Të dobësohesh me proteina

Kjo dietë rekomandohet për të siguruar rënie në peshë që shkon nga 4 deri në 8 kg gjatë pas dy javësh, nëse e ndiqni deri në fund sipas këshillave të mëposhtme.

Me këtë lloj diete, shpesh dobësimi është i shpejtë, edhe në rastet më të vështira. Me të i garantohen organizmit proteinat që i duhen. Ne nuk kemi uri dhe nuk ndihemi të lodhur.
E hënë
Mëngjesi: Kafe turke pa sheqer. Kafja të jetë turke, masë e zakonshme në një filxhan të madh çaji
Dreka: Dy vezë të ziera dhe spinaq, më pak kripë
Darka: Një biftek 150-250 gram, ose tre fileto pule të pjekur me sallatë e gjelbër
E martë
Mëngjesi njësoj
Dreka: Biftek 150-250 gram me sallatë të gjelbër dhe fruta
Darka: 150 – 200 gram proshutë e tymosur
E mërkurë
Mëngjesi njësoj
Dreka: Dy vezë të ziera me sallatë të gjelbër dhe domate
Darka: 150-200 gram proshutë e tymosur me sallatë e gjelbër
E enjte
Mëngjesi njësoj
Dreka: Një vezë të zier me karota të ziera, ose djathë.
Darka: Fruta dhe një filxhan kos
E premte
Mëngjesi: kafe pa sheqer dhe karota me limon
Dreka: Një vezë të zier me karota dhe djathë
Darka: Biftek 150-250 gram me sallatë të gjelbër ose peshk me sallatë të gjelbër
E shtunë
Mëngjesi njësoj
Dreka: 250 gram pulë të pjekur
Darka: dy vezë të ziera me sallatë të gjelbër
E diel
Mëngjesi: Çaj limoni pa sheqer
Dreka: Biftek dhe fruta
Darka, sipas dëshirës
Kujdes: 
Ditën e diel në darkë, këshillohet supë me mish e shoqëruar me kos ose fruta.
Dieta duhet të zbatohet me përpikëri ashtu sikurse është përshkruar.
Nuk duhet absolutisht te konsumohet bukë.
Nuk tolerohet fare alkool.
Dieta zgjat dy javë.
Nuk duhet të konsumohet ëmbëlsira.
Ujë dhe çaj pa sheqer, pa kufizim. /Telegrafi/