Sipas asaj që raporton ‘Daily Telegraph’ edhe Real Madrid është futur në garë për portierin slloven të Interit Handanovic. Los Blancos janë interesuar për Handanoviç pasi mund të dështojë transferimi i spanjollit De Gea pasi Junajtid i ka ofruar një kontratë te re portierit i cili me shumë mundësi do të qëndrojë në Old Traford, shkruan golalb.
Por Real Madrid duhet të mposhtë edhe konkurrencën e Romës e cila e sheh Handanovic si portierin ideal për sezonin e ardhshëm, por vështirë që Handanovic të refuzojë ofertën e Realit , ekip që cdo futbollist ka ëndërr të luaj një ditë. Tani pritet se cila do të jetë oferta e madrilenëve drejtuar klubit zikaltër.