Shkupi numëron vetëm policët e vrarë. Terr informativ për ngjarjet: Sulmuesit edhe nga një vend fqinj
Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska ka bërë të ditur që prej mesnatës mes të shtunës dhe të dielës, se janë 5 policë të vrarë dhe 30 të tjerë të plagosur, duke mos zyrtarizuar asnjë informacion mbi viktima apo të plagosur në anën e grupit të armatosur, apo qoftë edhe civilëve në “lagjen e Trimave” të banuar nga shqiptarë.
Ndërkohë, mediet vendase informojnë për një polic të vrarë mëngjesin e së dielës, e ndërkaq e çojnë numrin e viktimave mes radhëve të policisë maqedonase në 7 efektivë. Mes tyre mësohet të jetë edhe një polic shqiptar nga Studeniçani i Shkupit.
Qeveria e Maqedonisë ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar mbi këtë ngjarje të rëndë, për të cilën ka shpallur edhe dy ditë zie, duke nisur nga dita e diel 10 Maj, e deri të hënën më 11 Maj. / Top Channel
