Për eliminimin, Fabiani i bindur se do të ndahet një çift

Banorët kanë filluar që të përgatiten për spektaklin e sotëm, ndërkohë që shkëmbejnë biseda të ndryshme mes tyre. Diedoni, Fabiani dhe Veseli ndodhen në oborr dhe teksa kafe e cigare ata diskutojnë për spektaklin e sotëm dhe për gjënë më të rëndësishme për ta, eliminimin. Sonte të gjithë rrezikojnë të lënë shtëpinë, pasi të gjithë janë në nominim. 
Fabiani u thotë djemve se ai ka bindjen se sonte do të eliminohet një nga banorët që janë cift ose janë konsideruar si të tillë. Ai përjashton mundësinë e eliminimit të Veselit dhe për veten e tij thotë se nuk ndjehet i rrezikuar këtë herë. 
Unë mendoj se do ndahet një nga cifti, o Diedon-Alba, o Fatjon-Xhensila, o Tea-Fisnik, por mendoj se sonte del një çun” thotë Fabiani. Diedoni thotë se ai nuk ka për të dalë, pasi këtë javë bashkë me Albën dhe Kristin kanë qenë në qendër të vëmendjes për shkak të lojës së Romeos dhe Zhuljetës. 
Pas kësaj bisede edhe djemtë futen brenda për t’u përgatitur për spektaklin.