Posts

Showing posts from November, 2015

Bombe ne QKUK!

Image
Njësiti për deminim i FSK-ka hequr granatën e dorës nga Klinika e Syve . Reporteri i KosovaPress nga vendi i ngjarjes raporton se situata në Klinikën e Syve tashmë është qetësuar dhe se në çdo moment pritet që stafi dhe pacientët të kthehen në Klinikë. Në Klinikën e Syve sot rreth orës 11 është gjetur një granatë dore. E konfirmuar: Gjendet një bombë në QKUK Një bombë është gjetur në një hapësirë të Klikinës së Syve në QKUK. Ky mjet shpërthyes duket se është hedhur kohë më parë, ndërsa sot është gjetur nga stafi i Klinikës, të cilët më pas kanë lajmëruar Policine. Alarm për bombë në QKUK Burime të gazetës Bota sot, bëjnë të ditur se dyshohet për një mjet shpërthyes n...

Telefoni Blackberry largohet nga Pakistani

Image
Prodhuesi i telefonave Blackberry nuk do të jetë më i pranishëm në Pakistan . Kjo pasi qeveria e këtij vendi ka kërkuar të monitorojë të dhënat e klientëve. Qeveria e Pakistanit dëshiron të ketë aksesin të monitorojë çdo mesazh, cdo email që dërgohet nëpërmjet telefonit, ka thënë kompania. Në një blogspot bëhet e ditur se kishte vendosur të “dilte krejtësisht nga tregu”. Kompania vijon më tej duke thënë se kërkesa e Pakistanit nuk ka të bëjë me sigurinë publike, por me një kërkesë për një ‘akses të lirshëm’. Megjithatë deri në fund të 2015 kompania do të vazhdojë operimin, pasi ky është afati i fundit që i është caktuar nga qeveria. / Top Channel

Greqi, sulme kibernetike ndaj 3 bankave; alarmohet qeveria

Image
Grupi më i madh i “hacker”-ave në botë, “Armada Colectiv”, ka kryer një sulm kibernetik prej gati 45 minutash ndaj 3 bankave greke, gjatë së enjtes dhe së premtes së kaluar . Lajmi publikohet nga të gjitha mediat greke, sipas të cilave çështja është tepër serioze, pasi me të po merren përveç Shërbimit Informativ kombëtar të Greqise, edhe Departamenti i Krimit Elektronik i policisë, si dhe FBI-ja me CIA-n, ndërsa me interes të veçantë i ndjek hetimet edhe vet Presidenti amerikan, Barack Obama. “Hacker”-at në fjalë thuhet se janë një grup rusësh dhe kinezësh, të shpërndarë në vende të ndryshme të botës, dhe që sulmojnë banka të ndryshme. Në fillim kanë çuar mijëra mesazhe elektronike, duke bllokuar përkohësisht sistem...

''Bankers'': Nderpresim prodhimin nese nuk zhbllokohen llogarite

Image
“Bankers Petroleum” kërcënon se do të ndërpresë prodhimin e naftës në Patos Marinzë për shkak se qeveria nuk po zbaton urdhërin e Gjykatës së Arbitrazhit për zhbllokimin e llogarive nga Drejtoria e Tatimeve . Përmes një njoftim zyrtar, kompania kanadeze ka deklaruar se, bllokimi i llogarive nga Tatimet e ka vënë në vështirësi për të financuar operacionet e saj. “Bankers” thotë se javën e kaluar ajo eksportoi vetëm 85 për qind të sasisë së prodhuar, pasi nuk mund të financonte më tepër transportin për shkak të bllokikmit të llogarive nga Tatimet. Kompania bën të ditur se deri tani ka vijuar prodhimin normal në vendburim, por paralajmëron se, nëse autoritetet shqiptare nuk do të zhbllokojnë llogaritë ajo do të vazhdojë reduktimin e naftës ...

Klima, Obama: Te ndryshojme te ardhmen tani

Image
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama, i shoqëruar nga Sekretari i Shtetit John Kerry kanë mbërritur në Paris, ku kanë bërë edhe homazhe për viktimat e masakrës së 13 nëntor . Obama mori pjesë në samitin botëror të klimës, ku u diktuan problemet e ndotjes globale dhe fakti se si kjo po ndikon në ngrohjen globale. Presidenti amerikan tha se vendi i tij, si një prej shteteve më të fuqishme ekonomike, ka një përgjegjësi të madhe për sa i përket ndotjes së shkaktuar. Ai tha se çdo shtet duhet të marrë përgjegjësinë e tij dhe të bëhet diçka për të reduktuar nivelin e ndotjes. “Ne mund ta ndryshojmë të ardhmen tani”, u shpreh Obama. Gjithashtu ai është takuar edhe me presidentin kinez Xi Jinping. Të dy udhëheqësit ranë...

Kim Kardashian eshte me diabet

Image
Kim Kardashian po shijon muajin e fundit të shtatzënisë, duke mos i kufizuar vetes asnjë ushqim . Mirëpo, yllin 35 vjeçar e ka zënë paniku se mos vuante nga diabeti, pasi teksa po shijonte ushqimin ndjeu një dridhje në duar dhe këmbë.Pas kësaj situate ajo u detyrua të bënte të gjitha ekzaminimet e nevojshme mjekësore. Fatmirësisht rezultatet e analizave të gjakut treguan që gjithçka shkonte mirë për të dhe nuk kishte asnjë problem me diabetin. Kim ka falenderuar Zotin dhe është shprehur se do të vazhdojë të hajë çdo gjë që ka dëshirë. (gazeta-Shqip.com)

Azemi premton fitoren kunder Grekeve

Image
Në konferencën e mbajtur sot para takimit të rëndësishëm që luhet nesër me fillim nga ora 19:00 ndaj AEK Larnaca, trajneri kapiteni i Sigal Prishtinës, Edmond Ezemi beson në fitore dhe do të bëjnë gjithçka për të arritur triumfin kundër skuadrës greke . “Atmosfera në klub është shumë e mirë. Besojmë në fitore, pasi nga kjo ndeshje varet çdo gjë. Gjasat janë që ne të kualifikohemi tutje dhe do të japim gjithçka për fitore”. “Nuk do të dorëzohemi për asnjë moment, pasi presim që edhe Astana të humb në shtëpi nga Energia. Ftoj të gjithë tifozët, në veçanti "Plisat" që të na përkrahin në këtë lojë vendimtare”. “Besojmë se mund t'ia dalim mbanë dhe t'i kënaqim tifozët tonë me f...

Reali fiton pa shkelqim ndaj Eibar

Image
Reali i Madridit duhej të rikthehej te fitorja në kampionat pas disfatës në El Clasico dhe e bëri, në shifrat 0-2 në fushën e Eibar. Në Ipurua vendosën golat e Bale dhe një penallti e Ronaldos për ti dhuruar pak frymëmarje Rafa Benitez pas polemikave të ditëve të fundit. Me mungesa të rëndësishme në mbrojtje me Ramos Varane e Marcelo në infermeri trajneri spanjoll ishte i detyruar të rreshtonte Carvajal në të djathtë, Danilon në të majtë dhe Pepe e Nacho në qendërm, në mesfushë një fanellë titullari dhe për Kovacic ndërsa para luanin pikërisht Bale e Ronaldo. Realli pas një cerek ore lojë pati një rast të mirë të shpërodruar nga Ronaldo me Risego që ndali në mënyrë akrobatike topin, Los Blancos nuk është se krijuan shumë madje fituan k...

Rrefehet Ingrit Gjoni

Image
Ajo është një nga femrat që gjithmonë i ka rezistuar kohës që nga daljet e para . Një këngëtare me fat dhe një femër që duket se i ka arritur të gjitha. Që nga dalja në skenë kur ishte 17 vjeçe e deri më sot Ingriti e kujton me shumë dashamirësi atë periudhë. “Çdo gjë ka kohën dhe ciklin e vet, jam e kënaqur që në këtë cikël kam ndenjur gjatë se ne kemi dal që 17 vjeçe në ekran dhe cikli i këngëtareve nuk jeton gjatë jeton 2-3 vera dhe sot e kësaj dite qesh kur shkoj në koncert dhe mbushen lokalet sa them: o Zot sa qejf që njerëzit të duan se edhe pse jam mbi të 30 prapë vijnë se ne jemi mësuar shumë para publikut dhe kemi relativisht 14 vite që shkojmë mirë kur shohim se gjërat veniten themi se kemi qenë me fat...

Ne Greqi blen seks me cmimin e nje sanduici,pothuajse falas

Image
​Kriza në Greqi bën që vajzat e reja të shesin trupin e tyre me çmimin e një sanduiçi. Ky është përfundimi i një studimi te publikuar në “The Indipendent”, ku theksohet se shkak janë vitet e gjata të krizës ekonomike në këtë vend. Ky studim tregon se si femrat po prostituojnë më shumë, dhe po shesin trupin e tyre për 2 euro. Pjesë e studimit janë të dhëna të mbledhura nga 17 mijë punëtore seksi, që njihen për aktivitetin e tyre në Greqi. Sipas këtij studimi, pas sondazheve të bëra me to, zbulohet se janë femrat greke qe dominojnë tashmë në prostitucion, me 80 % dhe jo më vajzat e Europës Lindore. Studimi thekson më tej se oferta për të blerë “seks” është më e lira në Europë. “Kur kriza ekonomike filloi n...

Fotot: A eshte kjo bombe, e dashura e Florit?

Image
Prej vitesh Flori Mumajesi përflitet për një lidhje të mundshme me Elvana Gjatën . Kjo gjë megjithatë, nuk është konfirmuar asnjëherë., Ndërkohë, së fundmi ka spekulime se Flori ka nisur një romancë më modelen dhe moderatoren kosovare Elita Rudi, e cila është e famshme për format e saj bombastike. Spekulimet vijnë pasi vetë Elita ka postuar një video me Florin.

Rama:Ky 29 Nentor inkurajues, mos lejojme armikun e ri te njerzimit te na fuse friken

Image
Kryeministri i vendit, Edi Rama organizoi sot në Qendrën për Hapje dhe Dialog një pritje me rastin e festës së Çlirimit, ku ishin të pranishëm përfaqësues të partive politike, kabinetit qeveritar, diplomatë, përfaqësues të medias etj. Pasi vlerësoi dhe shprehu mirënjohjen e thellë për dëshmorët e LANÇ, që dhanë jetën në betejën e përbashkët botërore ndaj nazifashizmit, Rama u shpreh se sot bota rrezikohet nga një luftë e tretë botërore, nga një armik i ri dhe i panjohur, por edhe më mizor se sa nazifashizmi, siç është terrorizmi. Rama tha se sulmet e 13 nëntorit në Francë ishin ishte një mesazh i përgjakshëm lufte ndaj gjithë botës që rilindi dhe u zhvillua mbi gërmadhat e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare. “29 nën...

Torte e zeze me nutella

Image
350 gr cokollate te zeze 250 gr sheqer 125 gr margarin 60 gr miell 6 veze Glazura: 100 ml ajke e embel 5 luge Nutella Udhezimet: Shkrijme cokollaten dhe margarine dhe leme te ftohet pak. Ndajme te bardhat ng ate verdhat e vezes. Te bardhat e vezes i tundim ne shkume te forte. Te verdhat e vezeve i perziejme mire me sheqerin dhe i shtojme tek cokollata e shkrire me margarine. Ne shkumen me te bardhat e vezeve e shtojme sasine e miellit dhe perziejme mire. Edhe masen me te bardhat e vezeve e perziejme me masen me te verdhat e vezeve dhe cokolalten. Perziejme mire me luge qe te gjitha bashke dhe i qesim ne kallep me madhesi 24 te lyer dhe te mbuluar me leter per pjekje. Pjekim ne 170 grade per 40 minuta. Pas pjekjes leme pandispanjen te ftohet dhe nderkoeh perziejme perbersit e glazures. Ajken e embel e ngrohim derisa te MOS vloj dhe ne te shtojme cokollaten e coptuar. Perziejme derisa te shkrihet cokollata dhe qesim mbi torten e pjekur dhe te ftohur. Torten e leme te f...

Ja disa ide se cfar te hani per ne mengjes.

Image
​Mos e shmangni vaktin më të rëndësishëm të ditës. Vakti i mëngjesit është vakti kryesor i ditës, edhepse shumica nuk e përfillin.Ushqimi në mëngjes nxit metabolizmin tuaj dhe siguron energji përgjatë ditës. Mos i kaloni asesi vaktet, e veçanërisht vaktin e mëngjesit. Për disa është problem se nuk kanë kohë, si dhe pa ide se çka do të hanë për mëngjes. Ne po ju ofrojmë disa ide, tentoni t’i provoni. Edhe nëse nuk keni kohë për përgatitje të mëngjesit, ka gjëra që mund të jenë në frigorifer dhe do të bëhen të mira edhe nëse i përgatitni në mbrëmje. Kurse për disa nevojitet vërtetë shumë pak kohë, dhe besoni se trupi juaj do të jetë shumë mirënjohës! Përveç gjërave të rëndomta për mëngjes siç janë vezët, kosi (jogurti), drithërat-muesli, pashteta, salama, buka, provoni ca receta të reja dhe shtoni larminë e ushqimit. Omletë me brokul, proshutë dhe djath 2 vezë të mëdha 1 lugë ujë kripë me maja gishtash 1 lugë gjalpë ½ e filxhanit djathë të bluar ½ filxhani proshutë të grimcuar Pastro...

Perse vonon cikli menstrual,per shume femra

Image
Cikli i çregullt menstrual është një shqetësim sot për shumë femra. Dhe arsyet se pse cikli vonohet nuk ka të bëjë domosdoshmërisht me një shtatzani të mundshme. Prandaj, në këtë artikull po ju rendisim arsyet kryesore të vonesës së ciklit menstrual: 1. Humbje e madhe peshe ose ushtrime të shumta fizike Sipas studimeve, problemet me humbjet e mëdhaja në peshë apo me ushtrimet e shumta fizike mund te shkaktojne cikël menstrual të vonuar, pasi organizmi nuk ndihet në formën e vet natyrale, ka pësuar ndryshime dhe duhet pak kohë derisa çdo gjë të kthehet sërish në normalitet. 2. Stresi Stresi është një ndër arsyet kryesore edhe për vonesën e menstruacioneve, pasi trupi jep sinjale të një gjëndjeje jo normale, që shkakton shpesh edhe vonesë në cikël. 3. Çregullime të tiroideve Tiroidet janë përgjegjëse edhe për metabolizmin e organizmit tuaj si dhe kanë lidhje me shumë sisteme të tjera në trup. Prandaj nëse keni çregullime të tiroideve, duhet ti kuroni pasi ato shkaktojnë edhe vonesa n...

Ngushtimi i vagines. Sa i vertete eshte ky mit.

Image
Ekziston një besim se, nëse kalon njëfarë kohe pa kryer marrëdhënie, ajo ngushtohet. Por, ekspertët tregojnë si qëndron e vërteta.Ka disa të vërteta universale që të gjithë i dinë dhe që i rezistojnë kohës, përshembull, që djathi shkon shumë me domatet. Apo se piastra t’i djeg flokët. Por kjo legjendë urbane që ka të bëjë me vaginën nuk është aspak e vërtetë. Jennifer Wider, specialist e shëndetit të femrave ka thënë se kjo teori është krejtësisht e gabuar. Vagina e femrës ndryshon vetëm dy herë. E para është pas lindjes së fëmijës . ‘Studimet kanë treguar se muskujve vaginalë mund t’u duhet deri në 6 muaj për t’u kthyer në formën dhe përmasën e mëparshme’, thotë Wider, ‘E megjithatë, kthehen’. ‘Rasti i dytë është ndryshimi që vagina pëson me kalimin e moshës. Me kalimin e viteve, niveli i hormoneve tek femrat bie, çka ndikon që muret vaginalë të hollohen dhe të humbasin elasticitetin, ndaj edhe muskujt bëhen më të flashkët’, thotë Wider, shkruan Anabel. ‘E mira është se ka disa us...

Tre gjera qe nuk duhet te beni pas ores 21:00

Image
Asgjë nuk mund të zëvendësojë një gjumë të shëndetshëm kështu që kjo është arsyeja pse kemi dedikuar këtë artikull, për t'ju ndihmuar të mësoni atë që ju nuk duhet të bëni pas orës 21:00 në mënyrë që ju të merrni një gjumë të mirë natën. cigare Hulumtimet kanë treguar se ata që pinë cigare vetëm para se të shkojnë në shtrat janë shumë të lodhur të nesërmen. Gjithashtu, duhanpirësit shpenzojnë më pak kohë në fazën REM sepse nikotina liron serotonin hormon. Mish për darkë Nëse ju nuk doni që vakti të shqetësojë gjumin tuaj të fortë, hani ushqim të lehtë para gjumit. Tretje e proteinave në trup shpesh është punë intensive e vështirë ndërsa trupi është në një gjendje tjetër. Reçipeta shumë të ngushtë Rroba shumë të ngushta pengojnë ciklin gjumë duke çuar në një temperaturë të rritur trupore si dhe duke zvogëluar nivelin e serotoninës. Pra, ju rekomandojmë që të flini me pizhame të rehatshme.

Rama eshte njeri i fjalimeve,dhe jo i punes per qeverisje

Image
Prej më shumë se dy vjetësh Shqipëria është pa kryeministër. Në vend të tij, shohim përditë një aktor agjitator që shfaqet edhe si publicist, teoricien dhe ndonjëherë si karikaturist Kryeministri i Shqipërisë po i mërzit përditë e më shumë shqiptarët që shohin emisionet e lajmeve. Marria e këtij kryeministri për të qenë përditë para ekranit, për të folur pa fund e për të zënë minuta e orë të pafundëta, po kuptohet përditë se është e vetmja gjë që ky di të bëjë. Mjafton të kesh pak vëmendje e do kuptosh se kjo është puna e përditshme që ai di të bëjë. Natyrisht nuk është ajo pjesa tjetër e ditës kur merret me punët e veta, apo kur hedh topin me përtesë te koshi i basketbollit brenda në Kryeministri. Në ditët që nuk shihet kjo parodi qeveritare, Rama është jashtë shtetit. Në këtë mënyrë Shqipëria ka sot një njeri që kryen punën e kryeagjitatorit. Kjo nuk është politikë, por vetëm propagandë. Është krejt pa nivel në sallën e Kuvendit ku kryeministri lëshon sharje mediokre për opozi...

Euro hedh kartmonedha te reja ne treg

Image
Banka Qendrore Evropiane zëvendëson kartmonedhat e brezit të parë të Euros. Pas 5 dhe 10 Eurove tani është hedhur në qarkullim edhe kartmonedha e re e 20 Eurove. Ajo do të jetë më e sigurtë ndaj falsifikimeve. Monedha e përbashkët europiane, Euro, u hodh në qarkullim para 15 vitesh. Kartmonedhat e brezit të parë po zëvendësohen hap pas hapi që prej më shumë shumë se 2 vitesh. Dy ditë më parë u fut në qarkullim kartmonedha e re 20 Euro, ndërsa kartmonedha 5 Euro e re qarkullon që nga maji 2013 dhe ajo me vlerë 10 Euro që nga shtatori 2014. Tashmë pritet që dalëngadalë të zëvendësohen edhe karmonedhat me vlerë më të lartë. Fillimisht në qarkullim do të jenë si karmonedhat e vjetra ashtu edhe të rejat. Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka në plan t’i heqë ato gradualisht nga qarkullimi. Në plan afatgjatë ato do ta humbasin statusin si mjet pagese. Sipas Bankës Federale 20 Euro është kartmonedha falso më e përhapur deri tani. Kartmonedhat e reja Euro do të jenë më të sigurta se të mëparshm...

Kanceri i gjirit,Angelina Jolie frymezon femrat

Image
Angelina Jolie pushtoi faqet e para të mediave ndërkombëtare në Maj të 2013 – ës, kur deklaroi se kishte hequr të dy gjinjtë për të parandaluar zhvillimin e kancerit. Ajo e mori këtë vendim radikal, pasi zbuloi se kishte 89 përqind shanse për t’u prekur nga kanceri i gjirit, 8 herë më shumë sesa mesatarja e femrave. Për shkak të geneve, Jolie zbuloi gjithashtu se kishte rrezik të zhvillimit të kaceri në vezore, duke iu nënshtruar kështu një tjetër ndërhyrje për heqjen e tyre, si dhe heqjes së gypave të fallopit. Bërja publike e këtyre ngjarjeve të rëndësishme në jetën e aktores hollivudiane mbi operacionet e kryera mendohet të jetë dhe arsyeja kryesore e rritjes së numrit të femrave që kryejnë ndërhyrje për heqjen e gjirit. Në një artikull t...

Dieta mesdhetare kunder peshes.Menyra me e mire per te mbajtur nje pesh normale

Image
Dieta mesdhetare është mënyra më e mirë për ta mbajtur një peshë të shëndetshme dhe është më e dobishme se numërimi i kalorive në luftën kundër trashjes, pohojnë mjekët e njohur. Në një artikull të botuar në revistën mjekësore “Postgraduate” theksohet se pikërisht dieta mesdhetare mbron nga goditja në tru dhe infarkti. Për humbje të qëndrueshme peshe është më e mirë se dietat që janë të bazuara në ushqim me nivel të ulët të kalorive, raporton BBC, transmeton Koha.net. Autorët e artikullit e kritikojnë industrinë e humbjes së peshës sepse ajo përqendrohet në kufizimin e numrit të kalorive në vend të ushqyerjes cilësore. Dieta mesdhetare sugjerohet sepse ajo përfshin fruta, perime, arra dhe vaj ulliri. Autori kryeso...

Meta ne Gjermani.Te punojme qe te frenojm azilkerkusit

Image
Pas Italisë, kryetari i Kuvendit ka udhëtuar për një vizitë në Gjermani, ku ka marrë pjesë në aktivitetet e organizuara me rastin e Ditëve të nëntorit shqiptar në Dyserldorf. Përveç se ka uruar për festat, Meta ka prekur edhe një temë të mprehtë të kohëve të fundit, atë të largimit të të rinjve veçanërisht drejt Gjermanisë. “Fakti që ende të rinjtë largohen nga vendi ynë tregon që kemi shumë rrugë për të bërë, ndaj edhe reformat që kemi ndërmarrë janë mjaft të rëndësishme për të kthyer akoma më shumë besimin tek qytetarët tanë, sidomos tek të rinjtë, për ta parë të ardhmen në vendin e tyre”, ka deklaruar Meta. Ai ka vlerësuar se, Shqipëria e ka të domosdoshme t...

Ndeshjet kryesore te se dieles,te futbollit evropian

Image
Në Itali është radha e Romës që kërkon të hedhë pas krahëve zhgënjimin e disfatës së thellë në Champions League kundër Barcelonës. Verdhekuqtë presin në “Olimpico” Atalantan ku do të kërkojnë një fitore për të përfituar nga përballja Napoli-Inter. Mungesat e sigurta të Gervinho dhe Salah mund të peshojnë në fatin e ndeshjes, por një tjetër hap fals nga ana e skuadrës së Garcias do të lëkundte seriozisht stolin e trajnerit francez, i cili kërkon që skuadra e tij të fitojë terren në kampionat ku gara për titullin po bëhet edhe më e ashpër. Në transfertën e Empolit, Lazio udhëton për të thyer mallkimin e fushës toskane ku gjatë sezoneve të fundit nuk e ka pasur asnjëherë të lehtë. Vetëm një pikë në 4 ndeshjet e fundit për bardhkaltërit janë treguesi më i qartë për krizën që po kalon grupi i drejtuar nga Pioli që në Empoli ka vetëm një objektiv, fitoren. Një tjetër sfidë interesante në Serie A është edhe ajo mes Chievos e Udineses, ndërsa në orën 20:45 Juventusi zbret në fushën e Palermos...

Kule: Fitorja erdhi ne kohen e duhur. Trajneri i Bylisit eshte i lumtur per fitoren

Image
Kule: Fitorja erdhi në kohën e duhur, ia dedikojmë presidencës Trajneri i Bylisit është i lumtur për fitoren kundër Laçit, ndërsa thot se ky tripikësh erdhi në momentin e duhur. E vlerëson këtë ndeshje të fituar, ndërsa kërkon motivim për takimet e mbetura të fazës së parë. “Kjo fitore erdhi në momentin e duhur për ne. Ishim të përgatitur vetëm për maksimumin, pasi kishim dy ndeshje pa fituar. Normalisht, sot dhamë maksimumin në fushë dhe ia dolëm. Këtë fitore ne ia dedikojmë presidencës. Për sa i përket ndeshjes me Skënderbeun, ne do të kërkojmë të marrim pikë dhe atje. Normalisht, është luks të luash ndaj tyre, gjithsesi ne do të provojmë shanset tonë. Deri në fund të fazës së parë rruga është ...

Perfundon ndeshja Bylis 1- Laci 0

Image
Kanë përfunduar dy prej sfidave të vlefshme për kte jave.Në ndeshjn Bylis-Laci, Mallakastriotët kanë fituar me rezulatatin 1-0. Goli për Bylisin u shënuan nga Gol Hyshmeri ne min e 44,  ndërsa skuadra e Lacit nuk mundi te shenoj dote asnje gole ne porten tone. Në ndeshjen tjetër do perballemi me Skenderbeun. www.fkbylis. ml

Tirane, Gropa e hapur per pallat te ri,rrezikon shembjen e atij prane,evakuohen 34 familje

Image
Një pallat disa katësh rrezikon të shembet për shkak të rrëshqitjes së dherave që janë shkaktuar nga një gropë e madhe që është hapur për ndërtimin e një tjetër pallati pranë. Palalti ndodhet në Selitë të Vogël pranë xhamisë. Policia ka bërë evakuimin e 34 familjeve në total, që nga data 26 nëntor. Ndërsa sot është bërë evakuimi i 7 familjeve të fundit, të cilët jetonin në këtë pallat. Policia thotë se ka shpallur në kërkim menaxherin i ndërtimit të këtij pallati shtetasi me iniciale B.H, për mos respektim të rregullave të ndërtimit. Nga ana e Ministrisë së Brendshme është ngritur gjithashtu shtabi i emergjences për vlerësime situatës dhe veprimeve të metejshme. Materialet proceduriale i janë...

Ne burg 37-Vjecari. Nuk e dija se me gacmonte nenen,nuk e vrava une

Image
Fier, i akuzuari për vrasjen e 82-vjeçarit mohon krimin. Vëllai: E rrahën që ta pranonte Edmond Hoxhaj Bashkëpunëtori – Është identifikuar edhe një person tjetër si bashkëpunëtor në vrasjen e Likometajt, por nuk është arritur dot të zbulohet vendndodhja e tij Masa – Gjyqtarja Arta Duka u njoh me provat e prokurorit Erind Rehovica dhe pretendimet e avokatit Agim Lala dhe caktoi masën “arrest me burg” I arrestuari për vrasjen e 82-vjeçarit Noke Likometaj një javë më parë në qytetin e Fierit, ka mohuar para gjykatës që të ketë lidhje me krimin, duke theksuar se është i pafajshëm dhe se nuk e di pse është prangosur. Mëngjesin e djeshëm, 37-vjeçari Skënder Krasniqi është shoqëruar për në Gjykatën e Fierit nën masa të rrepta sigurie, k...

Dita e Shqiptareve,dhe simbolika e saj

Image
Tre policë me jelekë antiplumb me flamurin e Kosovës në krah flasin lirshëm në qoshen jashtë oborrit të Qeverisë në sheshin “Gjergj Kastrioti - Skënderbeu”. Në rrethojat pranë janë varur shkronjat e kuqe “PËR REPUBLIKËN”, një shenjë demonstrimi prej partive opozitare ndaj marrëveshjeve të Qeverisë me Serbinë për Asociacionin e Komunave Serbe apo “Zajdenicën”, siç i referohet opozita, dhe asaj për demarkacionin me Malin e Zi. Përballë policëve valon flamuri kombëtar shqiptar sipër tendës së bardhë të ish-punëtorëve protestues të Fabrikës së tubave të Ferizajt. Jo fort larg tij valon flamuri i Kosovës pranë shtatores së presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova. 28 Nëntori i ndarjes? Në sheshin “Nëna Terezë”, që zgjatet prej atij “Skënderbeu”, Sahiti shet flamuj kombëtarë. Nuk dëshiron të flasë me mbiemër meqë ka vendosur ilegalisht stendën në prag të festës së 28 Nëntorit. “Është festë e gjithë shqiptarëve dhe ta merr mendja se shkojnë flakë flamurat kombëtarë. Po shkon edhe ky tje...

Kryeministri Mustafa perkujton Adem Jashari-n

Image
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e shënimit të ditëlindjes së 60-të, ka përkujtuar sot Komandantin Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, burrin e madh të kombit, Adem Jashari, si dhe daljen publike të UÇK-së. Kryeministri Mustafa, thekson se sot, kur shqiptarët kudo që ndodhen, shënojnë 28 Nëntorin, 103 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditën e Flamurit Shqiptar, ata kanë edhe një datë të shënuar, ditëlindjen e Komandantit Legjendar, Adem Jashari. “Adem Jashari, me jetën dhe veprën e tij të pavdekshme, hyri në panteonin e burrave të shquar të kombit, të cilët e udhëhoqën popullin e Kosovës drejt lirisë. Adem Jashari, së bashku me Familjen Legjendare Jashari nga Prekazi, dhanë gjithçka për Kosovën, lirinë, pavarësinë dhe shtetësinë e saj”, tha kryeministri Isa Mustafa. Duke përkujtuar aspiratat dhe idealet e Adem Jasharit dhe Familjes Jashari, kryeministri Isa Mustafa, shprehu zotimin e Qeverisë për të punuar me përkushtim të plotë në forcimin e...

Agim Bahtiri. Protestoni si burrat

Image
Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri ka përshëndetur të gjithë njerëzit që janë grumbulluar në këtë qytet për festën e 28 nëntorit. Ai ka kërkuar nga ata që të këtë festë ta kalojnë të qetë. “Bonu burra e protestoni si burrat”, ka thënë Bahtiri. Ai ka thënë se gjithmonë do të jetë me popullin, ndërsa me këtë rast ka uruar festën e 28 nëntorit, transmeton Klan Kosova. Pranë njerëzve te grumbulluar në Mitrovicë po qëndron edhe policia. Telegrafi. com

Qielli mbi sheshin Skenderbej ne Tirane u mbush me balona kuq e zi

Image
Qielli mbi sheshin “Skënderbej” në Tiranë u mbush nga balona me ngjyrat e flamurit tonë kombetar kuq e zi në vazhdën e ceremonive kremtuese të 103-vjetorit të Pavaresisë. Ashtu siç ishte paralajmëruar, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ngriti flamurin me një gjest simbolik, i llogaritur të ndodhte njëkohësisht në të gjithë Shqipërinë. “Le të bashkohemi të festojmë sepse kur shqiptarët janë bashkë bëjnë gjëra të mrekullueshme. Të festojmë dhe të kujtojmë se Shqipëria ka kaluar ditë të vështira. Shqipëria sot feston 103-vjetorin, por është më e re se kurrë”, deklaroi Veliaj. Bashkia e Tiranes ka organizuar disa aktivitete në kuadër të festave kombëtare të nëntorit, të cilat pas ceremonisë së flamurit vijojnë në parkun e Dajtit me aktivitete sportive. Ndër nismat e saj bën pjesë dhe Nata e Bardhe, një tradirë që rikthehet me koncertin e madh në sheshin “Skënderbej” dhe performancen e këngëtarit të mirënjohur britanik, John Neëman. Ndërsa, 29 nëntori do të sjellë një tjetër ditë...

Gezuar Shqiperi.28-2015Nentor Festa e flamurit

Image
Shqipëria feston sot 103-vjetorin e shtetit të pavarur. 28-Nëntori është Festa e Flamurit dhe festohet nga çdo shqiptar, kudo ai jeton: në Shqipëri, trojet shqiptare në Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni apo dhe në Greqi. Sot kanë festë të gjithë shqiptarët ngado ata janë, që nga Plava e Gucia, Gjakova e Prishtina, Shkupi e Tetova, gjithë Çamëria dhe qytete të tjera. Kjo karikaturë është bërë nga gazeta Koha.net, ku paraqiten shqiptarë të viseve të ndryshme duke trokitur gotat. Ajo që mbetet për tu thënë në këtë ditë të shënuar është: Gëzuar Pavarësinë! /Albeu.com/

Perse Ismail Qemali kerkoj autonomi nga Osmanet ,dhe jo pavarsi

Image
Duke filluar nga fundi i shek. XIX, Ismail Qemali ravijëzohet në jetën politike osmane, por edhe ndërkombëtare, si një ndër personalitetet politike që kërkonte nga brenda reformimin e Perandorisë Osmane. Si një nga përfaqësuesit më të shquar të rrymës politike liberale osmane dhe më pas një nga personalitetet më të rëndësishme xhonturke, ai ishte partizan i flaktë i pikëpamjes që Perandoria Osmane duhej që nga një perandori autokratike të kthehej në monarki konstitucionale. Ismail Qemali ishte ndoshta i vetmi politikan dhe shtetar shqiptar që e kishte perceptuar shumë mirë rrezikun e madh sllav për shqiptarët dhe atë u përpoq ta kompensonte duke i dhënë hapësirë një bashkëpunimi të mundshëm me shtetin grek, tentativat për të cilën kishin afro një shekull që ndodhnin. Një vlerësim i tillë i rrezikut e çoi te një qasje filo-britanike. Britaninë e Madhe ai e shihte si të vetmen fuqi sunduese në Mesdhe që për arsye gjeostrategjike mund të frenonte zgjerimin sllav në rajon, pa pasur interes...