Posts

Showing posts from December, 2015

Veseli: Eshte heret ti fus kembet ne nje kepuce!

Image
Kush do ta mendonte që Veselit, një ndër personazhet më të dashur për publikun, do ti vinin në majë të hundës femrat . Për një kohë të shkurtër, ai mori vëmendjen e mediave rozë edhe për shkak të ndarjes me të dashurën, por mesa duket, kjo nuk përbën prioritet për të, pasi karriera është në vend të parë. Vesel Kurtishaj, ish-banori i “Big Brother”, për momentin ka hequr dorë nga lidhjet. Në një intervistë për “Bluetooth”, ai shpjegon edhe darkën e shumëkomentuar me Aurela Hoxhën, me të cilën “kanë diskutuar për punë”, ende e pakristalizuar por që mund të ndodhë pas “Dance With Me”. Për momentin, Veseli tregon se nuk është në asnjë lidhje, por as nuk mendon të ketë një marrëdhënie tani për tani, sepse “kam vendosur t’i përkushtohem karrierës, të krijoj një karrierë timen, sepse vajzat më kanë ardhur në majë të hundës. Ne në Kosovë kemi një shprehje, që është shumë herët t’i fus vetes të dy këmbët në një këpucë”, por kjo, sipas tij, derisa “të gjej vajzën me të cilën do të bëj karrierë...

Liga e Kampioneve dhe Europa League dje kane mesuar ciftet e fazes se dyte ne Ligen e Kampioneve

Image
Liga e Kampionëve dhe Europa League dje kanë mësuar çiftet e fazës së dytë në Ligën e Kampionëve . Portali “Squawka” ka përzgjedhur formacionet më të mira të të dyja kompeticioneve, duke u bazuar në paraqitjet e deritanishme. Ajo që vërehet është rritja e nivelit kualitativ të Europa Leagues-s. Që të bën të shtrosh edhe pyetjen se cili prej tyre ka formacionin më të mirë?! /albeu.com/ Shtuar më 15/12/2015, ora 12:18

Geti 'Geasy' cmend Marinen. I blen veture te re

Image
U përfol shumë për lidhjen e Getoar Selimit me prezantuesen nga Shqipëria, Marina Vjollca, por asnjëri nga të dy nuk e ka konfirmuar këtë gjë . Por, ditë më parë Marina postoi një fotografi së bashku me Ghetto Geasy në profilin e saj Instagram, duke u bërë fotografia e parë së bashku e çiftit e publikuar nga vet ata. Megjithatë, dyshja vazhdon të jenë në lidhje, madje sipas disa burime të Klan Kosovës, Geti i ka blerë edhe veturë Marinës. Sipas burimit, Audi A7 është vetura më e re e prezantueses.

Ata qe flene shume, kane shanse kater here me te mdha te vdesin heret

Image
Jemi mësuar të dëgjojmë, se gjumi është shëruesi më i mirë. Por, studimi i ri zbulon se gjumi i tepër, është shumë i rrezikshëm për shëndetin . Fjetja për më shumë se nëntë orë - e kombinuar me mungesën e lëvizshmërisë dhe qëndrimin gjatë ulur - është njëjtë i rrezikshëm, si pirja e alkoolit apo tymosja e duhanit. Njerëzit që flenë shumë dhe kanë jetë të qetë sa i përket lëvizshmërisë, kanë katër herë më shumë shanse të vdesin të rinj. Hulumtuesit në Universitetin e Sidneit, kanë shikuar të dhënat e atyre që flenë shumë dhe qëndrojnë shumë ulur, transmeton Telegrafi. Të gjeturat tregojnë se ata që kanë bërë gjumë të gjatë, të kombinu...

Europiani i Frances, ja sa bileta do te kene ne dispozicion shqiptaret

Image
Pas hedhjes së shortit dhe përcaktimit të stadiumeve janë përcaktuar edhe biletat që do të kenë në dispozicion shqiptarët në stadiumet që do të zhvillohen 3 ndeshjet e grupeve me Francën, Zvicrën dhe me Rumaninë. Për ndeshjen e parë që do të zhvillohet në Lens në orën 15:00 në 11 qershor përballë Zvicrës Shqipëria do të ketë në dispozicion 5730 bileta. Ndeshja e dytë e Shqipërisë, 15 qershor në orën 21:00 kundër Francës në shtëpinë e Lorik Canës në Marseille, tifozët kuqezinj do të kenë 10100 vende. Ndeshja e fundit në grup kundër Rumanisë në orën 21:00 në Lion tifozët shqiptarë do të kenë në dispozicion 8800. d.b/shqiptarja.com

Melci vici ne tenxhere

Image
Përbërësit 500g Melci (Vici) 1 Qep te kuqe 1 Thelpi hurdher Krip,piper te zi,piper te kuq,rigon Vaj ulliri Pak vere te bardhe Receta Skuqim qepen,hurdheren pastaj hedhim melcin e skuqim mire hedhim veren e leme 5 minuta pastaj hedhim krip,piperat,rigonin dhe nese duhet pak uje po shume pak mbyllim kapakun e tenxheres dhe ziejme gjellen per 15 minuta sa te kete pak uje dhe munde ta shoqeroni me oriz ose patate te skuqura.

Arrihet ne France pakti global per klimen

Image
Arrihet në Paris të Francës pakti global mbi klimën pas gati dy javësh negociata mes 172 delegatëve të botës. Pakti parashtron strategjinë afatgjatë mbi mënyrat sesi do të mund të përballohen ndryshimet e saj . Ministria e Jashtme e Francës tha se drafti do t’i paraqitet ministrave në orën 11:30 të ditës së shtunës, ndërsa deri tani nuk është bërë publik asnjë detaj në lidhje me draftin e arritur. Laurent Fabius, ministri i Jashtëm francez, i cili ka kryesuar bisedimet në këtë samit tha më herët se situata nuk është aspak e mirë, për arritjen e një marrëveshje të fortë dhe ambicioze. Megjithatë u shpreh i sigurt për të prezantuar draftin përfundimtar në orët e para të së shtunës. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve t...

Basha, thirrje qytetareve per proteste: Te gjithe ne shesh me 17 dhjetor

Image
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e radhës që do të zhvillohet më 17 dhjetor . Gjithashtu ai shkruan se vendimi për të larguar Edi Ramën është i pakthyeshëm. “Ngrihuni toskë e ngrihuni gegë, ngrihuni shqiptarë ti tregojmë vendin. Vendimi për largimin e Edi Ramës është popullor, kombëtar dhe i pakthyeshëm. Të enjten më 17 dhjetor para Kuvendit. Shqipëria ngrihet e nuk prapset. Të gjithë në shesh për të ndalur qeveri-fatkeqësinë”, shkruan ai. Basha ka hedhur edhe një sërë akuzash në drejtim të kryeministrit Rama. “I mbushur deri në fyt me mllef, urrejtje dhe përçmim për popullin e tij, njer...

Terhiqet PD, vetem deputetet e Tiranes do te braktisin komisionet

Image
Kur foli të shtunën në mbrëmje me gazetarët për të komunikuar zyrtarisht protestën e 17 dhjetorit para Kuvendit të Shqipërisë, kreu i opozitës nuk tha një detaj të rëndësishëm . Deri të enjten, deputetët e Partisë Demokratike nuk do jenë në Parlament. Ata janë urdhëruar të mos marrin pjesë në komisionet parlamentare, por të ndihmojnë kryetarët e degëve të Partisë Demokratike për masivitetin e protestës së të enjtes. Por më pas, në një reagim informal, Partia Demokratike tha se ka patur një keqkuptim me mesazhin e kryetarit Basha, i cili u drejtohej vetëm deputetëve të Tiranës. Megjithatë, Top Channel, disponon të dy mesazhet që u janë shpërndarë deputetëve që banojnë në Tiranë, pavarësisht se në cilat ...

OSHEE i nderpritet energjia uzines ne Ballsh, 1mije puntore ne rruge

Image
1 mijë punëtorë të uzinës së Balshit, janë flakur në rrugë dhe nuk kanë një punë, përmes së cilës mund të mbajnë familjet e tyre . Prej disa ditësh uzina ka reshtur së funksionuari, ndaj drejtuesit vendor kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike i ka ndërprerë energjinë elektrike uzinës së Ballshit, pasi prej kohësh ajo nuk kishte shlyer detyrimet ndaj saj. Kjo ka bërë që 1 mijë punëtorët e kësaj uzine të flaken në rrugë, ndërkohë që për pagat e tyre të muajve të kaluar askush nuk jep përgjigjie. Për këtë çështje, punëtorët i kanë dërguar një peticion edhe kryebashkiakut të Mallakstrës, Agron Kapllanaj por ky i fundit ka kërkuar ndihmën e ...

Biskota me mjalte

Image
Biskota me mjaltë janë ideale për mëngjesin të shoqëruara me një gotë qumësht . Këto biskota mund ti përgatisim më parë dhe i ruajmë në një vazo qelqi. Janë shumë të thjeshta për tu përgatitur dhe shumë të shijshme. Përbërësit për Biskota me mjaltë 300 gr miell 80 ml kos i bardhe 100 gr mjaltë 2 veze 80 gr gjalpë i shkrirë maja pluhur për ëmbëlsira Për lyerje 1 të verdhe vez Përgatitja e biskotave Ne një ene, përziejmë miellin se bashku me majanë pluhur. Më pas shtojmë të gjithë përbërësit e tjerë së bashku me dy vezët. I përziere se bashku në brendësi të enës derisa të arrijmë një masë homogjene. Më pas brumin e mbështjellim me qeske kuzhine dhe e leme te pushoi për 30 minuta....

Cfare kuptimi kane endrrat erotike?

Image
Nga romantika e thjeshtë e deri tek skenarët e nxehtë, secili nga ju të paktën një herë ka pasur ëndrra të nxehta erotike . Edhe pse shumicës i duket e çuditshme që të ketë ëndrra me përmbajtje seksuale , në të vërtetë nuk është asgjë e pazakontë. Në ëndrrat jeni duke lëshuar krijimtarinë tuaj, nganjëherë edhe shumë dëshira të fshehura. Më e mira është që të pranoni këto lloje të ëndrrave dhe vetëm të kënaqeni në to, nëse mendoni se disa elemente janë të mirë për ju përdorni edhe në jetën reale. Psikologët dhe psikoterapistët ranë në përfundimin se ëndrrat erotike janë për shkak të aktiviteteve intensive të njeriut që ndodhin në mendjen e njeriut. Me fjalë t...

Te kualifikuarit e Europa League

Image
Europa League përcaktoi ekipet pjesëmarrëse ne fazën e 1/16. Ekipe që mbërrijnë për herë të parë në këtë pikë të aktivitetit, por dhe skuadra me emër që largohen . Augusburg debutues po ecën në këtë aktivitet, ndërsa u eliminuan Ajax, Celtic, Besiktas, Partizan Beorgad apo Monaco. Ekipi më i sukseshëm është Napoli, i vetmi me pikë të plota në fazën e grupeve. Skuadrave të kualifikuara nga grupet e Europa League i bashkohen vendet e treta të Champions League, mes tyre Manchester United, Porto e Valencia. Gara për trofeun e Europa League tani bëhet më e fortë dhe kundërshtarët në turin me eliminim direkt do të vendosen të hënën në shortin që do të hidhet në Nion. Tv Klan

Rusia: ISIS ka marre 70 per qind te territorit te Sirise

Image
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Shoigu tha se po zgjerohet zona e ndikimit të ISIS-it dhe se militantët e saj kanë marrë rreth 70 për qind të territorit të Sirisë . Shoigu ka thënë se tash janë rreth 60 mijë ekstremistë të kësaj organizate. “Ekziston kërcënimi se aktivitetet e tyre do të barten në Azinë Qendrore dhe Kaukaz”, ka thënë Shoigu, transmeton agjencia ruse TASS. Zëvendësi i tij Anatoli Antonov më herët ka thënë se janë prej 25 deri 30 mijë ekstremistë islamikë, në mesin e tyre edhe nga Rusia që luftojnë në radhët e ISIS-it. TASS raporton se CIA amerikanë vlerëson se janë rreth 30 mijë ekstremistë të ISIS-it derisa autoritetet irakiane kanë thënë se janë 200 mijë. Shoigu ka thënë se aeroplanët rus...

Pse duhet te kryeni mardhenie seksuale ne mengjes?

Image
Për shumë prej nesh zhurma e alarmit në mëngjes është më e pakëndshme e të gjitha të tjerat, por në vend që të vononi alarmin dhe të ktheheni në gjumë, ditë të fillojë menjëherë dhe seksi . Njerëzit të cilët fillojnë ditën e tyre me seks janë të shëndetshëm dhe të lumtur se ata që thjesht zgjedhin një filxhan çaj, kafe dhe mëngjes, dhe pastaj të shkojnë në punë. Seksi në mëngjes çon në sekretimin e kimikateve të oksitocinës, e cila shkakton humor të mirë dhe çiftet lidhen ngushtë. Përveç faktit se seksi i rregullt i mëngjesit ju mbush plot me bateri për tërë ditës, ajo ndihmon në forcimin e imunitetit. Besoni atë apo jo, seksi ju mbron nga gripi, përmirëson shëndetin e flokëve, l...

Meshkuj,beni sa me shume seks! Ja semundjet qe shmangni...

Image
Seksi tek meshkujt përveç kënaqësisë ndihmon dhe në luftën kundër disa sëmundjeve . Të bërit seks të paktën tre herë në javë, i ndihmon meshkujt të luftojnë gurët në kanalet urinare. Seksi mund të shërbejë si recetë farmaceutike, sipas një studimi të publikuar në revistën “Urologji” nga një grup mjekësh turq. Ata thonë se, aktiviteti seksual largon gurët në kanalet urinare dhe ata që kryejnë marrëdhënie të shpeshta seksuale, e kanë më të lehtë ta luftojnë këtë sëmundje me anë të seksit dhe jo me atë të ilaçeve.

Stresi: Femrat VIP e shesin Trupin per para

Image
Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi, ka folur hapur për mënyrën se si mbijetojnë femrat VIP në treg . Ai gjithnjë është në qendër të vëmendjes dhe kësaj radhe nuk ka hezituar të flasë hapur për mënyren se si i sigurojnë të ardhurat femrat e famshme. Ai ndër të tjera ka thënë se nuk duhet t`u vije turp atyre që marrin fustane borxh dhe nuk duhet të tallen me të varfërit. Stresi ka treguar se veshja me të cilën u paraqit tek Kënga Magjike kushton 5560 euro e ndersa ora ka kushtuar 70 mijë dollarë. Por për koleget që kanë shumë para, ai ka thënë për suplementin “Bluetooth” se këto femra kanë shitur trupin kundrejt parave. “Unë nuk bëj deklarata me emra, por është një realitet që e dinë të gjith...

Kufomat e hedhura ne rruge nga ISIS po perhapin semundje

Image
Një sëmundje vdekjeprurëse e njohur në gjuhën popullore simishngrënës, kur trupi i njeriut fillon të kalbet, sa kohë ti je gjallë dhe jeton . Kjo sëmundje është përhapur me shpejtësi në zonat rurale të Sirisë, të shkaktuara nga ISIS, për shkak tëhedhjes të trupave në rrugë, është shprehur kreu i Gjysmëhënës së Kuqe Kurde. “Si rezultat i veprimeve të neveritshme nga ISIS që përfshin vrasjen e njerëzve të pafajshëm dhe hedhja kufomat e tyre në rrugë, është faktori kryesor për përhapjen e shpejtë të sëmundjes,” tha Dilqash Isa. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se sistemi shëndetësor i Sirisë ka rënë nën pesë viteve të luftës, duke ndihmuar negativisht që sëmu...

Supe Franceze me qepe e hurdha

Image
1 kokë hudhër (pastrojini mirë gjithë thelpinjtë) 2 qepë të mëdha, të pastruara e të prera hollë 900 ml lëng pule ose perimesh 1 lugë gjelle gjethe majdanozi, të prera hollë 1 lugë gjelle me gjethe koriandri, të prera hollë 1 lugë gjelle vaj ulliri 1 lugë gjelle lëng limoni pak kripë e piper të zi , të bluar në çast Gatimi Në një tenxhere të thellë nxeheni vajin dhe kaurdisni në zjarr mesatar qepët, për rreth 5 min.Shtoni hudhrat, lëngun e pulës ose të perimeve, 2/3 e erëzave dhe kripën e piperin.Uleni zjarrin dhe lëreni supën të ziejë ngadalë e mbuluar me kapak, për rreth 20 min.Në vazhdim, hiqeni nga zjarri dhe shtoni lëngun e limonit. Përziejeni dhe vendoseni sërish në zjarr. Lëreni të marrë një a dy valë dhe hiqeni ng...

Seksi largon guret ne kanalet urinare

Image
Seksi tek meshkujt përveç kënaqësisë ndihmon dhe në luftën kundër disa sëmundjeve . Të bërit seks të paktën tre herë në javë, i ndihmon meshkujt të luftojnë gurët në kanalet urinare. Seksi mund të shërbejë si recetë farmaceutike, sipas një studimi të publikuar në revistën “Urologji” nga një grup mjekësh turq. Ata thonë se, aktiviteti seksual largon gurët në kanalet urinare dhe ata që kryejnë marrëdhënie të shpeshta seksuale, e kanë më të lehtë ta luftojnë këtë sëmundje me anë të seksit dhe jo me atë të ilaçeve. Kosovarja. com

Enca e pikelluar i vdes nje mik i ngushte

Image
Këngëtarja Enca Haxhia ka publikuar një fotografi në Instagramin e saj ku shihet me një femër e quajtur J Capri, që me profesion ishte këngëtare e tekst shkruese. Por fatkeqësisht, kjo femër ka vdekur, kështu ka shkruar Enca së bashku me fotografinë ku shihen nën shoqërinë e njëra tjetrës, njofton Klan Kosova . “Natën e kaluar kur unë po e luaja muzikën tënde në koncertin tim, u ndjeva e trishtuar për herë të parë. Pusho e qetë e dashur. Nuk mund të besojë që ti ike kaq herët. Lutem që zëri yt i mrekullueshëm dhe shpirti i pastër të jetojnë përgjithmonë”, ka shkruajtur Haxhia. Kosovarja.com

Shtate menyra per te ndaluar lemzen

Image
Tkurrja e diafragmës shkakton lemzën. Ajo mund të shkaktohet për shumë arsye, ngrënia e tepërt, alkool apo edhe emocionet e papritura . Për aq sa dimë, lemza nuk ka asnjë funksion në trupin tonë. Disa shkencëtarë mendojnë se është vetëm një lloj keqfunksionimi i nervave që kontrollojnë muskujt e frymëmarrjes.  Edhe pse nuk ka një mënyrë të sigurt për të ndaluar lemzën, nëse zgjat më tepër se disa minuta, manovrat e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë: 1.Merrni frymë në një qeskë letre 2.Bëni gargarë me ujë të ftohtë 3.Merrni frymë thellë dhe mbajeni për 10 sekonda 4.Pini ujë të ftohtë me gllënjka të vogla 5.Hani një lugë sheqer 6.Kapeni gjuhën me një napë me gishtin e madh dhe atë tregues dhe t...

Corapet me uthull, jane ndihmese e madhe ne sherimin e gripit

Image
Në librin që mbanë titullin “Vinegar Socks” nga Karin Berndi, tregohen një varg mënyrash për shërim, pa përdorur medikamente . Siç tregon edhe titulli, që nënkupton çorapet me uthull, një ndër metodat për shërimin e ftohjes dhe gripit, është veshja e çorapeve, të zhytura në uthull.  Mjafton të keni një enë të mbushur me gjysmë uji të vakët. Në të shtoni dy lugë të mëdha me uthull, transmeton Telegrafi. Merrni një palë çorape të trasha nga leshi dhe zhytini në këtë përzierje. Vëni një peshqir në divan apo krevat, ku më pas do të vendosni këmbët, në mënyrë që të mos e bëni pis materialin. Qëndroni me këto çorape, derisa ato të thahen. Uthulla ndikon në qarkullimin e gjakut, q...

Choco Bounty

Image
Përbërësit: 350 gram sheqer 300 gram biskota të bluara 200 gram kokos 150 gram margarinë ½ gotë ujë  Glazura: 100 gram çokollatë për zierje 1 lugë vaj 1 lugë sheqer ½ filxhan i vogël qumësht Përgatitja: E vëmë të vloj uji me sheqer dhe margarinë.Pasi të shkrihet sheqeri dhe margarina e largojmë nga zjarri.Pasi të ftohet i vendosim kokosin së bashku me biskotat e bluara dhe përzihet mirë. Këtë masë e shtrijmë me dorë në një kallëp të vogël katrore.Pasi të jetë ftohur mirë e presim në katrorë më të gjatë.Në ndërkohë zihet glazura me shkrirjen e çokollatës dhe e lëjmë të ftohet. Pastaj çdo katrorë kalohet nëpër këte glazurë dhe lihen të ftohen. Forma dhe madhësia bëhet sipas ...

Torte Akullore

Image
Për pandispanjë:5 të bardhë të vezëve 200 gramë sheqer pluhur 1 lugë uthull 1 lugë miell Për krem: 5 të verdhë të vezëve 14 lugë sheqer 250 gramë gjalpë 100 gramë çokollatë për zierje 5 decilitra ujë 1 puding vanilje 1 puding çokollate 2 qeska krem pana Pandispanja:1. Të bardhtë e vezëve tunden derisa të fitohet shkumë e trashë, e pastaj gradualisht shtohet sheqer pluhur dhe tundet gjatë tërë kohës. Nga fundi shtohet 1 lugë uthull dhe tundet edhe 1 minutë. 2. Në shkumën nga të bardhtë e vezëve shtohet miell dhe përzihet ngadalë me tel kuzhine. 3. Në tavën drejtkëndëshe shtrohet letër për pjekje, derdhet në të masa e përgatitur dhe piqet 60 minuta në furrën e nxehtë në 150 2C. Kremi:1. Të verdhtë e vez...

Tuna pranon kam bere nderhyrje estetike

Image
Këngëtarja Altuna Sejdi – Tuna ka pranuar se ka bërë ndërhyrje estetike, teksa ka goditur artistet tjera që nuk pranojnë të kenë bërë një gjë të tillë . Shpesh e gjendur në ballinat e portaleve dhe gazetave për dallimin në fytyrën e saj, këngëtarja nuk e mohoi ndërhyrjen në emisionin “6 Ditë pa Ermalin”. Një nga pyetjet e fansave ishte nëse këngëtarja ka bërë ndonjë ndërhyrje estetike në trupin e saj. “Pak”, u përgjigj ajo. Më pas ajo sqaroi se ka bërë ndërhyrje në buzë dhe hundë. Këngëtarja theksoi se gënjesthra më e madhe që dëgjojnë fansat e yjeve shqiptare të skenës është: “Unë jam kështu natyrale, si më ka lindur nëna”, duke aluduar se shumica e këngëtarev...

Guardiola flet per kalimi te Real Madridi

Image
Bosi i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka folur për një kalim të mundshëm te Real Madridi . Spekulimet për një rikthim në La Liga për teknikun katalanas u shtuan pasi Benitez garantoi largimin nga Copa del Rey të Realit me inkuadrimin e Cheryshevit të suspenduar, transmeton Telegrafi. Megjithatë, ai mohon një mundësi për të kaluar te Reali. “Reali dhe unë nuk përshtatemi. Nuk do të ishte mirë”, u shpreh ai në një konferencë për shtyp. /Telegrafi/

Itali sekuestrohen 400 kg kokaine, arrestohen dy shqiptare

Image
Policia italiane në qytetin Venecias ka finalizuar një operacion antidrogë ku është sekuestruar një sasi prej 400 kg lëndë narkotike e llojit kokainë . Mes të arrestuar mësohet se janë edhe shtetasit shqiptarë Gazmend dhe Azem Tahiraj. Droga, të cilën grupi e merrte nga Amerika e Jugut, është gjetur në një kontejner frutash. / Top Channel

Bankers'' paguan 57 mln USD, zhbllokohen llogatite

Image
“Bankers Petroleum” dhe qeveria shqiptare kanë arritur një marrëveshje, e cila i lejon kompanisë kanadeze të rifitojë kontrollin e llogarive të saj bankare . Sipas marrëveshjes, “Bankers” do të paguajë të plotë detyrimin tatimor prej 57 milionë dollarësh, të cilin qeveria pretendon se është shmangur nga kompania. Skema e rënë dakord parashikon që grupi kanadez të paguajë menjëherë 10 për qind të kësaj shume dhe pastaj nga 4.2 milionë dollarë çdo muaj deri në shlyerjen e plotë të detyrimit. Por nëse Arbitrazhi do të vendosë në favor të “Bankers”, atëherë këto para do t’i kthehen mbrapsht kësaj kompanie. Konflikti mes qeverisë dhe “Bankers” kulmoi kur Tatimet bllokuan llogaritë bankare të kësaj kompanie, pasi ...

Kosova po humbe 8200 hektare toke

Image
Kosova është duke humbur shumë tokë dhe këtë do ta dëshmojmë, ka thënë për Klan Kosovës, Florim Isufi, profesor i Hartografisë në Universitetin e Prishtinës . “Unë dhe Shpejtim Bulliqi nuk jemi ekspertë të opozitës, por jemi të pavarur dhe po punojmë ta provojmë se Kosova me Demarkacionin e ri humb 8200 hektarë tokë. Ne po mundohemi për të mirën e Kosovës dhe s’i takojmë as Pozitës dhe as Opozitës. Jemi duke punuar dhe duke mbledhur fakte që të dëshmojmë se Kosova humbë territor me Malin e Zi dhe do t’i prezantojmë të gjeturat tona sapo t’i përfundojmë”, ka thënë Isufi në lidhje telefonike në emisionin Info Magazine me Kushtrim Sadikun. Telegrafi.com

Nis 'lufta' se kush da ta drejtoje edicionin e ardhshem te Big Brother 9

Image
Arbana Osmani dhe Ledion Liço duket se kanë nisur një betejë të heshtur për prezantimin e sezonit të ardhshëm të Big Brother . Prej vitesh kjo shfaqje prezantohej nga Arbana, por këtë vit u drejtua nga Ledioni për shkak të shtatzënisë së Arbanës. Mirëpo, prezantuesja e njohur tashmë është rikthyer dhe kërkon vendin e saj, ndërsa Ledioni nuk ka ndërmend ta lëshojë, transmetojnë mediat. Fansat janë në krah të Arbanës, derisa Ledioni ka në krah të tij drejtuesit e Top Channel. Dihet tashmë që Ledion Liço është në lidhje me Sara Hoxhën, pronaren e TCH dhe kjo natyrisht mund të ketë ndikim në përzgjedhjen e prezantuesit për edicionin e ardhshëm.

Babai i Android me kompani te re per telefona mobil

Image
Sipas një raporti të publikuar nga The Information thuhet se themeluesi i sistemit operativ , Andy Rubin po mendon të krijojë një kompani e cila do të merret me prodhimin e telefonave në platformën mobile të cilën ai e ka krijuar. Në raport thuhet se Rubin tashmë ka filluar me rekrutimin e njerëzve që do ta udhëheqin kompaninë, edhe pse nuk dihet nëse ai do të jetë drejtuesi kryesor apo synon që të jetë vetëm njëri nga investitorët e kompanisë së re. Nëse nuk ju kujtohet, Rubin ka qenë lider i Android në Google për disa vite, deri në momentin që ai e braktisi kompaninë amerikane në vitin 2014. Por gjithsesi se krijimi i një prodhuesi të ri në Android mbetet një punë e vështirë, pasiqë shumica e prodhuesve tashmë po kanë probleme me profitabilitetin e pajisjeve t...

Albana Osmani seksi dhe elegante

Image
Një prej prezantuesve më seksi shqiptare, Albana Osmani, vazhdon të tregojë se pse mban një epitet të tillë. Prezantuesja që njihet për bukurinë e saj ashtu sikurse trupin seksi, ka goditur sërish me një foto. Një fustan i kuq i lëkurës jo shumë i shkurtër, por që shfaq në mënyrë perfekte linjat e saj, e bën atë të duket për mrekulli, transmeton Telegrafi. Ndryshe Albana kështu është shembull për fytyrat tjera publike se jo vetëm duke u zhveshur mund të duken seksi. /Telegrafi/

Turqia bene zgjidhje per Gazin, marrveshje me Katarin

Image
Kompania turke BOTAŞ me kompaninë kombëtare të naftës në Katar ka nënshkruar memorandumin paraprak të mirëkuptimit që do të mundësojë që Turqia të kryejë importe afatgjata dhe të rregullta të gazit të lëngshëm natyror nga ky vend, raporton Anadolu Agency . Sipas informacioneve të marra mësohet se ky memorandum mirëkuptimi i nënshkruar gjatë vizitës së Presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan në Katar, me marrëveshjet e mëparshme me afate kohore do të sigurojë një perspektivë afatgjatë në importet e GLN nga ky vend. Palët në këtë kontekst filluan përgatitjet për të ndërtuar infrastrukturën e marrëveshjes kryesore. Gjithashtu është theksuar se marrëveshja kryesore do të nënshkruhet në një kohë të shkurtër ku do...

Cfar i ndodhe trupit nse hame nje molle cdo dite

Image
. Quercetin – Kjo është një lloj flavanoidi që përmirëson shëndetin e lëkurës dhe eliminon radikalet e lira Bor – Kjo substancë ju ndihmon të keni eshtra të forta dhe të shëndetshme . Pektin – Një sasi e madhe e pektin ndodhen në mollë, të cilat kontrollojnë kolesterolin e keq dhe ulin nivelet e glukozës dhe presionin e gjakut në trupin e njeriut. Konsumi i mollëve lëviz ushqimin pa probleme nëpër traktin e tretjes në sajë të pranisë së fibrave. Konsumojini mollët me lëkurë, sepse shumica e vitaminave gjenden në lëkurë. Molla rrit kolesterolit të mirë dhe ul nivelin e kolesterolit të keq. Përveç përfitimeve që janë përmendur më lart, konsumi i mollëve gjithashtu parandalon prishjen e dhëmbëve, duke i mbajtur ata të past...

Kujdes! Ja cfare ndodhe kur i kercisni gishtat

Image
Shpesh në i kërcasim gishtat, e sidomos kur rimë për një kohë të gjatë para kompjuterit. Një grup shkencëtarësh ka studiuar se çfarë ndodh kur kërcasim gishtat . A është e dëmshme kjo? Sipas profesorit Robert Boutin ajo që është parë në eko, ishte si një fishekzjarr që shpërthen. Dhe kjo ishte një gjetje e papritur për të. Ekipi i eksperimentit përbëhej nga orotoped, radiologë dhe sonografë. Ortopedët ndoqën çdo pjesë të historisë së kërcitjet së gishtave, vargun e lëvizjes para dhe pas kërcitjes, nëpërmjet ekzaminimit me ultratinguj. Një sonograf kapi pamjet statike të grushtit para dhe pas kërcitjes gjithashtu. Dy radiolog interpretuan pamjet e ekos, dhe panë ato të sonografisë, që lidhe me kërcitjet e mundshme, që ndo...

Pite Italiane me spinaq

Image
Perberesit: 1 kg spinaq 400 gr petë të gatshme 11 vezë 250 gr djathë 100 gr parmezan 1 kokë qepë miell majdanoz 50 gr margarinë vaj, kripë dhe piper i zi. Gatimi: Në tenxheren në zjarr e vëmë margarinën të shkrihet dhe në të e skuqim qepën. Spinaqin e presim në copë të imëta dhe pasi zbutet qepa, në tenxhere e shtojmë spinaqin e prerë dhe përziejmë. Spinaqin e lëmë të kaurdiset, duke e mbuluar tenxheren me kapak. Fillojmë me përgatitjen e përmbajtjes për brendi. Në një enë të madhe e grijmë djathin, shtojmë parmezan dhe majdanozin e grirë. Spinaqin e zier dhe të kulluar e shtojmë në enë, thyejmë dy vezë. Përziejmë me lugë, derisa të fitojmë një masë homogjene. Kallëpin për pjekje e lyejmë me margarinë. Hed...

Speca te mbushura me gjize

Image
Përbërësit 1 kg Speca të kuqe të rrumbullakta dhe me tul. Gjysëm kile, Gjize 1 tufë , Majdanoz Vaj ulliri 5 luge Krip nje luge kafe Hudhra sipas deshires Specat duhen si ato ne foto Përgatitja Marrim specat, i lajme dhe i heqim bishtat bashke me farat dhe i leme menjane. Marrim gjizën e vendosim në një enë të thellë dhe në të hedhim vajin, majdanozin e lare e të grire, kripën dhe hudhrën në se deshironi (une nuk i hedh më pelqen pa hudhra). I trazojme mirë qe masa e gjizës ti marri të gjithë përbërësit. Do të marrim një luge kafeje të madhe dhe do të fillojmë ti mbushim një e nga një, pasi i kemi mbushur i vendosim në një tenxhere ku dhe do ti ziejme. E mira është që të ziejnë me avull (në ato aparatet me korent po edhe pa korent). Edhe në se nuk keni tenxhere me avull, ...

Haredinaj: Gjakove ti themi JO marreveshjeve

Image
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj nëpërmet një video u ka bërë thirrje publike qytetarëve të Komunës se Gjakovës që të bashkohen në protestën e thirrur nga tri partitë opozitare, në kundërshtim të marrëveshjeve të arritura në Bruksel, nga dialogu me Serbinë. Në videoincizim, Haradinaj e definon protestën si paqësore për të cilën thotë se do ta ketë fillimin dhe përfundimin e njëjt, transmeton gazetablic.com Protesta në komunën e Gjakovës, nisë ditën e shtun që nga ora 13:00 VIDEO këtu

Rritet numri i Kombetareve ne kampionatet botrore

Image
Një lajm i mirë vije për Kombëtaret e futbollit vije nga FIFA. Pas Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), edhe Federata Ndërkombëtare e Futbollit ( FIFA ), ka vendosur të ndryshoj numrin e pjesëmarrësve nëpër kampionate botërore. Bëhet fjalë për kampionatin botëror të vitit 2026, ku parashikohet që të marrin pjesë 40 Kombëtare, përkatësisht tetë më tepër se që janë deri më tani, transmeton Telegrafi. Kështu së paku thuhet në njoftimin e FIFA-s, e cila vendimin përfundimtar do ta merr në muajt në vazhdim. Kujtojmë se UEFA ka rritur numrin e Kombëtareve që do të luajnë në kampionatet evropiane nga 16 ekipe në 24. /Telegrafi/

Motrat qe e duan punen e IT-s

Image
Arta, 28 vjeçare, dhe Fiona, 23vjeçare, e kanë për synim t’i bëjnë fëmijët krijues të teknologjisë. Kjo është arsyeja se përse të dy motrat e kanë themeluar biznesin fillestar “J-Coders” dhe tani u mësojnë fëmijëve njohuritë për programim. Që të dy motrat kanë studiuar në fushën e inxhinierisë elektronike dhe kompjuterike në Universitetin e Prishtinës. Megjithatë, Fiona thotë se në fillim softueri dhe programimi janë asociuar me detyra të ftohta dhe të vështira, dhe vetëm pas një kohe ajo i ka parë mundësitë e reja dhe interesante që ato i ofrojnë. Loja me LEGO së bashku me dy vajzat e saj ia dha Artës idenë për fillimin e biznesit: blloqet LEGO ishin të programueshme, andaj gjatë lojës fëmijët mund të mësojnë rreth teknologjisë dhe softuerit. Arta do të dëshironte që të ekzistonte një planprogram i gjerë ku përmes argëtimit dhe ndërveprimit fëmijët do të mësonin për projektimin e softuerëve dhe për programimin. Për këtë arsye dy motrat vendosën që të zhvillojnë një planprogram për fë...

Nis pastrimi i Gjanices, kryebashkiaku i Fierit premton nderhyrje per permbytjet

Image
Bashkia e Fierit po ndërhyn në pastrimin e shtratit të lumit Gjanica, përgjegjës për përmbytjet e vazhdueshme në këtë qytet . Qindra banesa dhe biznese përmbyten duke pësuar dëme të konsiderueshme sa herë që ka reshje. Për lumin Gjanica u premtua një ndërhyrje në dhjetëra milionë euro, por deri në sigurimin e fondeve, bashkia nisi punën për pastrimin e shtratit të lumit, të mbushur nga mbetjet e bimësia që shkaktonin daljen e menjëhershme të ujërave. “Deri më sot kemi sistemuar 1 km e gjysmë të skarpateve dhe brigjeve të Gjanicës. Mund të them me kënaqësi se ajo filloi të jepte rezultate edhe në reshjet e fundit të para disa ditëve. Projekti që kemi nisur shkon deri në qendër të qytetit dhe kjo do t’i hapë rrugë fazës tjet...

Agjenti mbeshtet Balotellin per realizimin e endrres

Image
Mino Raiola i ka komentuar deklaratat e Mario Balotellit se dëshiron të luajë për Real Madridin. Në fakt, ishte portieri Diego Lopez, i cili deklaroi të martën se sulmuesi i Milanit ëndërron të veshë fanellën e Los Blancos . “Balotelli është ndryshe nga ai para një viti. E filloi shumë mirë dhe nuk pati fat për shkak se u desh të operohej, tash shpresojmë ta kthejmë në fushë sa më shpejtë që mundemi”. “Ai është shumë i qetë. A ëndërron të luajë për Real Madridin? Nuk e di, secili lojtar i madh ëndërron të luajë për Real Madridin, është thuajse logjike”. “Kush nuk do të dëshironte? Të shpresojmë që ai ta realizojë ëndrrën një ditë”, ka theksuar Raiola. /Telegrafi  Ballshi.Tk,

Zimbabve, konkursi i vecante per njeriun me te shemtuar.

Image
Një 42 vjeçar i papunë është kurorëzuar si njeriu më i shëmtuar në Zimbabve, gjatë një konkursi për njerëzit më të shëmtuar në vend, që u zhvillua në Harare . Maison Sere, të cilit i mungonin disa dhëna dhe ishte veshur me kostumin tradicional vendas, mundi konkurrentët e tjerë për të marrë çmimin 500 dollarë, një shumë e konsiderueshme për vendin që përballet me një papunësi masive. “Dua të falenderoj zotin për këtë titull, në konkursin e fundit dola në vend të katërt. Doja thjesht të fitoja titullin dhe ja dola si fitues” tha Sere për gazetarët gjatë aktiviteteve festive në vend, pas konkursit ku morrën pjesë edhe turistë të huaj. Por William Masvinu, i cili e ka fituar 3 herë çmimin si mashkulli më i ...

Torte e shpejte

Image
Nëse ju keni problem të përgatisni ëmbëlsira, atëherë nuk duhet të shqetësoheni më. Ndiqni këto hapa të thjeshtë për të bërë një tortë të thjeshtë e cila është shumë e shijshme Përbërësit: 100 gram miell 100 gram sheqer 100 gram vaj 3 vezë 2 lugë pluhur kakao 1 lugë çaji vanilje esencë (opsionale) 1 lugë çaji pluhur për pjekje ¼ filxhan qumësht Hapi 1: Ngrohni furrën paraprakisht në 85 °C Hapi 2: Merni një enë dhe shtoni pluhurin për pjekje dhe miellin Hapi 3: Shtoni pluhur kakao në miell Hapi 4: Thyeni vezët Hapi 5: Shtoni sheqerin në vezë dhe tundni ato së bashku Hapi 6: Shtoni vajin dhe rrahni ato përsëri Hapi 7: Shtoni esencë vanileje nëse ju dëshironi Hapi 8: Shtoni përzierjen e miellit dhe rrahni ato me tek kuzhine ( mos përdorni rrahës elektrik ), pastaj shtoni qumështin Hapi 9: Vendosni përzierjen e tortës me një anë Hapi 10: Merrni enën për pjekje dhe vendosni një letër për pjekje. Nëse nuk keni letër për pjekje ju mund ta lyeni atë me gjalpë dhe të shtoni pak miell. Masën e ...

Torte bingo

Image
Perbersit per brumin: 6 veze 6 luge sheqer 4 luge miell 3 luge vaj 7 luge arra te bluara 1 luge kakao 1 pluhur per pjekje  Perberesit per kremin: 400 gr sheqer 1 luge nisheste 4 pudinga vanilje 250 gr margarin 150 biskota te bluara 150 cokollate e shkrire 500 ml krem pana (shllag,hopla per embelsira) leng i gazuar fanta,jaffa biskota,pishkote 1.5 l qumesht Udhezimet: Tunden vezet me sheqerin,pastaj shtohen te gjithe perbersit nje nga nje per pandispanjen . Masa per pandispanjen qitet ne kallepin e lyer me yndyre dhe te permillur. Piqet ne temperaure 180 grade per 20 minuta ose derisa pjekja vertetohet me rremojce. Nga sasia e qumeshtit ndajme nje gote te madhe ne te cilen tretim pluhurin e pudingave,nishesten dhe sheqerin. Masen tjeter te qumeshtit e veme te vloj dhe posa te vloj qumeshti shtojme pudingat e tretura ne qumeshtin e ftohet. Perziejme derisa te trashet kremi i pudinges. Kur kremi te jete ftohur ,shtojme margarinen e rrahur me mixer e cila paraparakisht ka qendruar ne t...

Shkenca gati per klonim, frike nga reagimi i njerezve

Image
Shkencëtari kinez që ka krijuar fabrikën më të madhe për klonim, ka thënë se kopjimi i njerëzve tashmë është i mundur, por ai nuk është duke e bërë këtë punë pasi ka frikë nga reagimi i njerëzve . Xu Xiaochun, drejtor i Boyalife Group, ka thënë se kompania e tij është duke punuar në klonimin e primatëve për të testuar më mirë kafshët për sëmundje të ndryshme. Ndërsa ka shtuar se “është vetëm një hap i vogël biologjik” prej majmunit e deri te njeriu. Boyalife Group dhe partnerët e tyre tashmë kanë filluar ndërtimin e fabrikës gjigante në veri të portit kinez Tianjin kurse synojnë që deri në vitin 2020 të klonojnë një milionë lopë. “Tashmë e kemi teknologjinë”, ka thënë...

Cilat jane vendet me internet me te mire ne bote?

Image
Nëse Interneti është shumë i rëndësishëm për ju , atëherë ju mbase duhet ta rishikoni mundësinë e vendbanimit . Të paktën kështu thuhet sipas një raporti të ri nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit, i cili ka zbuluar vendet me lidhjet më të mira të internetit në botë. Sipas studimit, i cili ka marrë për bazë shpejtësinë e internetit dhe përqindjen e njerëzve të cilët kanë qasje në një lidhje interneti, ne të gjithë duhet të shkojmë në Korenë e Jugut në qoftë se duam të jetë më mirë të lidhur me internet. Koreja e Jugut është në krye të listës për herë të dytë rresht. Vendet e tjera të zhvilluara, megjithatë, nuk janë listuar edhe aq lart sikurse mund të prisni. SHB...