Champions League/ Te Reali besojnë në kualifikim, juventinët favoritë

James Rodriguez është shprehur se me mbështetjen e tifozëve në “Bernabeu” mund të bëjnë kthesën dhe të kualifikohen për në finale



Te Reali edhe pse humbën në Torino shpresat nuk kanë humbur. Kjo, pasi diferenca është vetëm një gol dhe për galaktikët është një objektiv që mund të arrihet. I këtij mendimi është dhe kolumbiani Rodriguez. James ishte një nga ata pak lojtarë të Realit të Madridit që zhvilloi një paraqitje të mirë në “Juventus Stadium”, në humbjen 2-1 që pësuan “Los Blancos” nga bardhezinjtë e Allegrit në sfidën e parë gjysmëfinale të Champions League. Mesfushori kolumbian dha një asist perfekt për Ronaldon në golin e barazimit ndërkohë që iu afrua shumë edhe finalizimit personal por një devijim i lehtë i Sturaros dhe traversa i thanë jo golit të tij. Gjithsesi edhe pse Reali e humbi takimin e parë, James ka bindjen se merenguesit do ta përmbysin këtë disavantazh të Mërkurën e ardhshme në “Santiago Bernabeu” dhe do të jenë madrilenët që do të kualifikohen në finalen e madhe të Berlinit. ” Duhet të kemi besim. Ndeshjen e kthimit do ta luajmë në shtëpinë tonë dhe përpara tifozëve tanë. Fansat e pranishëm në Bernabeu duhet të na mbështesin në mënyrë që arrijmë finalen. Unë mendoj shanset për kualifikim në këtë duel janë të barabarta. Ne duhet të zbresim në fushë me një qëllim të vetëm të fitojmë për t’u kualifikuar në finale. Nëse shikon edhe njëherë tjetër ndeshjen e kupton që Juventusi ishte me fat që fitoi 2-1. Unë mendoj se duhet ta lëmë pas atë që ndodhi në Torino dhe të mendojmë vetëm për ndeshjen e kthimit në Bernabeu. Ata do të përpiqen ta në bëjnë keq por unë kam besim se ne do ta mundim Juventusin dhe do ta kualifikohemi”. Në fund të intervistës së tij James Rodriguez i doli në mbrojtje Sergio Ramosit, i cili u sulmua nga mediat spanjolle, për paraqitjen e tij të dobët në ndeshjen ndaj Juventusit. Sipas 23-vjeçarit kolumbian të gjithë lojtarët e Realit duhet të qëndrojnë të bashkuar dhe të mbështesin njëri-tjetrin pasi vetëm në këtë mënyrë mund të sigurojnë kualifikimin në finaleEdhe pse gjithmonë është theksuar fakti që Seria A është në rënie të thellë, kupat e Europës këtë edicion kanë treguar të kundërtën. Spanja dominoi plotësisht në Ligën e Kampionëve në pesë vjetët e fundit me 10 skuadra në gjysmëfinale, transmeton ‘koha.net’.Por, tani, janë italianet që komandojnë. Që nga sezoni 2010/11 gjashtë nga 20 skuadrat gjysmëfinaliste kanë qenë nga Gjermania, ndërsa Anglia ka pasur 3 skuadra në këtë fazë. Juventusi është skuadra e vetme italiane që ka arritur fazën e gjysmëfinales nga Serie A, që prej se Interi e fitoi titullin në sezonin 2009/10. 13 skuadrat që kanë arritur në gjysmëfinale që prej sezonit 1993/94, 76.9 për qind e pjesëmarrësve nga Italia kanë kaluar në finale. Gjermania ka pasur tetë finalistë nga 13 gjysmëfinalist (61.5%), ndërsa Spanja 11 nga 24 (45.8%). Nëntë skuadra angleze janë kualifikuar për finale nga 20 sa ishin në gjysmëfinale (45%). Sipas një statistike, të publikuar në uebfaqen zyrtare të UEFA-s, del që favoritë janë Juventusi dhe Bayerni. Edhe pse, është ende herët. Juventus kaloi 2-1 një gjysmëfinale të parë, por, e pret “ferri” në ndeshjen e kthimit.