Fushata elektorale nisi edhe zyrtarisht, megjithese kandidatet e dy kampeve kryesore kane nisur prej disa ditesh takimet me qytetaret ne kerkim te votes se tyre.
Vemendja me e madhe eshte perqendruar ne Tirane, ku Erion Veliaj eshte pe-
Vemendja me e madhe eshte perqendruar ne Tirane, ku Erion Veliaj eshte pe-
rballe Halim Kosoves. Si Veliaj ashtu edhe Kosova keto dite jane perfshire ne takime te shpeshta me qytetaret per t’i prezantuar ata me programin qe kane, por edhe per te marre prej andej shqetesimet e tyre.
E pikerisht ne perfundim te turit te degjesave 10-ditor, Erion Veliaj mberrin me nje program, qe e shpalosi edhe kete te enjte me Sokol Ballen ne Top Story.
Zgjedhjet elektorale ne tirane kane qene gjithmoen specifike, nga tirana kane dale fatet e dy liderve kryesore ne kete vend, edi rama dhe lulzim basha, te gjithe kandidatet e kane nisur ate me heret, pertej sondazheve, dy figurat.
***
Sokol Balla: Sot keni premtuar qe do te shpalosni per here te pare programin tuaj, apo ate te qeverisjes se majte ne Tirane, nese do ta riktheni, sa kohe keni qe e mendoni projektin?
Erion Veliaj, kandidat i ASHE per Bashkine e Tiranes: Qe nga 16 prilli, kur u njoftua emri nga PS, por mendoja cdo dite per te kthyer Tirane-
Sokol Balla: 16 prilli ishte data kur Edi Rama deklaroi qe ju do te ishit kandidati, a ka qene ne mendjen tuaj Tirana para kesaj date?
Erion Veliaj: Nuk kam pasur nje projekt te tille. Edhe ne javen e fundit si minister kam qene ne krye te punes. Diten e fundit biles kemi kaluar ligjin e dosjeve per te mberritur ne nje faze qe ndajme Shqiperine nga Rusia, si te vetmit vende pa transparance. Rama me dha privilegjin per t’u sherbyer 1 milion shqiptareve. Ka qene puna me e bukur ne bote per mua, dhe besoj se edhe tjetra do jete po aq.
Sokol Balla: A ishte procesi i mirefillte demokratik, apo preference e Rames?
Erion Veliaj: Une di te them qe kemi pasur 12 biseda te ndara ne 12 qarqet. Ne nje proces isha subjekt, ne nje tjeter ishta objekt. Mund te flas vetem per ate te Gjirokastres, qe ishte demokratik, dhe ku isha pjese si deputet. Besoj qe i njejti proces ndodhi edhe ne Tirane.
Sokol Balla: Ka pasur shume informacione, ka pasur zera te cilet kontestonin menyren sesi po perzgjidheshit. Emri juaj nuk ishte risi, jeni perfolur si nje nga emrat qe mund te kandidonin. Ne shtator 2014 pyeta Ramen, per kete gje. Pergjigjia e tij ishte se “nuk ka asgje te vertete ne kete dhe mund t’ju siguroj qe Erion Veliaj do te jete minister deri ne fund te mandatitâ€. Cfare ndryshoi?
Erion Veliaj: Duhet te pyesni zotin Rama. Ai eshte kapiteni i ekipit tone, qe menaxhon nje skuader te qeverisjes vendore dhe nje te qeverisjes qendrore. Besoj qe persa kohe ka kete besim maksimal te publikut shqiptar dhe ne qeverisjen tone solide, eshte vendimi i kapitenit per te propozuar sesi luan skuadra.
Sokol Balla: Pra ka qene vendim i Rames?
Erion Veliaj: Besoj eshte e pamundur qe te jesh i suksesshem sot pa pasur bekimin e kapitenit. Rama dhe Meta kane qene kyc per kalimin e refomrmave qe sot ndryshojne jete njerezish. Kemi ndermarre nje sfide kur kemi hapur zyrat e punes, shkollat profesionale, s’kemi marre vendime te lehta dhe ne kete sens eshte e pakontestueshme mbeshtetja e kryeministrit dhe e kryetarit te Kuvendit.
Sokol Balla: Ndonjehere garat dhe stilet brenda nje partie konceptohen si perballje te fortesh, apo gjelash, ne fakt duhet te jete nje perballje projektesh, sidomos kur behet fjale per kryeqytetin. Do ishte me mire qe ne gjirin e PS, mes kandidateve qe u perfolen, te kishte perballje te verteta projektesh?
Erion Veliaj: Sot kemi nje lajm te mire. Blendi Klosi eshte minister i Mireqenies Sociale dhe Rinise, dhe i uroj suksese, per ironi ministria i sherben 1 mln banoreve, dhe tirana eshte 1 mln banore.
Sokol Balla: Perzgjedhja e zotit Klosi, me shume sesa per aftesite e tij duket si kompensim…
Erion Veliaj: Jam ketu per te folur per te ardhmen dhe per te kthyer Tiranen ne pune.
Sokol Balla: A eshte Erion Veliaj nje figure konsensuale? Keni marre mbeshtetje nga Majko dhe Blushi, por prania e Saimir Tahirit ne promon tuaj elektorale, duket e sforcuar per te zbehur ate qe flitej qe kishte nje rivalitet mes teje dhe Tahirit?
Erion Veliaj: Ne ekip i kemi rolet e ndara. Ne kete beteje une jam kandidat i ASHE ne Tirane, saimir Tahiri eshte kapiteni yne per Tiranen. Saimiri eshte sot ministri me i suksesshem i Brendshem qe ka pasur Shqiperia. Sot flasim me fakte qe kemi renie te krimit, polici korrekte dhe disiplinore. Me Pandin (Pandeli Majko) marredhenia eshte ndryshe. Ai eshte nje mentor. Pandi ka qene gjithnje dikush me te cilin ne komunikonim. Jam i nderuar qe kam bekimin dhe keshillen e tij ne kete gare.
Sokol Balla: Thuhet se per kandidaturen tuaj jane pyetur me shume sesa deputetet e Tiranees, jane pyetur te gjithe deputetet, dy jane shprehu kunder, dhe ata kane qene deputete te Tiranes, dhe njeri prej tyre flitet se ka qene Tahiri.
Erion Veliaj: Nga 88, 86 jane shprehur pro, kjo eshte goxha mbeshtetje. Saimiri eshte miku im i ngushte, ne jemi te qarte qe ne do te fitojme bindshem ne Tirane. Me fitoren e 21 Qershorit te kemi nje larje haku te nje poshterimi te kater viteve me pare te qytetareve te Tiranes. Sic u vodh ajo fitore, u vodhen edhe kater vite pasi asgje nuk u be.
Sokol Balla: Ju thoni qe ka nje sens hakmarrjeje, vendosjeje ne vend te padrejtesise se 2011. Ne ate kohe, pala kundershtare u paraqit ne nje koalicion te panatyrshem, me Partine Komuniste e te etj. Pak a shume sot paraqitet edhe partia juaj, keni Idrizin, Ndoken, FRD, megjithate, ne te gjitha sondazhet jeni shfaqur ne kuota te larta, por me te ulta se koalicioni?
Erion Veliaj: Nuk me shqeteson kjo. Ju thate qe pervec PS dhe LSI, qe jane dy aleate tradicionale, sigurisht qe ne 3 vitet e ardhshme kam edhe nje sfide te dyte, sfide me nje anetar te koalicionit qe do te votojne per here te pare per nje kandidat te majte, per here te pare t’u sherbej atyre si nje kandidat i majte. E shoh si mundesi per te rritur me shuem perkrahjen publike te koalicionit, sesa nje problem.
Sokol Balla: Keni pasur nje histori ulje-ngritje, me Ilir Meten. U duk sikur partia juaj po asgjesonte efektin e qenies se LSI-se ne 2009 jashte koalicionit me PS. A u mor mendimi i Ilir Metes per kandidaturen tuaj?
Erion Veliaj: Kam pasur nje pervoje te shkelqyer me Meten ne kete 1 vit e gjysme. Do te ishin te pamundura ktyo reforma nese s’do te ishte mbeshtetja e Ilir Metes. Ka qene kyc qe disa vendime kritike te kalonin ne nje kohe rekord ne Parlament, dhe disa ligje u bene realitet fale kurajos se Ilir Metes. Ndjehem i nderuar qe Ilir Meta mbeshtet kandidaturen time. Kam qene i qarte qe ne momentin qe u krijua ky koalicion.
Sokol Balla: Nese fitoni me 21 Qershori, fitorja ne Tirane a eshte nje hap per me tutje?
Erion Veliaj: Kam vetem nej ambicie ne kete moment, t’u sherbej qytetareve te Tiranes, te bashkepunoj me Qeverine, te kthej Tiranen ne pune, pasi ka 4 vjet qe ka nje kryetar bashkie qe eshte turist. Besoj qe ambicie me te madhe se kaq nuk mund te kete njeriu. I fokusohem qytetit tim, ku kam lindur dhe jam rritur.
Sokol Balla: Eshte nje nga mundesite qe te humbisni zgjedhjet, si do te jete bashkepunimi juaj me Bashen kryeminister? A do bashkepunonit?
Erion Veliaj: S’dua te krahasohem me Bashen, sepse nuk mund te krahasosh nje njeri qe mban gjithmone fjalen me nje njeri qe s’e mban ate. Po krahasohem me nje njeri qe ishte minister i Jashtem shiti detin, vrau 4 qytetare ne bulevard. Ambicia ime eshte per Tiranen dhe do t’i qendreoj kesaj.
Sokol Balla: Teorikisht zgjedhjet e 2017-es mund te zgjedhin nje fitues tjeter, ne kete rast, ju si kryetar eventual Bashkise se Tiranes, do detyroheshit te bashkeqeverisnit me nje figure te PD, mendoni qe si nje figure politike qendrore, nje bashkeqeverisje me Lulzim Bashen kryeminister do t’i ndihmonte apo ndeshkonte qytetaret e Tiranes?
Erion Veliaj: Qe te jete PD fituese ne 2017, s’ka asnje shans. Eshte zero sepse ajo qe po thua ti eshte qe ai qe shkaterroi Tiranen ne 4 vite, ta promovosh per te shkaterruar Shqiperine. S’ka asnje shans!
Sokol Balla: Kjo bashkeqeverisje, do te ishte e shendetshme per interesat e qytetareve te Tiranes?
Erion Veliaj: Po te thosha qe do ta marr edhe me 1 gram te vertete hipotezen, fyej inteligjencen e qytetareve, por me vjen keq, sepse shansi eshte zero. Ky vend eshte plot me njerez te mencur.
Sokol Balla: Pse ju sulmojne kaq shume nga krahu tjeter?
Erion Veliaj: Do shqetesohesha nese nuk me sulmojne sepse do te thoshte qe nuk po kryej asnje pune dhe nuk po i prish terezine asnjerit. Fakti qe sulmohem nga ish-kryeministri, djali i tij dhe gjithe familja ne hetim, do te thote qe u kam prishur terezine.
Sokol Balla: Cila eshte e verteta e shitesit te fiqve qe kerkon te qeverise Tiranen?
Erion Veliaj: E para njehere eshte qe une nuk kam lindur me Halim Kosoven, kam lindur me nje doktoreshe. Ajo qe besoj une eshte qe, eshte fyese qe te vene dike dhe te pyese ne menyre denigruese per kandidatin tjeter, eshte fyese! Kane zgjedhur qe te bejne nje fushata barcaletash, denigruese, por besoj qe kur te kap ajo inertesia e rrenave, s’di ku ndalon. Eshte njesoj si per Lulin. Nuk e nderon doktorin tone kjo sjellje. Minimalisht per betimin e hipokratit, sekretet e klinikes duhet te ngelin brenda klinikes. Nuk eshte shenje emancimi kjo. Une kam shitur fiq kur kam qene 12 vjec. Kam qene jetim, qe jetoja vetem me mamane, dhe kam bere pune te ndershme. S’e kam zili te jem si Shkelzeni, te kem lindur me nje baba te famshem e te pasur, ndaj them qe ketu kandidojne dy modele, modeli qe keta tallin, qe ja dalin fale zellit dhe talentit te tyre, dhe modeli i barcaletave. Nuk kam asnje kompleks per kete. E ftoj per debat, por ne jemi modele te ndryshme.
Sokol Balla: Gara te tilla, jashte eshte normale qe rivalet ta degjojne me vemendje njeri-tjetrin, a e keni ndjekur fushaten e tij? I bete diversion qe te vinte ne kete studio, shpresoj ta kem javen e ardhshme, por cilat do te ishin tre pyetjet e tua per te?
Erion Veliaj: Nuk eshte fare diversion. Une jam gati te bej debat me te kurdohere. Nese kane nje projekt te na e thone. Ne kemi 10 dite qe dalim me kontrata per grupet e interesit. Eshte joserioze qe t’u thuash 1 mln qytetareve s’kam program, por barcaleta. Pyetja qe kam eshte se cfare mund te beje ky me mire sepse keta e kane bashkine sot? Pyetjet jane keto, cfare mendon per Gerdecin Halim Kosova? Ka nje mendim per kete? Cfare mendimi ka per Sali Berishen? Si u qeverisem per 8 vjet nga ai? Duhet ta dijme kete, s’e kemi degjuar kete. Duhet ta dijme cfare mendon per shitjen e detit, per 21 Janarin? Keto jane pyetjet qe do ja beja.
Sokol Balla: Suksesi si minister ka akumuluar vota edhe kunder Qeverise, mendoni se do ju sjelle me shume vota?
Erion Veliaj: Nuk me rezulton qe ka akumuluar vota kunder qeverisjes se majte. Jane bere disa reforma shume te veshtira, qe ne pamje te pare kane krijuar konflikt, por besoj qe pertej nje minorance qe bejne shume zhurme, pjesa tjeter jane te kenaqur dhe mirepresin reformat. Nuk jemi aty ku duhet, por jemi ne drejtimin e duhur.
Sokol Balla: Donatoret do ju mbeshtesin ne fushate?
Erion Veliaj: Kam bvendosur nje rregull qe te mos pranojme fonde nga donatoret, do te bejme nje fushate modeste, nese krahason fushaten tone me ate opozites, e jona eshte me modeste se ajo e opozites.
Sokol Balla: A do te kemi nje Edi Rama Jr. ne bashki?
Erion Veliaj: Pse mendoni se te jesh i ngjashem dhe i afte njesoj me Edi Ramen eshte problem? E vleresoj besnikerine si vlere dhe qenien i afert me Edi Ramen, e konsideroj vlere dhe jo dobesi. Per mua eshte privilegj qe te jem mik dhe bashkepunetor me Edi Ramen dhe ta shfrytezoj kete per te miren e Tiranes.
Sokol Balla: Ne kete gare nuk jeni vetem ju dhe Kosova, por keni edhe 3 kandidate te tjere. Bojaxhi, edhe ne rast se nuk fiton, do te zere vend tek votat e Tiranes, por mos harrojme edhe zotin Guri dhe Arben Tafajn.
Erion Veliaj: Ajo qe shoh une eshte qe po zhvillohen dy gara brenda nje gare. Nje gare brenda Tiranes dhe nje gare e 3-4 kandidateve brenda se djathtes, se kush profilizohet me shume tek e djathta. Ka nje gare mes tyre, nje gare per t’u profilizuar brenda PD. Kuptoj qe te besh populistin eshte nje menyre per te bere gjene e duhur, por nuk do te dilja aty me nje harte dhe te thoja qe ky pallati keshtu e ashtu, do te flisja troc; do te thoja ky eshte pallati i Shkelzen Berishes. Une besoj qe do te kishin me shume mundesi kandidatet e djathte, nese gjerave u shkojne deri ne fund, distancimi i qarte nga pd, nga stili i ndarjes se lejeve m’u ne prag te moratoriumit, leje qe do te anulohen.
Sokol Balla: Permendet ndertimet ne Dige, gjerat kane rene ne heshtje, nuk flet njeri, folet para pak sekondash dhe thate anulimin e ketyre lejeve…
Erion Veliaj: Nuk do te japim me leje ne digen e Liqenit. Deri me tani bashkia ka qene pale me ndertuesit. Kemi humbur nje shkalle ne gjyq, por kemi edhe dy shkallet e tjera. Pas 21 Qershorit bashkia nuk eshte me pale me betonin, por me qytetaret. Ka shume elemente antiligjore tek ato lejet. Per 60 lejet qe ka dhene Lulzim Basha do te bej nje beteje ligjore per te anuluar te gjitha ato.
Sokol Balla: Po me planin rregullues?
Erion Veliaj: Nuk eshte nje plan rregullues, eshte nje plan crregullues, plan i betonit te Saliut dhe Lulit, nuk eshte plan per rregullimin e Tiranes. Do t’i kthehet nje shesh pushimi qytetit, sepse kemi vetem Parkun e Liqenit. Ne kemi ne projekt Parkun e Dajtit, Parkun e Bulevardit te Ri, qe do t’i japin Tiranes disa mushkeri. Do t’i kthehemi planit origjinal te Tiranes, jo ky plan qe betonizon qytetin.
Sokol Balla: Kur nis projekti i bulevardit? Kosova ka premtuar se do ta beje ne kater vjet bulevardin e Tiranes, ju keni ndonje afat konkret?
Erion Veliaj: Kemi nje plan qe brenda mandatit te perfundojme dhe ne kemi gati sot per Tiranen 13 projekte madhore. Do te funksionojme me te njejten filozofi si ne Qeveri.
Sokol Balla: Si do e zgjidhni ceshtjen e parkimit, duke pasur parasysh qe keshilli bashkiak bllokoi projektin, qe ka qene projekt qe daton qe prej kohes kur ishte Edi Rama kryetar?
Erion Veliaj: Ata njerez qe jane te interesuar qe t’i ofrojne njerezve parkim, s’kane nevoje qe te bejne afera korruptive me familjare te kryetarit te bashkise dhe te Shkelzen Berishes. Kjo eshte e pandershme ne kurriz te qytetit dhe e pandershme per qytetaret. Do t’i rikthehemi nje projekti te vjeter, te sheshit Skenderbej per kembesore.
Sokol Balla: Cdo te beni me keto projekte qe keni ne leter?
Erion Veliaj: E para, te perfundojme ne kohe rekord Unazen e Madhe, dhe ne meqenese do kemi zgjidhur Unazen e Madhe, besoj qe do te jemi shume here me te lirshem per te ecur me shpejt me projektet e Unazes se Vogel dhe me sheshet.
Sokol Balla: Sot Tirana ka disa hyrje ku asnjera nuk ofron nje qarkullim normal. Ju ne pikat tuaja flisni per nje hyrje ne Tirane nga “Rruga e Arbritâ€, por te gjitha hyrjet paraqesin probleme…
Erion Veliaj: Hyrja e re do te jete me “Rrugen e Dibresâ€, qe do te kete nje lidhje me “Rrugen e Arbritâ€.
Sokol Balla: Ju ne pikat qe keni ofruar, ka edhe projekte ambicioze ne Tiranen e madhe?
Erion Veliaj: Ka shuem projekte, dhe jemi gati te nisim pune qe me 22 Qershor. I pari eshte kampusi universitar, eshte gati financimi. Eshte nje lajm i mire jo vetem per qytetaret e Tiranes. Nje projekt te dyte eshte bulevardi i ri i Tiranes, do te jete nje park qendror si nje mushkeri pas Stacionit te Trenit. Kemi nje masterplan per korsite e bicikletave, synimi eshte qe 4 per qind e popullsise te perdore bicikletat, sot kemi 0.4 per qind. Nje tjeter plan eshte edhe parku i i integruar i Liqenit dhe Olimpik. Parku zoologjik do te zgjerohet ne pjesen e kodrave, do te kemi nje park te ngjashem me Parkun e Liqenit te Tiranes. Do te ndjekim liqenin e Kasharit. Pazarin e Ri ta kthejme gjate oreve te pasdites ne nje hapesire te tipit te tavernave qe shohim ne Turqi, Greqi dhe Itali, ku kthehet ne nje hapesire komunitare, kthehet ne nje model te rilindjes urbane dhe terheq turistet.
Sokol Balla: Te gjitha keto do t’i beni ne 4 vjet?
Erion Veliaj: Besoj qe ku ka vullnet cdo gje mund te behet. Bashkia e Tiranes sot ka 0 aplikime ne Fondin e Zhvillimit te Rajoneve, dhe thone pastaj qe i bllokoi Edi Rama.
/ Top Channel