra. Juliana shprehet se ata të dy kanë pasur gjithë shtëpinë kundër, por Arditi thotë se ata ia kanë dalë shumë mirë të mbrojnë veten e tyre. “Boll janë munduar të shpikin, por nuk i lejuam ne dhe jam i lumtur për këtë”, thotë Arditi. Juliana kujton se ata kanë kaluar shumë momente të bukura mes tyre. 
Nevila vjen pranë çiftit. Legensat gëzojnë për 100 ditët e qëndrimit në shtëpi. Juliana dhe Nevila këndojnë dhe kërcejnë sipër krevateve. Më pas ata shkojnë në tualet dhe bëjnë dush, duke luajtur me ujë me njeri-tjetrin. 
 
Ndërkohë Jonë dhe Meridiani bisedojnë në dhomën e gjumit. Meridiani shpreh sërish pendesën që nuk nominoi Julianën, por Mikelën. “Iku ajo punë”, thotë Jona. Meridiani ikën në dhomën e tij. Jona përshëndet motrat, shoqen, Matildën dhe Visarin, duke i puthur tek kamera dhe duke i uruar “natën e mirë”. Valeri uron grupin e “Legensave” suksese për nesër dhe ata ia kthejnë urimet. 
Meridiani, Jona dhe Valeri flenë gjumë.