Portal Lajmesh | Mallakaster

Rikthehemi se shpejti

Mallakastra.al po ndertohet nga e para - nje portal i ri per lajmet dhe zhvillimet e rajonit. Do te kthehemi me dicka ndryshe.

Deri ne lancim
00Dite
/
00Ore
/
00Min
/
00Sek
Klikoni linkun per me shume ->

Header Ads

Pse u hoq busti i Skëndërbeut gjatë dekorimit të Erdogan në Pallatin e Brigadave?

Do ishte e tepërt për presidentin turk Erdogan që Skëndërbeu t’i shfaqej dy herë pas shpine gjatë vizitës në Shqipëri.Ndoshta kjo ka qenë arsyeja që në ceremoninë e dekorimit të tij nga presidenti i Republikës Bujar Nishani në Pallatin e Brigadave busti i heroit tonë kombëtar u zhduk nga vendi ku qëndron me protokoll, shkruan Respublica.Pritja që Nishani i rezervoi presidentit turk në Presidencë sapo ai mbërriti në Tiranë hoqi dilemat që ekzistonin se autoritetet shqiptare do të fshihnin bustin e Gjergj Kastriotit edhe në këtë vizitë të zyrtarit të lartë.Nishani e mbajti në Presidencë, por  e fshehu pak orë më vonë në Pallatin e Brigadave ku & e dekoroi Erdoganin me Dekoratën e Flamurit.
Do të ishte e kuptueshme nëse Presidenca ka vetëm një bust që e gjezdis sa andej këndej kur nevojitet për konferenca e dekorime.Por në sallën ku u dekorua Erdogani busti i Skëndërbeut është i ndryshëm nga ai i Presidencës dhe ka qenë në atë vend edhe në aktivitete të tjera, kujtojmë dekorimin e presidentit italian Xhorxhio Napoletanon.Pse u zhduk busti kur në Pallatin e Brigadave shkeli këmba e Erdoganit, përgjigjen duhet ta japë Presidenca..
Powered by Blogger.