Lazarati, fshati më me shumë makina

Në Lazarat, 67,3 për qind e familjeve ka të paktën një makinë. Ky është rezultati i dalë nga një studimi i ekspertëve evropianë, mbi bazën e Censusit 2011.

Përqindja e familjeve lazaratase që kanë të paktën një makinë në oborrin e tyre është shumë mbi mesataren në rang vendi, që është 24,8 për qind.
Por jo të gjithë i përdorin makinat për punë, pra një pjesë janë makina luksi.
Kështu, transporti për në punë me makinë dhe me motoçikletë arrin në 47,6 për qind, kur Shqipëria e ka mesataren 24,6 për qind.
Duke analizuar shifrat e transportit për në punë, del se me autobus, minibus, tren dhe taksi udhëtojnë 16.25 për qind e popullsisë së komunës.
Kjo përqindje del nga raporti i numrit të personave që shkojnë në vendin e punës me autobus, mikrobus, tren ose taksi, ndaj numrit gjithsej të personave që punojnë në një vend fiks larg shtëpisë në Shqipëri, atyre që nuk kanë një vend pune fiks në Shqipëri dhe atyre që punojnë jashtë shtetit.
Më e ulëta është në Lurë, ku Censusi e konstaton këtë raport me 0 për qind.
Por jo i gjithë Lazarati udhëton me makina. Transporti për në punë në këmbë dhe me biçikletë zë 28,83 për qind. Personat që udhëtojnë vajtje-ardhje për motive punësimi janë 324.
Ky është numri i personave të punësuar, të cilët punojnë në Shqipëri, në një vend fiks pune larg shtëpisë dhe që udhëtojnë rregullisht nga vendbanimi i tyre i zakonshëm, në një vend tjetër (brenda ose jashtë komunës/bashkisë ku jetojnë).
Vlera më e lartë e tyre është në Tiranë, 125553 persona dhe më e ulëta në Sult, ku udhëtojnë për punë vetëm 6 persona, thuhet në një analizë të botuar sot në gazetën Shqip. /gazetadita/